Zyra e Brendshme Doganore Dheu i Bardhë
Zyra e Brendshme Doganore Dheu i Bardhë - (ZBD/3042)
Në kuadër të DDR Gjilan, operon terminali doganor ZBD Dheu i Bardhë i cili ndodhet në kilometrin e 20-të në magjistralen Gjilan-Bujanovc.
Shih koordinatat: https://www.latlong.net/c/?lat=42.506300&long=21.641280
ZBD Gjilan/Dheu i Bardhë operon 08-18h / E Hënë –E Shtunë [të Dielën –nuk punohet].
Stafi i ZBD-të janë të organizuar në ndërrime dhe punojnë me orar 10 orësh.
Terminali ka një hapësirë për 120 kamionë/mauna dhe ka infrastrukturë përcjellëse për administrim të mallrave të rrezikshme, ka dy depo për strehim të mallit, një depo ndihmëse për barna, frigon - hapësirën për mallra që kërkojnë të mbahen në kushte të veçanta dhe po ashtu posedon peshoren për matjen e ngarkesave të mallit, 2 bina për ekzaminim të mallit dhe hangarin.
ZBD Gjilani/Dheu i Bardhë kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale.