Zyra e Brendshme Doganore Prizren

Zyra e Brendshme Doganore Prizren - (ZBD/2040)
Në kuadër të DRD Prizren, operon terminali doganor ZBD Prizreni i cili ndodhet ne afërsi të PKK Vërmicë në kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. 
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.156788&long=20.548453
ZBD Prizren operon 08-18h / E Hënë –E Shtunë  [të Dielën – nuk punohet]
Stafi i ZBD-së janë të organizuar në ndërrime dhe punojnë me orar 10 orësh. 
Terminali në ZBD Prizren ka një hapësirë për 40 kamionë/mauna dhe ka infrastrukturë përcjellëse për administrim të mallrave të rrezikshme, posedon depo për strehim të mallit, një depo ndihmëse për barna, frigon - hapësirën për mallra që kërkojnë të mbahen në kushte të veçanta, peshoren për matjen e ngarkesave të mallit, 1 binë të mbyllur për ekzaminim të mallit. 
ZBD Prizren kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale.