Pikë Kalimi Kufitar Aeroporti

Pikë Kalimi Kufitar Aeroporti - (PKK/2012)
PKK  Aeroporti vepron në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në largësi prej 16 km  nga qyteti i Prishtinës në rrugën Prishtinë-Pejë dhe ështëP Pikë Kalim Kufitar i kategorisë A.
Ky pikë kalim është i hapur  për kalimin e personave, automjeteve dhe mallrave jo komerciale. 
Shih koordinatat: koordinatat  https://www.latlong.net/c/?lat=42.574531&long=21.02898
PKK Aeroporti operon  7/24 h dhe është  pikë kalim me një fluks tejet të  lartë të qarkullimi të pasagjerëve.
Stafi i PKK-së janë të organizuar në katër ndrrime ndrrime dhe  punojnë me orar 12 orësh.                                                                               
Në këtë PKK kemi te bëjmë vetëm me Qarkullim të pasagjerëve. Prioritet i këtij pikë kalimi është aplikimi i kontrolleve te personat, zhdoganimi i dërgesave jo komerciale si dhe parandalimi i kalimit të mallrave të ndaluara dhe ofrimi i lehtësirave në qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve që kalojnë nëpër këtë PKK.
Mbështetje shtesë për aplikimin e kontrolleve anti-kontrabandë ofrohet  edhe nga anëtarët e Njësisë Qendrore Anti-Kontrbandë të cilët udhëheqin në bazë të riskut të synuar.