Sektori për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Sektori për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (SMIK) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, i cili i përgjigjet Udhëheqësit të Departamentit Përkrahës të DOK. Është përgjegjës për bashkërendimin dhe zbatimin e objektivave të Doganës së Kosovës, për zbatimin e strategjisë së MIK dhe arritjen e objektivave përkatëse, duke u bazuar në ligjin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare. Bashkërendon veprimet e Doganës së Kosovës me Agjencionet e tjera kombëtare e ndërkombëtare dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit, të përfshira në kontrolle mbi flukset ndërkufitare të njerëzve dhe mallrave, në kuadër të planit kombëtar  dhe  strategjisë  së  MIK. Është përgjegjës për raportim për zbatimin e marrëveshjes së MIK, i dalë nga dialogu teknik në Bruksel.