Departamenti Doganor - Prizren
Departamenti Doganor Rajonal i Prizrenit, në kuadër të Drejtorisë së Operimit dhe Kufirit (DOK) fushëveprimin i tij e shtrinë në territorin e komunave: Prizren, Gjakovë, Suharekë dhe Dragash, gjegjësisht në pjesën jugperëndimore të Republikës së Kosovës, në një vijë kufitare prej 115 km dhe kufizohet me Republikën e Shqipërisë. Selia e DRD Prizren është e vendosur në objektin e terminalit doganor në Zyrën e Brendshme Doganore (ZBD) Prizren në kufirin mes Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë .
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.156788&long=20.548453
Në kuadër të këtij Departamenti Rajonal Doganor, funksionojnë katër Pikë Kalime Kufitare (PKK) dhe dy Zyre të Brendshme Doganore (ZBD)- terminale doganore.
DRD-Prizren konform dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave, legjislacionit të zbatueshëm doganor dhe planit strategjik të Doganës së Kosovës, kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale, gjithashtu administron, bashkërendon dhe monitoron aktivitetet e Pikë Kalimit Kufitar (PKK) Vërmica, Pikë Kalimit Kufitar (PKK) Qafa e Prushit, Pikë Kalimit Kufitar (PKK) Qafë Morinë, Pikë Kalimit Kufitar (PKK) Shishtavec dhe mbikëqyrë në terminalet doganore ZBD Prizren dhe ZBD Porti i Durrësit.
Një ndër sfidat e DRD Prizren është kontrabanda në vijën e gjelbër të kufirit, pasi që DRD Prizren, shtrihet në një brez kufitar, ku terreni gjeografik është i favorshëm për kontrabandë të mallrave.
Në të gjitha PKK-të dhe ZBD-të janë të montuara kamerat e sistemit CCTV për monitorimin e lëvizjeve gjatë 24 orëve.