Zyra e Brendshme Doganore Ferizaj

Zyra e Brendshme Doganore Ferizaj-Terminali Fitorja (ZBD/2060) 
Në kuadër të DRD Ferizaj, operon terminali doganor ZBD Ferizaj i cili ndodhet në periferi të qytetit të Ferizajt gjegjësisht në rrugën transitore Ferizaj - Shtime. 
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.506300&long=21.641280 
ZBD Ferizaj operon 08-18h / E Hënë –E Shtunë [të Dielën –nuk punohet]
Stafi i ZBD- së janë të organizuar në ndërrime dhe punojnë me orar 10 orësh. 
Terminali në ZBD Ferizaj ka një hapësirë për 145 kamionë/mauna dhe ka infrastrukturë përcjellëse për administrim të mallrave të rrezikshme, posedon depo për strehim të mallit, një depo ndihmëse për barna, frigon - hapësirën për mallra që kërkojnë të mbahen në kushte të veçanta, peshoren për matjen e ngarkesave të mallit, 2 bina për ekzaminim të mallit dhe hangarin. 
ZBD Ferizaj kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale.