PKK Qafa e Morinës

Pikë Kalimi Kufitar Qafa e Morinës- (PKK/2044)
PKK Qafa e Morinës ndodhet 22 km larg nga qyteti i Gjakovës në rrugën Gjakovë-Bajram Curr në kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe është Pikë Kalim Kufitar i kategorisë B.
Ky pikë kalim është i hapur për kalimin e personave, automjeteve dhe mallrave jo komerciale në një konfiguracion terreni kodrinorë-malor.
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.412562&long=20.223046
PKK Qafa e Morinës operon 7/24 h dhe është  pikë kalim me një fluks të ulët.
Stafi i PKK-së janë të organizuar në dy ndërrime dhe punojnë me orar 12 orësh vetëm ditën 08:00-20:00 (ndërsa natën nga ora  20:00h deri 08:00h mbulohet nga ana e Policisë Kufitare).
Trafiku i cili kalon nëpër këtë PKK është kombinim i këmbësorëve, veturave të vogla të pasagjerëve dhe autobusëve për pasagjerë. Në aspekt sezonal autorizohet procedura e thjeshtëzuar e eksportit ( kryesisht blloka ndërtimi).
Prioritet i këtij pikë kalimi është aplikimi i kontrolleve te personat dhe automjetet (veturat, autobusët), zhdoganimi i dërgesave jo komerciale si dhe parandalimi i kalimit të mallrave të ndaluara dhe ofrimi i lehtësirave në qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve që kalojnë nëpër këtë PKK. Mbështetje shtesë për aplikimin e kontrolleve anti-kontrabandë ofrohet edhe nga anëtarët e Njësisë Qendrore Anti-Kontrbandë të cilët udhëheqin në bazë të riskut të synuar.