Zyra e Brendshme Doganore Mitrovicë-Trepça
Zyra e Brendshme Doganore Mitrovicë-Terminali Trepça - (ZBD/3021)
Në kuadër të DRD Mitrovicë operon terminali doganor ZBD Mitrovicë i cili ndodhet në periferi të qytetit të Mitrovicës në pjesën e kompleksit industrial Trepça.
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.888658&long=20.879283
ZBD Mitrovica operon 08-18h / E Hënë- E Shtunë [Të Dielën –nuk punohet]
Stafi i ZBD-së janë të organizuar në ndërrime dhe punojnë me orar 10 orësh.
Terminali në ZBD Mitrovica ka një hapësirë për 80 kamionë/mauna dhe ka infrastrukturë përcjellëse për administrim të mallrave të rrezikshme, posedon depo për strehim të mallit, një depo ndihmëse për barna, frigon - hapësirën për mallra që kërkojnë të mbahen në kushte të veçanta, peshoren për matjen e ngarkesave të mallit, 2 bina për ekzaminim të mallit dhe hangarin.
Një hapësirë me sip. 2067 m², në kuadër të objektit administrativ të ZBD Mitrovicë shfrytëzohet e po ashtu menaxhohet nga ana e Sektorit Qendror të Logjistikës për nevojat e saja opercionale- vendosja e automjeteve të konfiskuara. Po ashtu për nevojat operacionale të Sektorit Qendror të Antikontrabandës shfrytëzohet një zyre e veçantë e cila ndodhet në kuadër të objektit administrativ të ZBD Mitrovica.
ZBD Mitrovica kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale.