SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Drejtori i Përgjithshëm viziton zyrat e UNCTAD në Gjenevë

Drejtori i Përgjithshëm viziton zyrat e UNCTAD në Gjenevë

Prishtinë 23 maj  2017 – Drejtori i përgjithshëm i Doganës së bashku me bashkëpunëtor është duke zhvilluar vizitë në  zyrat e OKB-së në Gjenevë (Zvicër), respektivisht në UNCTAD. Gjatë takimit kryesor me zyrtarët e kësaj organizate (UNCTAD-it) është diskutuar për zhvillimet e fundit të teknologjisë informative ne fushën e doganës e që mundëson një menaxhim me efikas dhe efektiv të ngarkesave komerciale derisa në anën tjetër krijon dhe lehtëson tregtinë përmes kufinjëve. Gjithashtu është diskutuar për krijimin e një dritareve të vetme , për të gjitha agjencitë dhe ministritë që ndërlidhen me import eksport.

UNCTAD ka zhvilluar sistemin operativ për zhdoganimin e mallrave të quajtur ASYCUDA, kjo zyre e  ka përkrahur Doganën e Kosovës në instalimin e sistemit shumë të suksesshëm deri tani i cili është duke prodhuar rezultate të jashtëzakonshme në të gjitha aspektet.

Gjithashtu vlen të theksohet se delegacioni Kosovar është pranuar dhe përfaqësuar  pa fusnotë.

Lista e dërgesave të cilat do të konfiskohen

Lista e dërgesave të cilat do të konfiskohen

Në ZD në QTP- në zonën industriale ka mallra të pa deklaruara ose mallra që nuk u është dhënë trajtim i lejuar doganor – nuk kanë hyr në procedurë të lejuar doganore brenda afatit  ligjor të paraparë sipas KDAK 03/L-109, mallra këto të cilat kanë arritur në doganë përmes postës.

Përmes këtij shënimi të publikuar në tabelën e shpalljeve publike të QTP dhe ZBD Interevropë,   njoftojmë të gjithë  pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune,  nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, obligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në QTP për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë  dhe atë komfor Kodit Doganor dhe të Akcizave.                

 Në të kundërtën,  në mungesë të një trajtimi të lejuar doganor këto mallra do të konfiskohen nga Dogana e Kosovës. Baza ligjore:  Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109,  kapitulli 3 neni 47, dhe kapitulli 4 neni 53 pika 1 si dhe seksioni 2 neni 180.

 

Lista e dergesave te cilat do te konfiskohen

Konkurs i jashtëm

Konkurs i jashtëm

Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, Ligjin e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës 03/L-149 si dhe Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit te Shërbyesve Civil, Dogana e Kosovës publikon konkurs të jashtëm për plotësimin e pozitave të lira në Drejtorinë e Akcizës dhe Procedurave, si më poshtë:

 

Drejtoria: Akcizë dhe Procedura

Departamenti: Akcizë, Tarifë, Origjinë dhe Procedura

Sektori: Laborator

Titulli i vendit të punës: Kimist laboratorik

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: Koeficienti – 7 (shtatë)

Numri i pozitës së kërkuar: 2 (dy) pozita të  karrierës

Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat (duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare)

Numri i Referencës: 04.1.4

Raporton tek: Udhëheqësi i Sektorit të Laboratorit

Vendndodhja: Prishtinë

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                   

Detyrat e kryesore:

  1. Shqyrtimi i kërkesave lidhur me analizimet fiziko kimike të mostrave;
  2. Testimi i mostrave;
  3. Kujdesi për pajisjet analizuese, reagjentët, materialet certifikuese referente, kushteve të punës  me qëllim të  mbarëvajtjes së punëve në laborator;
  4. Kujdeset për afatet e kalibrimit të pajisjeve;
  5. Mostrimi dhe përkrahja në mostrim;
  6. Vlerësim të konformitetit sipas legjislacionit në fuqi dhe standardeve përkatëse;
  7. Përfillja e obligimeve që dalin nga akreditimi;
  8. Raportimi mbi objektivat, punët dhe detyrat e kryera;
  9. Përkrahje profesionale degëve dhe sektorëve të Doganës;
  10. Punë dhe detyra tjera të deleguara nga menaxhmenti etj.

 Shkollimi i kërkuar:

 

  1. Kualifikim universitar nga lëmi i kimisë inxhinierike ose teknologjisë kimike – e nevojshme;
  2. Përvojë pune (2) vite – e nevojshme, e dëshirueshme në fushën laboratorë testues;
  3. Njohuri nga akreditimi, standardi EN ISO 17025, mostrimi, etj. – e dëshirueshme;
  4. Kërkohet njohuri e mirë e njërës nga gjuhët zyrtare – e nevojshme.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  1. Njohuri të shkëlqyeshme nga lëmia e laboratorit;
  2. Shkathtësi të mira komunikuese;
  1. Njohuri mbi rrjedhat dhe risitë nga mostrimi dhe standardet (ISO 17025);
  2. Aftësi për organizim dhe zhvillim të njësisë së Laboratorit;
  1. Njohuri dhe përvojë sidomos për punët dhe detyrat e Laboratorit;
  2. Aftësi organizative dhe planifikuese të punës dhe aktiviteteve të Laboratorit.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurrim:

 

Dogana e Kosovës me rastin e publikimit të këtij konkursi, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në  Republikën e Kosovës.

Komunitetet jo shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

Marrja dhe dorëzimi i  Aplikacioneve: bëhet në Doganën e Kosovës (objekti në Lakrishte), Bulevardi Bill Clinton, kati I,  Zyra Nr.25.

 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Ligji Nr. 03/L – 149 Për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës;

Rregullore Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në web-faqen  e Doganës së Kosovës dhe në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 05.05.2017, deri më datën 19.05.2017, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuar nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten CV-ja standarde, kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojnë.

Vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e shkurtër /ngushtë do te kontaktohen.

 

“Dogana e Kosovës, me qëllim të afirmimit të barazisë gjinore, inkurajon dhe mirëpret aplikimin e pjesëtarëve të të dyja gjinive, për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në funksion të zhvillimit institucional dhe shoqëror, dhe gjithashtu, inkurajon të gjithë pjesëtarët e grupeve etnike minoritare të aplikojnë”

 

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni Zyrën e Burimeve Njerëzore në tel: 038 540 807, prej orës 8:00 -16:00.

                                                                       u.d. Udhëheqëse e Departamentit të Burimeve Njerëzore

Laura DOBRUNA

_________________________

Kërkesa për punësim

CV – Dogana e Kosovës – Zbrit (Download)

Kapen mbi 20 kg lëndë narkotike

Kapen mbi 20 kg lëndë narkotike

Prishtinë 1 maj  2017 – njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë ditëve të fundit kanë arritur të kapin në dy raste të ndara afër 20 kg lëndë narkotike.

Në rastin e parë një shtetase  e Serbisë  e cila udhëtonte në relacionin Shqipëri – Kosovë respektivisht linja Tiranë –Prishtinë është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit brenda autobusit, zyrtarët doganor kanë vërejtur lëvizje të dyshuar tek kjo udhëtare. Gjatë kontrollit të valixhes është hasur në disa paketime – gjithsej 5 pako, të dyshuara si substance narkotike të llojit marihuanë me peshë të përafërt afërt 1.5 kg.

Derisa rasti i dytë ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Kullës ku një shtetas i Shqipërisë gjatë daljes është selektuar për kontrolle te vijës se dytë, kontrolli i automjetit është bëre së bashku me policinë. Gjatë kontrollit nën ulësen e pasme të automjetit është vërejtur  ngjyrë e freskët dhe ka qenë indikatorë që të vazhdohet me kontrolle më te thellë. Pas përdorimit të pajisjeve donacion nga qeveria e SHBA-ve janë gjetur 18 pako te mbështjella me ngjitës ngjyrë kafe. Në të dy rastet personat janë arrestuar nga Policia derisa raste janë dorëzuar në Polici.

Mbahet konferenca kombëtare e pronësisë intelektuale

Mbahet konferenca kombëtare e pronësisë intelektuale

Prishtinë 26 prill 2017 – për nder të Ditës Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale, është mbajtur konferenca kombëtare e të drejtave të pronësisë intelektuale e  organizuar nga Dogana, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe Agjencioni për Pronësi Industriale. Temat e diskutuara në këtë konferencë ishin:

Zhvillimet e fundit në fushën e pronësisë industriale

Zhvillimet e fundit në fushën e të drejtës së autorit

Aktiviteteve e Inspektoratit të Tregut në fushën e pronësisë intelektuale

Aktiviteteve e Doganës dhe Policisë në fushën e pronësisë intelektuale

Konferenca për Pronësinë Intelektuale është e fokusuar në sistemin e pronësisë intelektuale në Kosovë, konkretisht në të arriturat e institucioneve dhe sfidat.

Sa i përket doganës gjatë vitit 2016, Dogana nën dyshimin se shkelet e drejta e pronësisë intelektuale janë raportuar 336 raste (242 raste të konfirmuara) për mallrat në sasi prej  465 719 copë dhe vlerë prej 2,544,222.00€.

Tabela e rasteve të se shkelet e drejta e pronësisë intelektuale

 

Drejtori i përgjithshëm takon Odën afariste të Kosovës

Drejtori i përgjithshëm takon Odën afariste të Kosovës

Prishtinë 26 prill 2017 – Drejtori i përgjithshëm i doganës së Kosovës z. Berisha ka pritur në një takim informues dhe njoftues me Odën afariste të Kosovës e themeluar së fundmi.

Përfaqësuesit e OAK, respektivisht kryetari Skender Krasniqi me bashkëpunëtor njoftuan menaxhmetin e Doganës me anëtarët dhe qëllimet e Odës afariste dhe njëkohshmit shprehën mirënjohjen për punën e Doganës.

Nga ana tjetër Drejtori i përgjithshëm, “Dogana do të përkrah të gjitha bizneset si dhe odat ashtu që të lehtësojmë sa më shumë biznesin dhe të krijomë një mjedis të favorshëm për biznesin ashtu që të zhvillohet e vendit” theksoj z. Berisha.

Dogana parandalon kontrabandën e pijeve alkoolike rreth 1500 litra birra

Dogana parandalon kontrabandën e pijeve alkoolike rreth 1500 litra birra

Prishtinë 25 prill 2017 – Dogana e Kosovës mbrëmë ka parandaluar kontrabandën nga regjioni i veriut ku një furgon transportonte pije alkoolike.  Mbrëmë rreth orës 21:00 njësit e doganës kanë ndaluar një automjet transportues Fiat Ducato që  lëvizte në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Pasi kanë ndalur automjetin në fshatin Mazgit në magjistarlen Mitrovicë-Prishtinë në këtë automjet është ushtruar kontroll, ku edhe është verifikuar vozitësi nga Mitrovica, derisa në furgon kishte të ngarkuara pije alkoolike “birra” pa dokumentacion përcjellës. Pas kontrollës është konstatuar gjendja faktike:

  1. Pije alkoolike pa mbulesë dokumentacioni përkatës (Birra ”Zajeqarsko” prodhim i Serbisë)- 148 arka x 20shishe x 0.5l Total 1480 L.

Furgoni dhe mallrat janë konfiskuar deri në përfundimin e procedurave kundërvatjse. Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

Dogana zbulon një punëtori për falsifikimin e  këpucëve sportive

Dogana zbulon një punëtori për falsifikimin e këpucëve sportive

Prishtinë 22 prill 2017 – Dogana e Kosovës mbrëmë ka organizuar një aksion i cili ka rezultuar në zbulimin e një punëtorie për falsifikimin e këpucëve sportive. Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative se në një lokacion të dyshuar janë duke u prodhuar këpucë sportive të markave  tregtare “Adidas” dhe “Nike“, njësit e doganës kanë organizuar bastisjen e lokacioni.

Pas gjetjes së lokacionit në komunën e Skenderajt, njësit e doganës kanë ushtruar kontroll tek subjekti.  Kontrolli ka hasur në prodhim, gjegjësisht në sasi të konsiderueshme të mallrave, si këpucë  sportive të llojit të ndryshëm, ndër to dhe të markave tregtare  të mbrojtura, disa nga  ato me etiketa me mbishkrim “ Made in Vietnam”, etiketa të llojit të ndryshëm të mbathjeve sportive, fytyra të mbathjeve sportive, makina për shtypjen e markave tregtare etj.

Dogana ka konfiskuar:

  1. Makinat për qepje
  2. Makinat për shtypjen e etiketave
  3. Këpucë sportive dhe pjesët e tyre të llojeve
    1. Nike
    2. Adidas
    3. Puma
    4. Reebok
    5. Moster etj.

Të gjitha produket dhe pajisjet janë konfiskuar derisa rasti ka vazhduar tek njësit e hetime për zhvillimin e mëtejmë të hetime.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

Dogana vazhdon të rris të hyrat 2.5% më shumë se 2016

Dogana vazhdon të rris të hyrat 2.5% më shumë se 2016

Prishtinë 21 prill 2017 – Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave. Angazhimit të zyrtarëve doganor dhe rritje së kontrolleve në pikat kufitare si dhe në brendi të vendit kanë ndikuar në rritje e performacës.

Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 2,5% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 7 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 263,2 milion deri me 20 prill 2016 derisa në këtë periudhë janë mbledhur 269,8 milion euro.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

 

Dogana e Kosovës merr pjesë në takimin e parë pas anëtarësimit të OBD (WCO)

Dogana e Kosovës merr pjesë në takimin e parë pas anëtarësimit të OBD (WCO)

Prishtine 20 prill 2017, – Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Bahri Berisha është duke marr pjesë në takimin e organizuar nga organizata botërore e Doganave i cili është duke u mbajtur në Vjenë të Austrisë. Kjo është një pjesëmarrje historike për Doganën e Kosovës pasi është takimi i parë që Dogana merr pjesë si anëtare e WCO me te drejta të plota  pas anëtarësimit.

Nën organizim OBD është duke u mbajtur takimi i drejtorëve të përgjithshëm ku temat kryesore të diskutimeve gjatë konferencës do të jenë:

 

  • Vizioni për transitin e mallrave gjatë viteve të ardhshme,
  • Përshtatshmëria e sistemeve doganore të IT dhe WCO-së,
  • Sistemet ekzistuese të transitit si dhe benificionet e një sistemi kompatibil në Evropë, etj.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm z. Berisha theksoi “Sot ka filluar një epokë e re dhe moment historik për Doganën e Kosovës derisa për Kosovën në përgjithësi një sukses i radhës ne arenën ndërkombëtare. Pjesëmarrja në OBD do të mundësoj zhvillim  te mëtejshëm te Doganës ashtu që bizneset kosovare dhe qytetaret të Kosovës të ju ofrojmë shërbime cilësore dhe adekuate të cilat janë kompatibile me të gjitha doganat në botë, qe çojnë ne lehtësim te tregtisë dhe ulje të kostos.”

Pas anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion Dogana ka filluar me përgatitje ashtu  të jemi pjesëmarrës të barabartë dhe të përfitojmë nga trajnimet dhe pjesëmarrjet në konferencat e organizuara nën ombrellën e OBD.

AMBASADORI BRITANIK VIZITON DOGANËN E KOSOVËS

AMBASADORI BRITANIK VIZITON DOGANËN E KOSOVËS

Prishtine 13 prill 2017, – Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë z.  Ruairí O’Connel së bashku me Adam Windrow, sot ishte në një vizitë në Drejtorin e Përgjithshme të Doganës së Kosovës ku edhe u prit nga Drejtori i përgjithshëm z. Bahri Berisha me bashkëpunëtor.  

Drejtori I Përgjithshëm zt. Berisha fillimisht informoj z. O’Connel me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, progresin e arritur në mbledhjen efektive të të hyrave, sfidat e vazhdueshme dhe planet zhvillimore të Doganës së Kosovës. Gjithashtu drejtori i përgjithshëm falënderoj shtetin Britanik për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Britania në themelimin dhe funksionalizimin e Doganës së Kosovës që nga vitit 2000 e tutje.   

Britania e Madhe ka qenë një ndër kontribuuesit në zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë viteve të fundit prandaj edhe drejtori i përgjithshëm shprehi falënderimet më të larta për ambasadorin O’Connel si dhe kërkoj që të Britania e Madhe të vazhdoj të përkrah zhvillimin e mëtejmë të organizatës sonë.  

Thellimin i bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e doganës ishte edhe një ndër temat e diskutimit. Gjithashtu u diskutuan edhe temat e ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës është e gatshme të marr rol në luftimin krimeve ndërkufitare.

Kapen afër 30 kilogram heroin në pikëkalimin kufitar të Kullës

Kapen afër 30 kilogram heroin në pikëkalimin kufitar të Kullës

Pejë 24 mars 2017 – gjatë kontrollimit të automjeteve që vinin nga Mali i Zi për në Kosovës oficerët doganor së bashku me ata policor kanë arritur të kapin rreth 30 kg lëndë narkotike të llojit heroin tek një shtetas i Malit të Zi.

Rreth orëve të mesditës së sotme në pikë-kalim ka arritur një automjet me targa të Malit të zi i cili drejtohej nga një shtetas i po këtij vendi. Gjatë pyetjeve fillestare oficerët doganor kanë vërejtur se personi ka frikë dhe e kanë ndalur për kontroll të mëtejmë. Oficerët kanë filluar kontrollën me pajisjet e specializuara amerikane ku në pjesët anësore të automjetit ka pasur indikacione se ka diçka të fshehur, në ato momente personi i dyshuar ka tentuar që të futet në veturë dhe të largohet por falë intervenimit të oficerëve doganor dhe policor personi është ndaluar dhe arrestuar.

Vetura është futur për kontrolle detale, ku gjatë kontrollit në pjesën e pasme  të veturës  -mbrapa dyerve të vozitësit nga ana e majtë  gjenden 7 qese të zeza dhe nga ana e djathtë mbrapa dyerve të bashkudhëtarit po ashtu 7 qese të zeza të ngarkuara me substancën e dyshuar narkotike e llojit heroin. Rasti dhe sasia prej rreth 30 kg substancë narkotike i është dorëzuar policisë derisa personi është arrestuar.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar në mbrojtjen dhe luftimin e dukurive negative, gjithashtu dogana falënderon qeverinë amerikane për përkrahjen e vazhdueshme si me pajisje po ashtu edhe me trajnime.