Zyra e Brendshme Doganore Podujevë

Zyra e Brendshme Doganore Podujevë-Terminali Diana - (ZBD/2030)
Në kuadër të DDR Podujevë operon terminali doganor ZBD Podujevë i cili ndodhet në magjistralen Podujevë Merdare 100m në afërsi të Pikë Kalimit Kufitare Merdare në kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. 
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.936416&long=21.23761
ZBD Podujevë operon 08-18h / E Hënë –E Shtunë [të Dielën –nuk punohet]
Stafi i ZBD-së janë të organizuar në ndërrime dhe punojnë me orar 10 orësh. 
Terminali në ZBD Podujevë ka një hapësirë parkimi për 340 mauna dhe automjete e po ashtu ka infrastrukturë përcjellëse për administrim të mallrave të rrezikshme, posedon depo për strehim të mallit, një depo ndihmëse për barna, frigon - hapësirën për mallra që kërkojnë të mbahen në kushte të veçanta, peshoren për matjen e ngarkesave të mallit, 2 bina për ekzaminim të mallit [një hapësirë e mbyllur për kontroll fizik të mallrave si dhe një binë tjetër jashtë për kontroll fizike të mallit]
ZBD Podujevë kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale.