Zyra e Brendshme Doganore Hani Elezit
Zyra e Brendshme Doganore Hani i Elezit - (ZBD/2032)
Në kuadër të DRD Ferizaj, që nga viti 1999 operon terminali doganor ZBD Hani i Elezit i cili ndodhet në Han të Elezit në rrugën “Dëshmorët e Krivenikut" në afërsi të kufirit me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.143744&long=21.299913
ZBD Hani i Elezit operon 08-18h / E Hënë – E Shtunë [të Dielën – nuk punohet]
Stafi i ZBD-së janë të organizuar në ndërrime dhe punojnë me orar 10 orësh.
Terminali ka një hapësirë për 600 kamionë/mauna dhe ka infrastrukturë përcjellëse për administrim të mallrave të rrezikshme, posedon depo për strehim të mallit, depo ndihmëse për barna, frigon - hapësirën për mallra që kërkojnë të mbahen në kushte të veçanta, peshoren për matjen e ngarkesave të mallit, një binë për 4 ngarkesa për ekzaminim të mallit dhe hangarin.
ZBD Hani i Elezit, kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale.