Zyra Doganore- Porti i Durrësit
Zyra e Brendshme Doganore Porti i Durrësit dhe Porto Romano-ZBD/2046,47,48,49
Bazuar në Marrëveshjet Bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë Dogana e Kosovës ka zyret e saj doganore në territorin e Republikës së Shqipërisë në Portin e Durrësit dhe Porto Romano:
- Porti i Durrësit : Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=41.315870&long=19.454477
Zyra 2046- sektori i trageteve
Zyra 2048- sektori i kontejnerëve
Zyra 2049- sektori i mallrave rifuxho dhe,
-Porto Romano : Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=41.380935&long=19.423498
Zyra 2047-sektori i derivateve
Këto zyre menaxhohen dhe janë pjesë përbërëse e DRD Prizren.
ZBD Porti i Durrësit dhe Porto Romano operon 08-18h / E Hënë –E Shtunë [të Dielën –nuk punohet]
Stafi i ZD- së janë të organizuar në ndërrime dhe punojnë me orar 10 orësh.
Terminalet kanë një hapësirë të mjaftueshme parkingu për kamionë/mauna dhe kanë gjithë infrastrukturën përcjellëse për administrim të të gjitha mallrave.
Në ZBD Porti i Durrësit dhe Porto Romano mbikëqyret zhdoganimi i mallrave komerciale deklaratat e të cilave nuk selektohen në kanalin e kuq. Deklarata që selektohen në kanalin e kuq - përmes tranziteve T2 tranzitojnë për në Kosovë me destinim në ndonjërën nga ZBD e brendshme për kontroll fizike të dërgesave.