PKK Hani i Elezit
Pikë Kalimi Kufitar Hani i Elezit - (PKK/2031)
PKK Hani i Elezit ndodhet 32 km larg nga qyteti i Ferizajt në rrugën Ferizaj – Shkup në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe është Pikë Kalim Kufitar i kategorisë A.
Ky pikë kalim është i hapur për kalimin e personave, automjeteve dhe mallrave jo komerciale dhe ndodhet në një konfiguracion terreni fushor, përgjatë luginës së lumit Lepenc.
Shih koordinatat: https://www.latlong.net/c/?lat=42.142243&long=21.302420
PKK Hani i Elezit operon 7/24 h dhe është pikë kalimi kryesor dhe një prej arterieve me një fluks tejet të lartë qarkullimi. Stafi i PKK-së janë të organizuar në katër ndërrime dhe punojnë me orar 12 orësh.
Trafiku i cili kalon nëpër këtë PKK është kombinim i këmbësorëve, veturave të vogla të pasagjerëve si dhe autobusëve për pasagjerë. Prioritet i këtij pikë kalimi është aplikimi i kontrolleve te personat dhe automjetet (veturat, autobusët), zhdoganimi i dërgesave jo komerciale si dhe parandalimi i kalimit të mallrave të ndaluara dhe ofrimi i lehtësirave në qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve që kalojnë nëpër këtë PKK.
Mbështetje shtesë për aplikimin e kontrolleve anti-kontrabandë ofrohet edhe nga anëtarët e Njësisë Qendrore Anti-Kontrbandë të cilët udhëheqin në bazë të riskut të synuar.
Pikë Kalimi Kufitar (Evidenca Paraprake) Hani i Elezit – (EP/2035)
PKK EP Hani i Elezit ndodhet 32 km larg nga qyteti i Ferizajt në qytezën Hani i Elezit në kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është Pikë Kalim Kufitar i kategorisë A.
Ky pikë kalim është i hapur vetëm për kalimin e automjeteve me mallra komerciale dhe ndodhet në një konfiguracion terreni fushor.
Shih koordinatat: https://www.latlong.net/c/?lat=42.142848&long=21.300375
PKK EP Hani i Elezit operon 7/24 h dhe është pikë kalimi kryesor dhe një prej arterieve me një fluks tejet të lartë qarkullimi të ngarkesave komerciale.
Stafi i PKK-së janë të organizuar në katër ndërrime dhe punojnë me orar 12 orësh. Prioritet i këtij pikë kalimi është evidentimi i hyrjeve dhe daljeve të maunave me mallra komerciale dhe maunave të zbrazëta. Struktura e mallrave që kalojnë nëpër këtë PKK është e ndryshme që importohen kryesisht nga Maqedonia, Turqia, Evropa, shtetet aziatike etj.
Fluksi vjetor i hyrjeve të kamionëve përmes PKK EP Hani i Elezit është rreth 54,000 mauna apo rrethe 150 mauna në ditë me destinim nëpër zyre të brendshme të ndryshme doganore brenda Kosovës.