PKK Qafa e Prushit
Pikë Kalimi Kufitar Qafa e Prushit- (PKK/2043)
PKK Qafa e Prushit ndodhet 9 km larg nga qyteti i Gjakovës në rrugën Gjakovë - Krumë në kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe është Pikë Kalim Kufitar i kategorisë B.
Ky pikë kalim është i hapur për kalimin e personave, automjeteve dhe mallrave jo komerciale dhe ndodhet ne një konfiguracion terreni kodrinorë-malor.
Shih koordinatat: koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.302399&long=20.382958
PKK Qafa e Prushit operon 7/24 h dhe është pikë kalim me një fluks të ulët.
Stafi i PKK-së janë të organizuar në dy ndërrime dhe punojnë me orar 12 orësh vetëm ditën 08:00-20:00 (ndërsa natën nga ora 20:00h deri 08:00h mbulohet nga ana e Policisë Kufitare)
Trafiku i cili kalon nëpër këtë PKK është kombinim i këmbësorëve, veturave të vogla të pasagjerëve dhe autobusëve për pasagjerë. Kohë pas kohe ka intervale kohore kur importohet xehja e kromit që përpunohet në fabrikën e përpunimit në Gjakovë. Në aspekt sezonal autorizohet procedura e thjeshtëzuar e eksportit -kryesisht blloka ndërtimi.
Prioritet i këtij pikë kalimi është aplikimi i kontrolleve te personat dhe automjetet (veturat, autobusët), zhdoganimi i dërgesave jo komerciale si dhe parandalimi i kalimit të mallrave të ndaluara dhe ofrimi i lehtësirave në qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve që kalojnë nëpër këtë PKK. Mbështetje shtesë për aplikimin e kontrolleve anti-kontrabandë ofrohet edhe nga anëtarët e Njësisë Qendrore Anti-Kontrbandë të cilët udhëheqin në bazë të riskut të synuar.