Departamenti Doganor - Podujevë

Departamenti Doganor Rajonal Podujevë, në kuadër të Drejtorisë së Operimit dhe Kufirit (DOK) fushëveprimin e tij e shtrinë në territorin e komunave: Podujevë dhe Prishtinë, gjegjësisht në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës, në një vijë kufitare prej 109 km dhe kufizohet me Republikën e Serbisë. Selia e DRD Podujevë është e vendosur në objektin e terminalit doganor në Zyrën e Brendshme Doganore (ZBD) Podujevë –Terminali.
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.936416&long=21.23761
Në kuadër të këtij Departamenti Doganor Rajonal, funksionojnë dy Pikë Kalime Kufitare (PKK) dhe një Zyre e Brendshme Doganore (ZBD)- terminal doganor.
DRD Podujevë konform dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave, legjislacionit të zbatueshëm doganor dhe planit strategjik të Doganës së Kosovës, kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale, gjithashtu administron, bashkërendon dhe monitoron aktivitetet e Pikë Kalimit Kufitar (PKK) Merdare, Pikë Kalimit Kufitar (PKK) Mutivodë dhe në terminalin doganor ZBD Podujevë.
Një ndër sfidat e DRD Podujevë është kontrabanda me mallra përmes vijës së gjelbër të kufirit, pasi që DRD Podujevë shtrihet në një brez kufitar, ku terreni gjeografik është i favorshëm për kontrabandë të mallrave. 
Në të gjitha PKK-ët dhe ZBD-ët janë të montuara kamerat e sistemit CCTV për monitorimin e lëvizjeve gjatë 24 orëve.