NJOFTIMI PËR ANULIMIN E DHËNIES SË KONTRATËS
Ofrimi i shërbimeve të sigurimit fizik të objekteve të Doganës se Kosovës
Ofrimi i shërbimeve të sigurimit fizik të objekteve të Doganës se Kosovës
Dogana e Kosovës njofton të gjitha subjektet si ato importuese, eksportuese, transportuesit e mallrave, agjentët doganor dhe palët tjera që zhvillojnë aktivitetet në tregtinë ndërkombëtare se më datë 15 shkurt 2018 duke filluar nga ora 18:00, Dogana e Kosovës ka planifikuar të filloj me implementimin e versionit të ri të sistemit ASYCUDA World (AW). Pasi sistemi që aplikon Dogana për zhvillimin e gjitha procedurave Doganore si në import, eksport, transit dhe procedurat tjera doganore. Versioni i ri që do të instalohet ofron mundësi më të mëdha në procedurat doganore, lehtësira si dhe siguri në procedura doganore.
Për të përditësuar këtë sistemim duhet të ndërpritet sistemi aktual dhe koha e nevojshme për të kaluar në versionin e ri është rreth gjashtë (6) orë, prandaj është planifikuar që me datën 15 Shkurt 2018, duke filluar nga ora 18:00 – 24:00 të kalohet në versionin e ri të sistemit ASYCUDA (AW).
Gjatë kësaj kohe, sistemi AW nuk do të jetë i qasshëm dhe nuk mund të zhvillohen procedura doganore, me qëllim që të minimizohen problemet eventuale në qarkullimin e mallrave ne vendkalimet kufitare të cilat mund të dalin nga ndryshimi i versionit gjatë kësaj periudhe kohore, kërkohen një bashkëpunim dhe mirëkuptim nga te gjitha palët në procedura doganore.
Gjate kësaj kohe prej gjashtë (6) orëve mund të ketë vonesa në vendkalime kufitar dhe pritje më të gjata, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vonese eventuale gjate kësaj kohe.
Në ZD në QTP- në zonën industriale ka mallra të pa deklaruara ose mallra që nuk u është dhënë trajtim i lejuar doganor – nuk kanë hyr në procedurë të lejuar doganore brenda afatit ligjor të paraparë sipas KDAK 03/L-109, mallra këto të cilat kanë arritur në doganë përmes postës.
Përmes këtij shënimi të publikuar në tabelën e shpalljeve publike të QTP dhe ZBD Interevropë, njoftojmë të gjithë pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune, nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, obligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në QTP për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë dhe atë konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.
Në të kundërtën, në mungesë të një trajtimi të lejuar doganor këto mallra do të konfiskohen nga Dogana e Kosovës.
Baza ligjore: Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109, kapitulli 3 neni 47, dhe kapitulli 4 neni 53 pika 1 si dhe seksioni 2 neni 180.
Në vazhdim keni listën e mallrave në procedurë të konfiskimit …
Prishtinë 13 janar 2018 – Dogana gjatë vitit 2017 ka ndërmarr një mori aksione në parandalimin e humbjeve të taksave si dhe në aspektet tjera në sektorin e lojërave të fatit. Gjatë kësaj periudhe janë ushtruar kontrolle operatorëve të licencuar dhe pa-licencuar të lojërave të fatit, totali i këtyre kontrolleve ishte 597.
Derisa nga pagesat e rregullta të taksës së akcizës gjatë vitit 2017 janë mbledhur afër 14 milion euro.
| 2016 | 2017 | +/- | |
| Të hyrat nga akciza | 11.778.170€ | 13.925.847€ | 18.23% |
Në aspektin e kontrolleve dogana gjatë vitit 2017 ka realizuar 597 kontrolle që kanë rezultuar me afër gjysmë milion euro pajisje të konfiskuara. Gjithashtu këto kontrolle kanë gjetur 171 bastore të cilat kanë vepruar tërësisht ilegalisht. Gjithashtu janë ndërmarr një mori aksionesh, respektivisht 38 aksione me Policinë dhe ATK në për kontrollimin e këtyre pikave.
| 2016 | 2017 | +/- | |
| Kundërvajtje doganore | 172 raste | 285 raste | 39.64% |
| Vlera e mallit të konfiskuar | 381.638€ | 487.955€ | 27.78% |
| Aparate (slot aparate) të konfiskuara | 264 copë | 308 copë | 16.60% |
| Shtëpiza kompjuteri, TV, printer të konfiskuar | 198 copë | 442 copë | 123.23% |
| Bastore të pa licencuara | 159 raste | 171 raste | 0.75% |
| Vlera e gjobave për bastore të pa licencuara | 267.120€ | 287.280€ | 0.75% |
Vlen të theksohet fakti se bashkëpunimi me qytetar ka qenë mjaft i madh pasi kemi pranuar një numër të informatave mbi aktivitetet e lojërave të fatit, më saktësisht kemi pranuar mbi 70 informata në tërë Kosovën, prandaj Dogana falënderon të gjithë qytetaret.
Prishtinë 12 janar 2018 – Dogana gjatë vitit 2017 ka ndërmarr veprime, si dhe ka bashkëpunuar me agjencionin përkatëse të zbatimit të ligjit dhe komunitetin e biznesit, ku gjatë vitit 2017 bizneset kanë aplikuar për veprim doganor e tani numri i aplikacioneve ka arritur në 138.

Pra, kemi rritje të besimit të kompanive për të parashtruar kërkesa lidhur me mbrojtën e markave tregtare dhe drejtave të autorit. Gjithashtu gjatë vitit 2017, DK ka ndërmarrë veprime për ndalesën e mallrave nën dyshimin se shkelin pronësinë intelektuale.
Dogana gjatë vitit 2017 ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të mallrave ku vlen të theksohet se Dogana e Kosovës brenda mandatit që gëzon, duke u bazuar në informatat e siguruara ka zbuluar disa mini-fabrika duke prodhuar veshmbathje me marka të njohura ndërkombëtarësh: si “Nike”, “Adidas”, “Reebok” dhe “Puma”, “Louis Vuitton”
|
Sipas statistikave të ndalesave të mallrave nën dyshimin se shkelet e drejta e pronësisë intelektuale, si vend burim i mallrave vazhdon të prijë Kina me 55%, Turqia me 19%. Derisa sipas llojit të mallrave vlen të theksohet se, deri më tani kryesisht gjatë importimit të tekstilit që shkelin pronësinë intelektuale si vend burim kishin Turqinë. Produktet që paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut, mbathjet sportive dhe pajisje elektronike si vend burim kishin Kinën.
Prishtinë 30 dhjetor 2017 – Dogana e Kosovës sot ka mbajtur konferencën lidhur me përmbylljen e vitit 2017. Drejtori i përgjithshëm z. Bahri Berisha së bashku me menaxhmetin e lartë kanë prezantuar të arriturat e vitit 2017. Theks i veçantë u vendos në arritje dhe tejkalimin e projeksionit buxhetor ku të hyrat kanë arritur në 1 miliard a 117 milion euro.
Drejtori i përgjithshëm theksoj se “të hyrat kanë arritur në të tejkalojnë vitin e kaluar me 65 milion më shumë, gjithashtu aspekt tjetër pozitiv është edhe tejkalimi i projeksionit të buxhetit me 1% më shumë, gjatë këtij viti kemi pasur import në aspektin e vlerës prej 3.4 miliard euro derisa eksporti (eksporti dhe ri-eksporti) arritën në 434 milion euro kurse dogana ka administruar me mbi 300.000 zhdoganime, kurse aspekti më pozitiv është përmbushja vullnetare nga ana e kompanive që ka arritur në 94-95%.”
“Gjithashtu gjatë këtij viti është ulur ndjeshëm numri i ankesave të biznesit gjë që tregon se vendimet e doganës kanë qenë të duhura dhe të sakta. MSA edhe gjatë këtij viti ka prodhuar efekte pozitive duke rritur shkëmbimet me unionin evropian me theks eksportin e produkteve të Kosovës drejt UE. Efekti financiar i MSA gjatë këtij viti ishte rreth 30 milion të hyra më pak të mbledhura, gjithashtu edhe lirimet për prodhim dhe lëndë të parë kanë arritur në mbi 25 milion euro. Në anën tjetër dogana ka rritur numrin e kompanive me procedura të thjeshtëzuara doganore”.
Në aspektin e luftimit të ekonomisë jo formale dogana ka iniciuar 49 raste të reja, ndërsa që ka mbyllur me kallëzime penale 55 raste, të drejtuara kundër 82 personave të dyshimtë. Drejtori i përgjithshëm përmbylli konferencën duke theksuar që viti 2018 do të jetë një vit sfidues për doganën por që gjithsesi do të bëhen përpjekjet maksimale për të arritur objektivat tonë.
Duke qene se me 01 janar 2018 fillohet me zbatimin praktik i Ligjit për Automjete Nr.05/L-132, Lidhur me këtë ju informojmë se duke filluar nga data 1 janar 2018 të gjitha veturat e kategorisë M1 më të vjetra se 10 vite dhe ato që nuk kanë motor të standardit euro 4 nuk mund të zhdoganohen në Republikën e Kosovës.
Me rastin e përcaktimit të vjetërsisë të merret për bazë viti i pare i regjistrimit i cili duhet te jete brenda periudhës 01 janar – 31 dhjetor te vitit 2008 .Kjo nënkupton se të gjitha automjetet të cilat janë regjistruar për herë të parë në këtë periudhe te Vitit 2008 dhe i plotësojnë kushtet për lirimin e gazrave sipas standardi të përcaktuar me EURO 4 mund të importohen në Kosovë. I vetmi institucion në Kosovë i cili ka mundësi për përcaktimin e nivelet të lirimit të gazrave është institucioni i autorizuar për homologim “Eurolab”.
Kjo ndalesë nuk zbatohet në importin e:
Prizren 13 dhjetor 2017 – njësitet e Doganës gjatë kontrollit të një kamioni i cili vinte nga Shqipëria kanë gjetur sasi të plumbave në kabinën e vozitësit.
Sot gjatë një kontrolli të detajuar të kabinës së një maune në hyrje në pikë kalimin doganor të Vërmicës, ekipet e Antikontrabandës rreth orës 13:30 kane zbuluar dhe konfiskuar 1040 cope fishek te kalibrit 7.62 mm për armë të gjatë AK47 si dhe është bërë arrestimi i personit.
Sasia – 1040 plumba të kalibrit 7,62 mm
Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e municionit rasti është dorëzuar tek policia për vazhdim të mëtutjeshëm te hetimeve.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.
Prishtinë 1 dhjetor 2017 – Drejtori i përgjithshëm i Doganës zt. Bahri Berisha është duke marr pjesë takimin e Drejtorëve të Doganave të shteteve të Ballkanit perëndimor ky takim i nivelit të lartë është duke u mbajtur në Shkup të Maqedonisë. Hapja e këtij takimi u bë nga kryeministri i Maqedonisë.
Në fjalën e tij Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Berisha theksoi “Qëllimet, objektivat dhe konceptet tona si Administrata Doganore duhet të jenë të njëjta dhe të përbashkëta në tërë rajon ashtu që ndihmojmë forcimin ekonomik përmes bashkëpunimit ashtu që për të ndihmojmë procesin e integrimit. Lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punës, e bëjnë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti, ndihmon në përshpejtimin e konvergjencës me BE-në duke sjellë prosperitet dhe reforma për vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe progres specifik për administratat tona për të zhvilluar Lehtësirat tregtare si koncept”. Ky takim zhvillohet nën organizimin e USADI dhe Bakës Botërore ku Kosova merr pjesë si anëtare e barabartë.
Prishtinë 30 nëntor 2017 – Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave, saktësisht sot kemi mbledhur mbi 1 miliard e 6 milion euro.
Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6.4 % më shumë, apo shprehur në milion kjo është mbi 60 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana në të njëjtën periudhe kishte mbledhur 946 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 1,06 miliard euro.
Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti gjithashtu kjo rritje tregon se Dogana është një administratë moderne, efikase dhe profesionale gjithashtu e aftë për të u përballuar me të gjitha sfidat ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve.
Mitrovicë 24 nëntor 2017 – Oficerët doganor kanë ndaluar në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë një furgon ku edhe janë gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave pa mbulese të dokumentacionit.
Pas dyshimeve se ky automjet mund të kishte mallra të kontrabanduara oficerët doganor kanë ndaluar këtë automjet ku dhe janë gjetur mallra të kontrabanduara si në vijim:
Malli dhe automjeti janë sekuestruar deri në përfundim të procedurës, gjithashtu rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

Prishtinë 22 shtator 2017 – Dogana e Kosovës në vazhdën e aksionit në luftimit informalitetit dhe mbrojtjes së taksës së akcizës, ka ushtruar kontrolle në disa lokale të dyshuara për operim me lojëra të fatit pa licencë, në Prishtinë respektivisht në lagjen Dardania (te santeja). Aksioni ka filluar nga ora 20:00 dhe ka qenë i fokusuar në lokalet që janë identifikuar me herët si te dyshuara që operojnë ilegalisht me lojëra të fatit.
Janë kontrolluar 5 lokale të identifikuara dhe dyshuara për veprimtari të pa licencuar të lojërave të fatit, në këtë rast janë konfiskuar mallra si vijon:
Gjithsejtë janë konfiskuar 10 Aparate të pa licencuara dhe 9 shtëpiza për lojëra Keno, Racing Dogs, Lucky Balls në vlerë të përgjithshme prej 15.200,00
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.