• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

05/12/2008

KONFISKOHEN CIGARE PA BANDEROLË NË REGJIONIN E FER

 

 

 

 

 

 

 

Ferizaj 4 dhjetor 2008, sot në regjionin e Ferizajit, respektivisht në fshatin  Komogllavë dhe Gërlicë  pas një operacioni të organizuar nga Njësit e Doganës së Kosovës janë konfiskuar sasi të konsiderueshme e cigareve pa banderolë. Pas dyshimeve të Doganës për tregti me duhan pa banderola, njësitet e Doganës me leje te Prokurorit publik dhe me asistence te Policisë se Kosovës kane kryer bastisjen e shtëpive ne dy lokacione te ndara, njëra ne fshatin Komogllavë dhe tjera në fshatin Gërlicë.

Sasia e cigareve te konfiskuara ne këto dy lokacione është:

     1. 57,880 pako ose ne cope 1,157,600.00

Llojet janë te ndryshme por kryesisht dominonë Kamel, Slims, Prestig, Ronhill dhe lloje të tjera të ndryshme në sasi më të vogla. Vlera e këtyre cigare në tregun kosovar është afro 60.000 Euro.

Gjatë bastisjes nuk ka pasur të arrestuar, hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

 

 

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

DOGANIERËT PARANDALOJNË KONTRABANDËN NË HANIN E EL

DOGANIERËT PARANDALOJNË KONTRABANDËN NË HANIN E EL

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hani Elezit 10 dhjetor 2008 – Sot në Degën Doganore Hani i Elezit, Oficerët Doganor kanë ndalur një maune, e cila pas kontrollit përmes skanerit ka rezultuar me 5 vende të dyshimta dhe më pas është dërguar për kontroll fizike detale. Gjatë ekzaminimit oficerët doganor kanë hasur në një Arkë Metalike. Pas dyshimeve të bazuara oficerët doganor skenuan edhe Arken, ku pas skenimit është vërejtur qartë se brenda saj gjendeshin artikuj të ndaluar si në vijim: 

  • Fishek – 194 copë
  • Armë –  Pushkë 1 cope
  • Vaj për Pastrim të armëve 50ml – 1copë
  • Shufër për pastrimin e armës – 1 copë
  • Çantë gjyetie – 1 copë

Të gjitha pajisjet e lartëpërmendura i janë dorëzuar policisë së Kosovës. Kontrolli i kësaj maune është duke vazhduar për shkak të dyshimeve potenciale.

LEXO MË SHUMË
DOGANA KALON SHIFRËN PREJ 500 MILION EUROVE

DOGANA KALON SHIFRËN PREJ 500 MILION EUROVE

Prishtinë 19 nëntor 2008, Angazhimi maksimal i Doganës së Kosovës ka rezultuar që për herë të parë pas 9 viteve të themelimit të Doganës ka arritur shifrën rekorde në mbledhjen e të hyrave në fillim të nëntorit, pra kjo është hera e parë që gjysmë miliard euro janë mbledhur për buxhetin e Kosovës dy muaj para përfundimit të vitit. 

Duke marr parasysh rrethanat politike në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë ky është një sukses i veçantë i Doganës. Dogana e Kosovës deri në javën 45 (9 nëntorit 2008) ka mbledhur të hyra saktësisht 500.892.187.22 milion euro që është 86% e planit të realizuar për vitin buxhetor 2008.
Krahasuar me vitin e kaluar, kjo paraqet një rritje të të hyrave,  sepse  në periudhën e njëjtë, javën e 45 të 2007 Shërbimi Doganor kishte mbledhur 446 milion euro. Pra ka rritje prej 54 milion eurove.

LEXO MË SHUMË