Departamenti Doganor - Pejë

Departamenti Doganor Rajonal Pejë, në kuadër të Drejtorisë së Operimit dhe Kufirit (DOK) fushëveprimin e tij e shtrinë në territorin e komunave: Pejë, Istog, Klinë gjegjësisht në pjesën veriperëndimore të Republikës së Kosovës, në një vijë kufitare prej 78 km dhe kufizohet me Republikën e Malit të Zi. Selia e DRD Pejë është e vendosur në objektin e terminalit doganor në Zyrën e Brendshme Doganore (ZBD) Pejë.
Shih koordinatat: https://www.latlong.net/c/?lat=42.657228&long=20.321759
Në kuadër të këtij Departamenti Rajonal Doganor, funksionojnë një Pikë Kalim Kufitar (PKK) dhe një Zyrë e Brendshme Doganore (ZBD)- terminal doganor.
DRD Pejë konform dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave, kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale, gjithashtu administron, bashkërendon dhe monitoron aktivitetet e Pikë Kalimit Kufitar (PKK) Kulla dhe në terminalin  doganor ZBD Pejë.
Një ndër sfidat e DRD Pejë është kontrabanda me mallra përmes vijës së gjelbër të kufirit, pasi që DRD Pejë shtrihet në një brez kufitar, ku terreni gjeografik është i favorshëm për kontrabandë të mallrave. 
Në PKK Kulla dhe ZBD Peja janë të montuara kamerat e sistemit CCTV për monitorimin e lëvizjeve gjatë 24 orëve.