PKK Stançiq
PKK Stançiq ndodhet në kilometrin e 22-të në magjistralen Gjilan – Kumanovë në kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është Pikë Kalim Kufitar i kategorisë A, mirëpo për momentin nuk ka transport dhe zhdoganim të mallrave komerciale.
Ky pikë kalim është i hapur për kalimin e personave, automjeteve dhe mallrave jo komerciale në një konfiguracion terreni kodrinorë-malor.
Shih koordinatat: https://www.latlong.net/c/?lat=42.253543&long=21.549558
PKK Stançiq operon 7/24 h dhe është pikë kalim me një fluks të ulët.
Stafi i PKK-së janë të organizuar në dy ndërrime dhe punojnë me orar 12 orësh vetëm ditën 08:00-20:00 (ndërsa natën nga ora 20:00h deri 08:00h mbulohet nga ana e Policisë Kufitare).
PKK Stançiq, ka filluar punën në vitin 2020, objekti është i përbashkët dhe shfrytëzohet bashkërisht ndërmjet zyrtarëve kufitar të palës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Trafiku i cili kalon nëpër këtë PKK është kombinim i këmbësorëve, veturave të vogla të pasagjerëve dhe autobusëve për pasagjerë. Prioritet i këtij pikë kalimi është aplikimi i kontrolleve te personat dhe automjetet (veturat, autobusët), zhdoganimi i dërgesave jo komerciale si dhe parandalimi i kalimit të mallrave të ndaluara dhe ofrimi i lehtësirave në qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve që kalojnë nëpër këtë PKK.
Mbështetje shtesë për aplikimin e kontrolleve anti-kontrabandë ofrohet edhe nga anëtarët e Njësisë Qendrore Anti-Kontrbandë të cilët udhëheqin në bazë të riskut të synuar.