PKK Merdare

Pikë Kalimi Kufitar Merdare - (PKK/3031)
PKK Merdare ndodhet në kilometrin e 6-të të magjistrales Podujevë-Nish në komunën e Podujevës në kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe është Pikë Kalim Kufitar i kategorisë A.
Ky është një pikë kalim ndërkombëtarë i hapur për kalimin e personave, automjeteve dhe mallrave komerciale në një konfiguracion terreni fushor. 
Shih koordinatat: https://www.latlong.net/c/?lat=42.936485&long=21.243350
PKK Merdare operon 7/24 h dhe është ndër pikë kalimet kryesore me një fluks tejet të lartë.
Stafi i PKK-së janë të organizuar në katër ndërrime dhe punojnë me orar 12 orësh. 
Trafiku i cili kalon nëpër këtë PKK është kombinim i këmbësorëve, veturave të vogla të pasagjerëve, automjeteve të vogla komerciale, autobusëve për pasagjerë dhe si dhe automjetet me mallra komerciale
Struktura e mallrave që kalojnë nëpër këtë PKK është e ndryshme që importohen kryesisht nga Serbia, por ka edhe nga Evropa, shtetet aziatike dhe nga vendet tjera në përqindje më të vogël. 
Prioritet i punës në këtë pikë kalim është evidentimi i hyrjeve dhe daljeve të mauneve me mallra komerciale dhe të zbrazëta të cilat kanë si destinacion ZBD të ndryshme në Kosovë dhe anasjelltas. Fokusi kryesor i punës është edhe zbatimi i kontrolleve, te personat dhe automjetet (vetura, furgonat, autobusë) si dhe zhdoganimi i dërgesave jo komerciale që kalojnë nëpër këtë PKK, parandalimi i kalimit të mallrave të ndaluara dhe ofrimi i lehtësirave në qarkullimin e mallrave, njerëzve dhe automjeteve, zbatimi i konceptit dhe praktikave të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) dhe kontrolleve të përbashkëta me Policinë Kufitare.
Mbështetje shtesë për aplikimin e kontrolleve anti-kontrabandë ofrohet, kohë pas kohe edhe nga anëtarët e njësisë Qendrore Anti-Kontrabandë të cilët udhëheqin në bazë të plani të analizës së riskut.