PKK Muçibaba
Pikë Kalimi Kufitar Muçibaba - (PKK/3043)
PKK Muçibaba ndodhet në kilometrin e 20-të në magjistralen Gjilan – Preshevë në kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe është Pikë Kalim Kufitar i kategorisë B.
Ky pikë kalim është i hapur për kalimin e personave, automjeteve dhe mallrave jo komerciale në një konfiguracion terreni kodrinorë-malor.
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.362718&long=21.551049
PKK Muçibaba operon 7/24 h dhe është pikë kalim me një fluks mesatar.
Stafi i PKK-së janë të organizuar në dy ndërrime dhe punojnë me orar 12 orësh vetëm ditën 08:00-20:00 (ndërsa natën nga ora 20:00h deri 08:00h mbulohet nga ana e Policisë Kufitare)
Trafiku i cili kalon nëpër këtë PKK është kombinim i këmbësorëve, veturave të vogla të pasagjerëve dhe autobusëve për pasagjerë. Prioritet i këtij pikë kalimi është aplikimi i kontrolleve te personat dhe automjetet (veturat, autobusët), zhdoganimi i dërgesave jo komerciale si dhe parandalimi i kalimit të mallrave të ndaluara dhe ofrimi i lehtësirave në qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve që kalojnë nëpër këtë PKK.
Mbështetje shtesë për aplikimin e kontrolleve anti-kontrabandë ofrohet edhe nga anëtarët e Njësisë Qendrore Anti-Kontrbandë të cilët udhëheqin në bazë të riskut të synuar.