Nga cilat taksa lirohem me rastin e importit ng
Nëse mallrat janë të importuara nga vendet anëtare të CEFTA-s dhe atë e dëshmon me certifikatën mbi origjinën e mallit (EUR1) nga shteti përkatës at’her lirohet nga taksa doganore prej 10%.
Nëse mallrat janë të importuara nga vendet anëtare të CEFTA-s dhe atë e dëshmon me certifikatën mbi origjinën e mallit (EUR1) nga shteti përkatës at’her lirohet nga taksa doganore prej 10%.
Veturat lirohen vetëm nëse personi ka statusin e personit te hendikepuar, vetura është e përshtatur për nevoja te tij dhe importohet nga personi i hendikepuar. Sa i përket kufizimit ekziston edhe për këto subjekt.
Vërejtje: Veturat për persona me përcjellës ( të cilët nuk janë fare në gjendje të ngasin veturën) nuk gëzojnë këtë lirim edhe nëse posedojnë dokument mbi paaftësinë.
Vlera e automjeteve përcaktohet:
a) në bazë të faturës nëse ajo është e paraqitur në vlerë reale, ( vlera e transaksionit)
b) nëse nuk është vlera transaksionit, atëherë vijnë ne aplikim metodat tjera te vlerësimit.
Në bazë të LIGJI Nr. 05/L-132, neni 44, pika 2: Në Kosovë nuk mund të importohen vetura më të vjetra se dhjetë (10) vjet.
Import dokumentet
a) Fatura në bazë të se cilës deklarohet vlera doganore e mallrave, sipas nenit 91 te këtij akti
b) Deklarata për vlerat doganore te mallrave te deklaruara, sipas nenit 88 te këtij akti
c) Dokumentet e kërkuara për aplikimin e aranzhimeve preferenciale tarifore (EUR 1)
Dokumenti I fundit nuk është kërkesë e doganës por varet prej institucioneve tjera
d) Te gjitha dokumentet e kërkuara për aplikimin e dispozitave qe rregullojnë lirimin për qarkullimin e lire te mallrave te deklaruara (Certifikata veterinare, sanitare fitosanitare, licencat e ndryshme qe janë kusht për lëshimin e mallit ne qarkullim te lire).
Ndersa per Eksport nevojiten:
Taksat të cilat paguhen me rastin e kalimit të kufirit të Kosovës janë:
a)Taksa doganore e cila iu nënshtrohet mallrave me rastin e kalimit të kufirit dhe paguhet 10% në vlerë të mallit;
b)Taksa e akcizës e cila është një taksë e veçantë selektive që iu vihet një numri të caktuar të mallrave të tatueshme që lëshohen për konsum të lirë me qëllim të arritjes së efekteve të caktuara dhe paguhet në vlerë të mallit apo sipas njësisë matëse(specifike).
c)TVSH e cila është një taksë e cila mblidhet në kufi nga Shërbimi Doganor në emër të administratës tatimore dhe paguhet 18% në vlerë të mallit.
Hani Elezit – Terminal, 1 Shkurt 2008 – Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Doganor z. Naim Huruglica së bashku me z. Hashim Thaçi Kryeministër, z. Paul Acda ZPSSP, dhe z. Ahmet Shala Ministër MEF, sot e bënë inaugurimin e fillimit të punës së skanerit mobil të Shërbimit Doganor.
Skaneri sot edhe zyrtarisht do të lëshohet në punë, me 1 shkurt 2008. Ky është skaneri i parë mobil në Kosovë. Kjo pajisje do të ndihmojë në parandalimin e Kontrabandës dhe do të rris kapacitetet e doganës në mbrojtjen e shoqërisë.
Përveç efekteve pozitive që do të sjellë përdorimi i skanerit në të hyrat nga Dogana, përdorimi i tij do të bëj Kosovën vend edhe më të sigurt sepse e rrit aftësinë e zbulimit të lëndëve narkotike, armëve si dhe mallrave të kontrabanduara.
Kapaciteti i skenimit të pajisjes është 24 maune brenda një ore. Vlera e skanerit është afro 1.4 milion euro dhe e tëra është investim i Qeverisë së Kosovës.