PKK Bërnjak

Pikë Kalimi Kufitar Bërnjak - (PKK/3023)
PKK Bërnjak ndodhet në kilometrin e 38-të të magjistrales Mitrovicë-Novi Pazar në komunën e Zubin Potokut dhe është e vendosur në kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe është Pikë Kalim Kufitar i kategorisë B.
Është pikë kalim ndërkombëtar i hapur për kalimin e personave, automjeteve dhe mallrave në një konfiguracion terreni kodrinorë-malor.  
Shih koordinatat: https://www.latlong.net/c/?lat=42.961685&long=20.54865
PKK Bërnjak operon  7/24 h dhe  është pikë kalim  me një  fluks mesatar.
Stafi i PKK-së janë të organizuar në katër ndërrime dhe punojnë me orar 12 orësh. 
Trafiku i cili kalon nëpër këtë PKK është kombinim i këmbësorëve, veturave të vogla të pasagjerëve, automjeteve të vogla komerciale, autobusëve për pasagjerë si dhe mauneve me mallra komerciale.
Struktura e mallrave që kalojnë nëpër këtë PKK është e ndryshme që importohen kryesisht nga Serbia, por ka edhe nga Evropa, shtetet aziatike dhe nga vendet tjera në përqindje më të vogël. 
Prioritet i punës në këtë pikë kalim është evidentimi i hyrjeve dhe daljeve të mauneve me mallra komerciale dhe të zbrazëta të cilat kanë si destinacion ZBD të ndryshme në Kosovë dhe anasjelltas. Fokusi kryesor i punës është edhe zbatimi i kontrolleve, te personat dhe automjetet (vetura, furgonat, autobusë) si dhe zhdoganimi i dërgesave jo komerciale që kalojnë nëpër këtë PKK, parandalimi i kalimit të mallrave të ndaluara dhe ofrimi i lehtësirave në qarkullimin e mallrave, njerëzve dhe automjeteve, zbatimi i konceptit dhe praktikave të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) dhe kontrolleve të përbashkëta me Policinë Kufitare
Mbështetje shtesë për aplikimin e kontrolleve anti-kontrabandë ofrohet  edhe nga anëtarët e Njësisë Qendrore Anti-Kontrbandë të cilët udhëheqin në bazë të riskut të synuar.