SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Dogana lehtëson tregtinë konkludon Banka Botërore

Dogana lehtëson tregtinë konkludon Banka Botërore

Prishtinë 21 mars 2017 –  në një studim i cili është zhvilluar nga IFC/World Bank (korporata financiare ndërkombëtare e cila është pjese e Bankës Botërore) dhe Dogana e Kosovës ka matur kohën e zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore si në eksport po ashtu edhe në import derisa rezultatet e këtij studime janë impressive pasi konkluzioni ishte që procedurat doganore pasi lehtësojnë tregtinë.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, theksoi ”Dogana ka kohë që ka filluar të bëjë reforma, të cilat kanë krijuar lehtësira për bizneset. Ky studim është kontribut i rëndësishëm me atë çka bëjmë ne. Pjesëmarrja në këtë studim ka bërë që ne të matim performancën dhe ky nuk është një studim i thjesht, por ka një efekt multiplikues. Sa i përket qarkullimit të mallrave eksport-import ky studim nuk ka gjetur pengesa të mëdha dhe për këtë ne jemi krenarë. Studimi ka treguar që Dogana zhvillon procedura me standarde evropiane. Gjetjet kryesore të këtij projekti japin një rezultat pozitiv”,

Derisa nga ana tjetër përfaqësues i Bankës Botërore z. Robert Struthers, theksoj se ky lloj studime është një mjet unik, i cili përdoret për të matur kohën e zhdoganimit të mallrave, nga koha kur hyjnë mallrat deri tek dalja e mallit derisa ka studimi ka përdorur një metodologjinë të pranuar nga Organizatës Botërore të Doganave. Gjtihashtu ai konkludoj se dogana e Kosovës ka procedura adekuate dhe nuk ka krijuar ngushtica të transporti por përkundrazi ka lehtësuar tregtinë.

Realizohet suksesshëm planin operativ “AKCIZA”

Realizohet suksesshëm planin operativ “AKCIZA”

Prishtinë 17 mars 2017 –  Njësit e Doganës së Kosovës mbrëmë kanë filluar një aksion në Prishtinë, ku janë kontrolluar 8 lokacione, dhe janë sekuestruar 17 aparate të pa licencuar për lojëra fati, 21 shtëpiza PC për lojëra të ndaluar KENO dhe Racing DOGS, 1 tavoline pokeri.

Mbrëmë rreth orës 22:00 ka filluar një aksion i gjerë nga njësit e Doganës ku janë bastisur disa lokacione në Prishtinë. Në pesë nga tetë lokacionet e kontrolluara janë hapur me forcë sipas urdhëresës së gjykatësit të procedurës paraprake ku janë sekuestruar 9 aparate për lojëra fati të pa licencuar, shtëpiza PC për lojëra KENO 10 copë. Vlera e mallrave të sekuestruara gjate këtij operacioni është rreth 30,000.00 €. Të gjithë aparatet e sekuestruar janë pa numra serik dhe dyshohet se janë të kontrabanduar. Të gjitha lokalet e kontrolluara kanë qenë pa mbishkrim dhe të kamufluara me xhama të errësuar.

Gjatë vitit 2017 Dogana e Kosovës gjatë ushtrimit të kontrollit në lokacione të ndryshme ka arritur që të sekuestroj afro 100 aparate të pa licencuar të lojërave të fatit dhe ka identifikuar afërsisht 70 pika basti të pa licencuara. Vlera e mallrave të sekuestruar të cilat dyshohet se janë të kontrabanda është afërsisht 150,000.00 €. Shuma e gjobave të lëshuara ndaj subjekteve që kanë operuar pa licence është mbi 100.000.00 €.

Dogana dhe Hekurudha e Kosovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Dogana dhe Hekurudha e Kosovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Prishtinë 16 mars 2017 – Dogana e Kosovës së bashku me Hekurudhat e Kosovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, nënshkrimi u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës z. Bahri Berisha dhe përfaqësuesit e hekurudhës z. Agron Thaçi Kryeshef i Infrakos Sh.A dhe Gelor Shala kryeshef i Trainkos Sh.A

Ky Memorandum ka për qëllim përcaktimin e modaliteteve, instrumenteve dhe mënyrave të bashkëpunimit lidhur me krijimin e kushteve dhe procedurave efektive për zhdoganimin e dërgesave, si dhe importeve të cilat bëhen nëpërmjet Hekurudhave të Kosovës, me qëllim të ushtrimit të kontrollit me efektiv doganor, shkëmbimit aktiv të informatave, zvogëlimit të kohës së pritjes se mallrave, si dhe masave tjera të nevojshme, për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e zhdoganimit të mallrave që importohen.

 Me këtë rast z. Berisha theksoi se “Dogana dhe hekurudhat luajnë rol të rëndësishëm në transportin e mallrave prandaj edhe ne sot përmes këtij memorandumi do të thjeshtësojmë procedurat dhe të mundësojmë biznesit ulje të kostove të transporteve për mallrat e tyre”

Derisa nga ana tjetër Kryeshefi Ekzekutiv z. Agron Thaçi e përgëzoi iniciativën për këtë akt të nënshkrimit të këtij memorandumi ndërmjet tri institucioneve i cili akt është në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi. I njëjti u zotua qe Infrakos Sh.A do t’i sigurojë kushtet e nevojshme në mënyrë qe ekzaminimi i mallrave të bëhet proceduralisht me i shpejt, i sigurt në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe operatorin Trainkos qe njëkohësisht ka për qellim rritjen e efikasitetit në shërbimin e interesave të përgjithshme të vendit.

Për fund z. Thaçi shprehë dëshirën qe ky memorandum të futet menjëherë në fuqi dhe të respektohet në praktikë në mënyrë qe të lehtësoj procedurat në importin dhe exportin e transportit të mallrave e cila do të ndikonte qe transporti i mallrave me hekurudhë të mbetët fokus për bizneset vendore dhe ato ndërkombëtare.

Ndërsa Kryeshefi ekzekutiv i Trainkos sh.a Gelor Shala theksoi “Falënderoi udhëheqësit e Doganave të Kosovës për bashkëpunimin e ofruar. Gjithashtu, ai u zotua se Trainkos-i do të qëndrojë në ballë të obligimeve që dalin nga ky memorandum dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve tona të vazhdojë të zhvillohet edhe më shumë edhe me institucione dhe organizata tjera në mënyrë që bizneseve që transportojnë mallra me Hekurudhë  t’u ofrohen shërbime edhe më të shpejta dhe më kualitative.

Krijimi i kushteve sa më të mira për transportimin e mallrave me hekurudhë ofron përfitime të shumëfishta, fillimisht për bizneset më pas edhe për qytetarët dhe shoqërinë tonë në përgjithësi. Iniciativa të tilla meritojnë mbështetje sepse ato do të ndikojnë edhe në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit tonë. Lehtësimi i procedurave doganore do të jetë një indikator për orientimin e bizneseve që mallrat e tyre të bartën përmes hekurudhave.

Dogana ushtron kontrolle në një depo ku gjenden edhe sasi të konsiderueshme të mallrave kontrabandë

Dogana ushtron kontrolle në një depo ku gjenden edhe sasi të konsiderueshme të mallrave kontrabandë

Mitrovicë 15 mars 2017 –  Njësit e Doganës së Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar një aksion tek një lokacion i dyshuar për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara, në pjesën veriore të Mitrovicës.  Pas fillimit të kontrollës njësit e doganës kanë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara.

Në ketë aksion Dogana e Kosovës është përkrahur nga Policia e Kosovës dhe ATK. Biznesi i cili është kontrolluar ka qenë edhe më herët I dyshuar për veprën penale të kontrabandimit me mallra. Operacioni ka shkuar ne rregull dhe janë evidentuar të gjitha mallrat e dyshuara se janë te kontrabanduara.

Sasia e mallit të ndaluar:

  1. Lengje të gazuara mbi 9000 litra .
  2. Pije alkoolike 1200 litra
  3. Cigare 150.000 copë apo mbi 8000 paketime.

Ndaj personave përgjegjës janë iniciuar kundërvajtjet si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.

Drejtori i Përgjithshëm shpërndan mirënjohje për oficerët doganor të Vërmicës

Drejtori i Përgjithshëm shpërndan mirënjohje për oficerët doganor të Vërmicës

Prishtinë 15 mars 2017 – Drejtori I përgjithshëm I Doganës së Kosovës, z. Bahri Berisha sot shpërndau mirënjohje zyrtarëve doganorë të pikës kufitare Vërmicë, për vigjilencën dhe kontributin në zbulimin e më shumë se 2 milion eurove të falsifikuara.

 

Me këtë rast Drejtori I përgjithshëm theksoi “Në secilën organizatë stafi i saj janë pjesa më e vlefshme, prandaj Dogana duke iu falënderuar stafit të saj është duke bërë një punë të mrekullueshme, falë tyre rezultatet nuk mungojnë. Përveç mbledhjes së të hyrave tanimë kemi rritur kapacitetet edhe në zbulimin veprave penale, andaj sot shprehi mirënjohjen time të lartë për oficerët doganor”

 

Dogana e Kosovës është e vendosur fuqishëm të luftoj dukuritë negative,  informalitetin dhe është maksimalisht e angazhuar në parandalimin e dëmtimit të qytetarëve të Kosovës, ekonomisë dhe zhvillimit të vendit.

Kapen 65 automjete të pazhdoganuara gjatë një aksioni nga Dogana

Kapen 65 automjete të pazhdoganuara gjatë një aksioni nga Dogana

Prishtinë 13 mars 2017 – Njësti e Doganës së Kosovës kanë pranuar një informatë se në rajonin e Mitrovicës një subjekt që merret me tregtimin e automjeteve posedon sasi të konsiderueshme të automjeteve të cilat janë duke u demoluar (shkatërruar për pjesë) dhe nuk kanë të paguara obligimet doganore.

Njësit e Doganës kanë organizuar kontrollin te subjekti që merret me tregtimin dhe servisimin e automjeteve dhe kontrolli ka gjetur 65 automjete të demoluara të cilat nuk i kanë kryer obligimet doganore. Automjetet e demoluara janë evidentuar, gjithashtu kontrolli ka gjetur edhe librezat të cilat janë ndaluar përkohësisht.

Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme së bashku me njësit policore për verifikimin e automjeteve nëse ndonjëra nga ato është e vjedhur.

Derisa për çështje doganore është duke u bërë vlerësimi i tyre dhe shmangjet potenciale nga pagesa e taksave doganore.

Mbi dy milionë euro, para të gatshme, të dyshuara si të falsifikuara

Mbi dy milionë euro, para të gatshme, të dyshuara si të falsifikuara

Prishtinë, më 10 mars 2017

Policia e Kosovës, konkretisht policia kufitare, në PKK Vermicë, në bashkëpunim me zyrtarët Doganor, më 10.03.2017 rreth orës 00:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, kanë ndaluar automjetin TAXI me targa të Shqipërisë për një kontroll më të detajuar.

Vetura drejtohej nga B.D, i lindur më 1972, mashkull, shtetas i Shqipërisë dhe për pasagjer kishte: F.B, i lindur më 1980, mashkull, shtetas i Kamerunit, me leje qëndrimi në Francë.

Gjatë kontrollit të përbashkët nga zyrtarë të të dy institucioneve, në bagazh të automjetit në një çantë, në brendësi të saj janë gjetur paketime të ndryshme kartëmonedhash të dyshuara si të falsifikuara me vlerën e: 500, 200, 100 dhe 50 euro. Po ashtu, së bashku me to është gjetur edhe letër e paketuar dhe e prerë në dimensione që i përgjigjen masës së kartëmonedhave: 500, 200, 100, 50 euro.

Pas numërimit të kartëmonedhave të falsifikuara, rezulton të jenë: dy milion e njëqind e tridhjetë e një mijë (2.131.000) euro,  si dhe dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e tre (2733) copë letër e bardhë që do të përdorej  për përpunim e kartëmonedhës 500 eurosh.

Policia si provë materiale ka konfiskuar kartëmonedhat e dyshuara si të falsifikuara, si dhe tetë (8) shishe me preparate kimike që përdoren për falsifikim, tri (3) folija alumini, një pako doreza plastike, dy shiringa, dy pasaporta të Kamerunit, një patentë shoferi dhe një  leje qëndrimi për në Francë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit – Departamenti i Krimeve të Rënda  në Prizren dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në bashkëpunimin e ndërsjellët me qëllim parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend.

Njoftim për eksportuesit Kosovar

Njoftim për eksportuesit Kosovar

Prishtinë 10 mars 2017 –   Dogana e Kosovës ka filluar me aplikimin e sistemit REX në kuadër të skemës GSP (General System of Preferences) e cila i ofrohet vendeve në zhvillim në këtë rast Kosovës nga Zvicra dhe Norvegjia. Ky sistem u mundëson eksportuesve kosovar që eksportojnë mallra në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem dhe pastaj të kenë mundësi që për mallrat që i prodhojnë dhe eksportojnë në këto dy vende të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me certifikatë të origjinës FORMA A. Funksionimi i plotë i këtij sistemi ka filluar nga data 1 janar 2017.

Periudha tranzitore nga metoda e certifikimit me certifikatën FORMA A (siç ka qenë)  në metodën e certifikimit përmes sistemit REX do të zgjas një vit me mundësi shtyrje për gjashtë muaj të tjerë, periudhë pas të cilës çdo eksportues që dërgon mallra me origjinë të Kosovës në këto dy vende nuk mund të bëjë një gjë të tillë pa qenë i regjistruar. Prandaj njoftohen të gjithë prodhuesit/eksportuesit nga Kosova që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe dëshirojnë të përfitojnë nga skema e Sistemit Gjeneral të Preferencave,  të plotësojnë formularin i cili gjendet web faqen e Doganës dhe të njëjtën të vijnë ta paraqesin pranë sektorit të Origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë në mënyrë që të regjistrohen në sistem. Pas regjistrimit do ta merrni numrin e regjistrimit të cilin duhet ta vendosni tek deklarimi fatural.

Të gjitha informatat dhe formularët gjenden në web faqen e doganës tek kategoria Për Biznese apo linkun:
http://dogana.rks-gov.net/per-biznese/cert-e-origjines-per-zvicrren-dhe-norvegjine/

 

 

Dogana e Kosovës anëtarja e 181 e Organizatës botërore të Doganave

Dogana e Kosovës anëtarja e 181 e Organizatës botërore të Doganave

Prishtinë 3 mars 2017 – Dogana e Kosovës është anëtarja e më e re e organizatës botërore të doganave. OBD është organizata e vetme botërore dhe ndër organizatat me te mëdha ne bote, e cila përfaqëson 180 shtete. Kosova sjell numrin në 181.

 

Përmes pjesëmarrjes në këtë Organizatë, Dogana e Kosovës do te ketë mundësinë per qasje në informata dhe të jetë bashke-pjesëmarrëse ne operacione ndërkombëtare per luftimin e terrorizmit, shpëlarjes se parëse, tregtisë se jashtëligjshme në përgjithësi. Duke qene anëtare e OBD, Dogana do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik te vendit përmes adaptimit automatik te procedurave dhe proceseve të analizuara dhe studiuara nga te gjitha Administratat doganore te WCO.

 

Republika e Kosovës përmes OBD bëhet me automatizëm anëtare e konventave ndërkombëtare të cilat zbatohen nga OBD, prandaj kjo kontribuon edhe më tej në krijimin e e lehtërisave për tregtinë ndërkufitare dhe uljen e mëtejme të kostove të biznesit

 

Dogana do të jetë partnere kredibile në ketë organizate dhe do të siguroi që pjesëmarrja jonë nuk do te kontribuoj vetëm interesave te Republikës se Kosovës por të zinxhirit të tregtisë ndërkombëtare.

Dogana miraton normën vjetore për vonesa dhe kamatën kompenzuese në lartësi prej 7,8 %

Dogana miraton normën vjetore për vonesa dhe kamatën kompenzuese në lartësi prej 7,8 %

Prishtinë 27 shkurt 2017 – me vendim të drejtorit të përgjithshëm duke u bazuar  në neni  223 të kodit Doganor, Dogana ka filluar të aplikojë normën  vjetore të kamatës së vonuar (interesit) dhe kamatës kompenzese për shumë e detyrimeve të papaguara brenda afateve ligjore.

 

Norma vjetore e kamatës së vonuar (interesit) dhe kamatës kompenzuese është në lartësinë prej 7,80% apo 0,65% mujore. Ky vendim ka efekt juridik dhe efekt në kontabilitete e evidentuara duke filluar nga data 01.01.2017.

 

Me qëllim të zbatimit të dispozitave mbi borxhin dhe kur detyrimet doganore nuk janë shlyer brenda afatit të përcaktuar sipas legjislacionit atëherë aplikohet norma për vonesa.

 

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha theksoj se “Aplikimi i kësaj norme interesi bëhet me qëllimi që të mbrohen të hyrat e qytetarëve të Kosovës, si dhe adresohet dhe mbyllet edhe një çështje e dal nga rekomandimet e Auditorit të përgjithshëm”.

Fuqizimi i partneritetit ndërmjet Doganës së Kosovës dhe asociacioneve të biznesit

Fuqizimi i partneritetit ndërmjet Doganës së Kosovës dhe asociacioneve të biznesit

Prishtinë, 21 shkurt 2017 – Fuqizimi i partneritetit ndërmjet Doganës së Kosovës dhe asociacioneve të biznesit është i një rëndësie të madhe për lehtësimin e të bërit biznes për sektorin privat. Kjo u tha gjatë takimit ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës Bahri Berisha dhe Drejtorit Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Bahri Berisha, shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në avancimin e dialogut ndërmjet Doganës dhe sektorit privat, duke u zotuar për vazhdimin e këtij dialogu, përmes Këshillit Konsultativ Fiskal, ose edhe mekanizmave të tjerë institucionalë.

 

Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka uroi Drejtorin e ri të Doganës për emërimin në këtë pozitë të rëndësishme duke qenë i bindur që përvoja e tij profesionale do do t’i kontribuojë më tej zhvillimit të Doganës dhe përmirësimit të dialogut me komunitetin e biznesit.

Vënia e gurthemelit të pikëkalimit kufitar në Merdarë

Vënia e gurthemelit të pikëkalimit kufitar në Merdarë

Menaxhimi i kufijve sipas standardeve evropiane demonstron përkushtimin e shtetit tonë për integrime evropiane dhe euroatlantike. Republika e Kosovës është ndër shtetet e para të rajonit e cila ka vendosur dhe zbaton politikat e menaxhimit të integruar të kufijve, si një model i avancuar i kontrollit të kufijve, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe për një lëvizje më të lirë për njerëzit, idetë dhe mallrat. Ne po konsolidojmë standardet evropiane në fushën e kontrollit kufitar me gjithë shtetet fqinje, për të rritur sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë. Por edhe më shumë, ne po ndërtojmë vlera shtetërore, të qëndrueshme dhe moderne. Ne po bëjmë progres për të jetësuar vizionin tonë euroatlantik, prandaj presim mbështetjen e merituar për të përshpejtuar integrimin e Kosovës në BE, NATO, OKB dhe institucione tjera relevante.

 

Vënia e gurthemelit për ndërtimin e pikëkalimit të përhershëm kufitar këtu në Merdarë, është dhurata jonë për ditëlindjen e nëntë të shtetit tonë të ri. Ky është një gur më shumë në themelet e shtetit, sovranitetit dhe prosperitetit.

Ky është rezultat i dialogut të për fqinjësi të mirë dhe paqe që po e zhvillojmë në Bruksel. Është rezultat i Marrëveshjes së IBM-it me të cilën vendosëm kufijtë ndërshtetëror mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjes së fuqishme të SHBA-ve.

 

Që nga viti 2011 kur e kemi arritur këtë marrëveshje, autoritetet shtetërore kufitare të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë kanë rritur bashkëpunimin me qëllim të kontrollit sa më të mirë të kufirit, duke përmirësuar dukshëm lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve si dhe duke detektuar dhe penguar dukuritë negative kufitare, në dobi të dyja shteteve.

Me këtë rast dëshiroj të falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen e projekteve për ndërtesat e përhershme kufitare përfshirë dhe financimin e tyre, për gjashtë pikëkalimet kufitare.

Projekti i PKK në Merdarë është më i madhi prandaj e kemi nisur të parin. Ky PKK ka rëndësi madhore për infrastrukturën dhe konektivitetin rajonal të shtetit tonë, duke marrë parasysh autostradat dhe korridoret rrugore rajonale që kalojnë përmes tij. Duke marrë parasysh sukseset tona në ndërtimin e infrastrukturës së rrugëve dhe autostradave, infrastruktura moderne e pikëkalimit kufitar në Merdarë që po e fillojmë sot është edhe një sukses i madh i Qeverisë së Kosovës.

Bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe UNOPS-it si partner implementues i përzgjedhur nga BE ka qenë i shkëlqyeshëm për realizimin e projektit, dhe i tillë do të vazhdoj edhe në fazat e ndërtimit. Ne