Zyra e Brendshme Doganore Pejë

Zyra e Brendshme Doganore Pejë - (ZBD / 3012)
Në kuadër të DRD Pejë operon terminali doganor ZBD Pejë i cili ndodhet në hyrje të qytetit të Pejës në magjistralen Pejë-Prishtinë. 
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.657228&long=20.321759
ZBD Pejë operon 08-18h / E Hënë –E Shtunë  [të Dielën –nuk punohet]
Stafi i PKK-së janë të organizuar në ndërrime dhe punojnë me orar 10 orësh. 
Terminali në ZBD Pejë ka një hapësirë parkimi për 120 mauna dhe automjete e po ashtu ka infrastrukturë përcjellëse për administrim të mallrave të rrezikshme, posedon depo për strehim të mallit, një depo ndihmëse për barna, frigon - hapësirën për mallra që kërkojnë të mbahen në kushte të veçanta, peshoren për matjen e ngarkesave të mallit, 2 bina të mbyllura për ekzaminim fizik të mallrave.
ZBD Pejë kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale.