SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

ZBULOHET SASI E KONSIDERESHME E MUNICIONIT

ZBULOHET SASI E KONSIDERESHME E MUNICIONIT

 

 

 

 

 

 

 

Pejë-Kullë 13 nëntor 2008, – Rreth orës 18:45 në pikë kalimin kufitar Kullë, oficerët doganor kanë ndaluar një furgon për kontrollë doganore. Pasi që ngasësi i furgonit ishte përgjegjur që nuk kishte asgjë për të deklaruar, oficerët doganor filluan kontroll detal, me ç’rast ata  zbuluan sasi të konsiderueshme të municionit.

Gjatë këtij kontrolli, të fshehura janë gjetur:

  • Fishek të pushkës së gjyetis  :20pce.
  • Fishek të pushkës  Karabin    :60pce.
  • Jakne                                 :14pce.
  • Pantollona                           :12cpe.

Automjeti është ndalur nën mbikëqyrje doganore deri në përfundimin e procedurave të këtij rasti. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia gjithashtu edhe malli i konfiskuar  i është dorëzuar policisë kufitare.

MINISTRI SHALA SHPËRNDAN çERTIFIKATA PËR OFICERËT

MINISTRI SHALA SHPËRNDAN çERTIFIKATA PËR OFICERËT

 

 

 

 

 

 

Prishtinë 31 Tetor 2008 – Sot në drejtorinë e Doganës në Prishtinë, është bërë çertifikimi i Oficerëve të rinjë Doganor nga komuniteti serb.

Pasi kanë vijuar një trajnim 6 javorë në Doganë, 16 doganierët serb sot janë pajisur me çertifikatat përkatëse, të lëshuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z.Naim Huruglica.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast i pranishëm ishte edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala, i cili njëherësh ka bërë shpërndarjen e çertifikatave për Oficerët e rinjë.

Dogana e Kosovës, konsideron se përfshirja e pjesëtarëve të pakicës serbe në këtë institucion është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së kërkesave që përcaktojnë kuotat për inkuadrimin e pakicave në institucionet e Kosovës.

Kjo njëherësh dëshmon përkushtimin e Doganës, që brenda vetës, të përfshijë pjesëtarë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. 

 

 

NDALOHEN MBI 100 AUTOBOTE ME DERIVATE TË NAFTËS

NDALOHEN MBI 100 AUTOBOTE ME DERIVATE TË NAFTËS

Hani i Elezit 16 Tetor 2008.- Shërbimi Doganor pas pranimit të udhëzimit nga  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht nga Inspektorati i MTI-së ka ndaluar importin e një numri mjaft të madh të autoboteve të ngarkuara me derivate të naftës. Kjo ndalesë është aplikuar pasi që kualiteti i naftës dhe derivateve të saj nuk është brenda parametrave të Udhëzimit Administrativ, të lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nr. 2006/16 PËR CILËSINË E DERIVATEVE TË NAFTËS NË KOSOVË.

Sipas ligjit të gjitha importet e naftës duhet të plotësojnë kriteret e cilësisë së naftës të paraparë me këtë Udhëzim Administrativ. Deri më tani në pikën kufitare në Han të Elezit janë të ndaluara afro 100 autobote dhe 10 vagon të trenit. Të gjitha këto importe të bllokuara kanë poseduar deklaratën e konformitetit me vlera më të ulëta se sa që është paraparë në Udhëzimin Administrativ.

Shërbimi Doganor ka urdhëruar të gjithë importuesit që konform legjislacionit doganor të bëjnë kthimin e këtyre cisternave mbrapa tek furnitori, përndryshe pas përfundimit të afatit ligjor të gjitha këto autobote do t’i nënshtrohen konfiskimit.
 

TAKIMI ME DOGANËN E MAQEDONISË

TAKIMI ME DOGANËN E MAQEDONISË

Prishtinë 14 Tetor 2008.- Menaxhmenti i Shërbimit Doganor, respektivisht Drejtori i Përgjithshëm z. Naim Huruglica me bashkëpunëtor, gjatë ditës së djeshme ka pritur  Drejtorin e Përgjithshëm të doganës së Maqedonisë z. Vanco Kargov, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë në një vizitë pune. Ky takim u mbajt në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Takimi në veçanti ishte i ndërlidhur me çështjet e krijimit të lehtësimeve për qarkullimin e mallrave dhe udhëtarëve ndërmjet dy vendeve. Po ashtu, është biseduar për bashkëpunimin në fushën e luftimit të kontrabandës, si dhe parandalimin e evazionit të mundshëm fiskal dhe aktiviteteve të ndryshme kriminale.

“Si e arritur kryesore nga kjo mbledhje është marrëveshja për një sistem të avancuar të shkëmbimit të informatave. Me anë të këtij sistemi ne do të jemi në gjendje që bashkërisht, dhe në mënyrë të organizuar të luftojmë krimin e organizuar.”- tha pas takimit z. Naim Huruglica.

Ishte takim shumë konstruktiv në vazhdën e takimeve bashkëpunuese të cilin Dogana e Kosovës e ka me Doganat në regjion dhe përpjekjeve të vazhdueshme që po bëhen në drejtim të lehtësimit të qarkullimit të mallërave dhe njerëzve por edhe në luftimin e dukurive negative.

 

 

REKORD NË MBLEDHJEN E TË HYRAVE DITORE

REKORD NË MBLEDHJEN E TË HYRAVE DITORE

 

Prishtinë 9 Tetor 2008.- Gjatë këtyre 24 orëve raportuese Shërbimi Doganor ka mbledhur të hyra në shifër rekorde (nga taksat e mallërave të importuara) në vlerë prej 2.416.270,36 €.

Në përgjithësi mbledhja e të hyrave nga Dogana gjatë periudhës 9 mujore të vitit 2008 është rritur dhe deri në fund të muajit Shtator dogana ka mbledhur të hyra  prej 426,458,087 euro që  është 2% mbi planit të realizuar për vitin buxhetor 2008. Dogana beson se deri në fund të vitit 2008 të hyrat e mbledhura do të arrijn afër 600 milion euro. Në  krahasim me vitin e kaluar kjo paraqet një rritje të të hyrave, pasi që po në të njëjtën periudhë të vitit 2007 SHD kishte mbledhur 379,583,830 euro. Por nëse merret parasysh të hyrat momentale të grumbulluara nga dogana deri në fund të muajit të 9 (shtator) vërehet një rritje në krahasim me periudhën paraprake të vitit të kaluar, kjo rritje është për 47 milion euro.

Gjithashtu gjate 24 orëve te fundit oficerët e Shërbimit Doganor kanë zbuluar 6 kundërvajtje doganore, ku kontrabandimi ishte i ndërlidhur me cigare dhe naftë si dhe janë konfiskuar 2 automjete.

 

ZBULOHET NJË DEPO ME DUHAN TE KONTRABANDUAR

ZBULOHET NJË DEPO ME DUHAN TE KONTRABANDUAR

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë 9 tetor 2008.- Dje gjatë orëve të pasditës Njësit e Doganës kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të duhanit. Pas hetimeve të bëra nga njësit e Doganës si dhe në bashkëpunim të ngushtë me  prokurorinë komunale të Prizrenit, gjatë pasdites së djeshme njësit antikontrabandë të  Shërbimit Doganor  kanë kryer bastisjen e një shtëpie dhe lokali në fshatin Shkozë, komuna e Prizrenit.

Bastisja është bërë me dyshimin se ekziston një depo e cila bënë shitjen e duhanit të kontrabanduar. Me ketë rast janë zbuluar sasi të mëdha te duhanit ilegal mbi 250.000 copë cigare, kurse vlera e mallit është mbi 10.000 €uro. Llojet e duhanit te zbuluar janë KAMEL dhe RONSON. Një pjesë e këtij duhani ka pasur banderola të Malit te Zi.

Duhani është konfiskuar, I dyshuari është marrur në pyetje dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt përmes kallzimit penal.  

 

 

 

AMBASADORJA KAIDANOW I DHURON DOGANËS AUTOMJET ME

AMBASADORJA KAIDANOW I DHURON DOGANËS AUTOMJET ME

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë 2 Tetor 2008, Sot në Drejtorin e Shërbimit Doganor është mbajtur ceremoni solemne, ku ambasadorja Tina Kaidanow i ka dhuruar Shërbimit Doganor  një skener mobil me rreze rëntgen për inspektim të specializuar të dërgesave.

Ndër pajisjet e dhuruara nga Ambasada Amerikane nëpërmjet programit të tyre EXBS janë edhe pajisje tjera si ato për matjen e dendësisë, kamera speciale për kontrolle te specializuara si dhe pajisje tjera të cilat mundësojnë njësitet anti-kontrabandë të Shërbimit Doganor që të luftojnë kontrabandimin dhe futjen e mallrave ilegalisht në territorin e Kosovës.

“Këto pajisje do të ndihmojë që kontrollet dhe luftimi i kontrabandistëve të jetë më i suksesshëm dhe më i përshtatshëm  për shkak të mundësisë së lëvizjes së tij anekënd Kosovës, duke përfshirë edhe kalimet nëpër vijën e gjelbër të kufirit të Republikës së Kosovës” . – tha me këtë rast zt. Naim Huruglica Drejtori i përgjithshëm.

Vlera e donacionit është mbi 1 milion e 100mijë dollarë Amerikan.

Në ceremoninë e mbajtur sot ishin prezent edhe Ministri i Financave z. Ahmet Shala, Ministri i punëve të brendshme z. Zenun Pajaziti, si dhe shumë zyrtarë të tjerë.

ZBULOHET KAMIONETA SPECIALE PËR TRASPORTIN E DERIV

ZBULOHET KAMIONETA SPECIALE PËR TRASPORTIN E DERIV

 

 

 

 

 

 

Skenderaj 19 Shtator 2008 Policia e Kosovës sot në mëngjes ka dorëzuar një kamionetë të dyshimtë në Terminalin Doganor të Mitrovicës.

Njësitet antikontrabandë bënë një inspektim më të hollësishëm. Përmes mjeteve speciale janë gjetura në kabinë të kamionetës disa hapësira speciale të krijuara në mënyrë artificiale duke e hapur tërësisht dyshemenë e kamionetës. Pas hapjes është hasur në një hapësirë të madhe postfabrikante.                     Brenda në hapësirën e gjerë post fabrikante ishin të fshehura 510 litra benzinë (në kanistra). Hapësira e tillë është e krijuar në mënyrë artificiale dhe shumë vështirë për tu hetuar.

Kamioneta dhe benzina janë konfiskuar, kurse rasti është proceduar për hetime të mëtejme.  

 

AKSIONI KUNDER CIGAREVE PA BANDEROLA

AKSIONI KUNDER CIGAREVE PA BANDEROLA

Prishtinë – Llapnasellë – 19 shtator 2008 sot në mëngjes në D.D. Dheu i Bardhë, gjatë një kontrolli në vendkalimin kufitar në hyrje të Kosovës në një veturë me tabela KS, është zbuluar sasia prej 132 boksa cigare, këto cigare ishin të fshehura në pjesë të ndryshme të vetures në bunker special të ndërtuar për kontrabandim.

Pas këtij zbulimi, njësitet e Hetuesisë dhe të antikontrabandës të SHD me urdhër të prokurorit publik dhe në asistencë të Policisë së Kosovës kanë bërë bastisjen e  4 lokacione në fshatin Llapnasellë, Komuna e Prishtinës, që është dyshuar se janë të ndërlidhura me cigaret e zbuluar në Dheun e Bardhë.  Gjatë kontrollit të dyqaneve është vërejtur një person i cili nga një furgon largonte një pako, i cili u ndalua ku pas kontrollit u zbulua se në pako kishte cigare pa banderolë. Me këtë rast është kontrolluar edhe furgoni në fjalë,  ku u zbuluan cigare të kontrabanduara pa pulla fiskale “banderola”                                                             Mallrat e konfiskuara gjatë këtij aksioni është si më poshtë:

        Cigare pa banderolë :

  1. MN ( kaltër)               54 box = 10 800 copë
  2. MN ( kuqe)                93 box = 18 600 copë
  3. Partner                    267 box = 53 400 copë
  4. Davidof ( Clasic)        12 box =   2 400 copë
  5. Clasic                         40 box = 8 000 copë
  6. Drina ( Denifine)         89 box = 17 800 copë
  7. Marlboro Light            59 box = 11 800 copë
  8. Marlboro ( kuqe)    116.7 box = 23 340 copë
  9. Lucky Strike               17 box =   3 400 copë
  10. MN slims                     2 box =      400 copë  
  11. LM                             1 box =      200 copë  

 Gjithsejt  750.7 box  apo 150.140 copë cigare

  •        Kafe e pjekur dy thas afërsisht 50 kg
  •        Paketime të zbrazëta të kafës ( 100 gr) 2200 copë
  •        Kese najlloni 130 komplete x 100 copë. 

      Cigaret e zbuluara në sasi totale në dy rastet janë konfiskuar nga ana e SHD. Me urdhër të prokurorit publik, personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit. Lenda referohet sektorit të Hetuesisë për procedurë të mëtutjeshme.

 

 

 

 

 

 

RAPORT DITOR I SHËRBIMIT DOGANOR

RAPORT DITOR I SHËRBIMIT DOGANOR

 

 

 

 

Raporti i mëposhtëm përfshin periudhën 48 orëshe, respektivisht nga ora 08:00 e datës 13/09/08 deri në ora 08:00 të datës 15/09/08. Gjatë kësaj periudhe raportuese në të gjitha degët doganore të Kosovës janë lajmëruar (importuar) 762 ngarkesa me mallëra komerciale

Oficerët e Sherbimit Doganor kanë zbuluar 9 kundërvajtje doganore, shumica e tyre janë të ndërlidhura me kontrabandimin e derivateve të naftës në rajonin e Mitrovicës me ç’rast në këto raste të ndalimit janë zbuluar 1080L nafte dhe benzin. Gjithashtu në kuader të këtyre zbulimeve të kundërvajtjeve ka pasur edhe raste të mosdeklarimeve të sakta të mallrave të importuara.

Gjatë këtyre 48 orëve raportuese Shërbimi Doganor ka mbledhur të hyra (nga taksat e mallrave të importuara) si më poshtë:

  •    Dogana :      390,235.25  €
  •     Akciza  :      314,620.63  €
  •     TVSH   :   1,284,831.59  €
  •     Total     :   1,989,687.47  €