Sektori për Pranim

Sektori për Pranim (SPR) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, i cili i përgjigjet Udhëheqësit të Departamentit Përkrahës të DOK. Menaxhon në nivel kombëtar, pranimin dhe vlerësimin e deklaratave të importeve të përzgjedhura në kanalin e kuq nga sistemi i TI-së së Doganës. Siguron që deklaratat doganore përmbajnë të gjitha dokumentet e nevojshme për zbatimin e dispozitave që rregullojnë regjimin doganor, për të cilin mallrat janë deklaruar. Verifikon vlerën  e  deklaruar  të  mallrave,  duke kontrolluar dokumentacionin e paraqitur nga agjentët doganor së bashku me deklaratën doganore. Operon në nivel qendror, bashkëpunon me të gjithë sektorët, zyrat dhe departamentet rajonale. Krijon mode specifike tarifore (KST) për disa produkte të caktuara në import dhe eksport. Merret me përpunimin e të gjitha deklaratave doganore të paraqitura për lirim nga taksat doganore në të gjitha Drejtoritë Rajonale Doganore, si dhe bën koordinimin e aktiviteteve lidhur me procedurat e lirimit nga taksat doganore me mekanizmat brenda dhe jashtë institucionit të Doganës.