SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

DOGANIERËT PARANDALOJNË KONTRABANDËN E NAFTËS

DOGANIERËT PARANDALOJNË KONTRABANDËN E NAFTËS

Mitrovicë. 04.09.2008 -Mbrëmë në rrugën Mitrovicë – Skenderaj, Shërbimi Doganor i Kosovës (njësitet antikontrabandë FAST) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndaluar një autobotë për të cilën dyshohet se është tërësisht e kontrabanduar nëpërmjet veriut të Kosovës, kjo autobotë nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit.

Informatat fillestare mbi sasinë e tentuat për kontrabandim flasin për mbi 13.000 litra benzinë, gjithashtu pas kontrollit të kabinës së shoferit janë gjetur edhe një sasi e madhe e parave (12.000 euro).
Vozitësi i autobotës është marr në pyetje nga oficeret hetues, kurse autobota dhe tërë sasia e benzinës i janë nënshtruar ndalimit, respektivisht konfiskimit

Gjithashtu dje rreth orës 16:00 Shërbimi Doganor ka arritur të parandaloj edhe një tentim kontrabandimi të derivateve të naftës. Në këtë rast njësit tona kanë ndaluar një kombi i cili kishte mbi 2000 litra naftë.  

Pra vetëm në këto dy raste janë konfiskuar dhe parandaluar kontrabandimi i mbi 15000 litra derivate të naftës. Rasti i është referuar hetuesisë deri në përfundim të procedurave.

 

PARANDALIM I KONTRABANDËS

PARANDALIM I KONTRABANDËS

Podujevë, 01 Shtator 2008 – Rreth orës 20:45 të ditës së hëne, njësitet fleksibile antikontrabande të Shërbimit Doganor së bashku me policinë e Kosovës kane ndalur një autobotë me derivate në Milloshevë me ç’rast shoferi i kësaj autobote ka deklaruar se sasia të cilën ai ishte duke e bartur është 17500 litra naftë dhe 1000 litra benzinë dhe pas kontrollit fillestar të kryer nga oficeret e shërbimit doganor është vërtetuar se ai mall është duke u transportuar  pa asnjë dokument përcjellës mbi ngarkesën qe e barte dhe si i tille është konsideruar si tentim kontrabandimi.

Autoboti me derivatet e naftës është drejtuar për ne terminalin doganor te Podujevës deri ne përfundimin e hetimeve te mëtutjeshme nga sektori i hetuesisë se Shërbimit Doganor.

 

 

 

 

VAJI I GJETUR NË FSHATIN STANQIQ NUK ËSHTË VAJ DIS

VAJI I GJETUR NË FSHATIN STANQIQ NUK ËSHTË VAJ DIS

 

 

Prishtinë, 3 shtator 2008.-   Pas zbulimit të ngarkesës me vaj hidraulik dhe vaj motorik në rrethinën e Vitis, gjegjësisht në afërsi te Fshatit Stanqiq pas shfaqjes së dyshimeve fillestare se kjo ngarkesë mund të përmbante nivele të larta të sulfurit, mostrat nga kjo dërgesë janë dërguar për analiza të hollësishme.

Është pranuar raporti nga laboratori i cili tregon nivel shumë të ultë të sulfurit (në kuadër të standardeve) në këto ngarkesa, respektivisht i përmbahet të gjitha parametrave. Pra, ky rast është një rast klasik i tentim kontrabandimit me qëllim të shmangies nga procedurat doganore standarde.  

Bazuar në hetimet e mëvonshme është zbuluar se kjo ngarkese është importuar fillimisht në Kosovë në mënyre të rregullt, por është zëne gjatë tentimit për tu kontrabanduar në Maqedoni sepse vajrat motorike dhe ato hidraulike në Maqedoni i nënshtrohen taksës së akcizës kurse në Kosovë jo.

 

KONFISKOHEN CIGARE PA BANDEROLË NË GJILAN

KONFISKOHEN CIGARE PA BANDEROLË NË GJILAN

Gjilanë , 27 Gusht, Dje në qytetin e Gjilanit pas një operacioni të oganizuar nga Njësiti i Krimeve Ekonomik të Policisë në rajonin e Gjilanit në bashkëpunim  me njësitin antikontrabandë të Shërbimit Doganor, në dy lokacione të dyshuara kanë konfiskuar  sasi të konsiderueshme të cigareve pa banderolë. Në mesin e  cigareve pa banderola , ishin edhe disa pako të llojit Lucky Strike me banderola, tek të cilat dyshohen se janë të vendosura në mënyrë jo të rregullt.

Gjatë kontrollit kanë hyrë edhe në shtëpinë e pronarit të lokaleve i cili i kishte lëshuar me qira , me c’rast kanë hasur në cigare po ashtu pa banderolla në tavanin e shtëpisë.

Në këtë rast në dy lokacionet e dyshuara dhe ne shtëpinë e pronarit janë konfiskuar:   

    Lloji i cigareve:                              Sasia:

  1. Partner                                    11.360 copë
  2. MN                                          14.600 copë
  3. Marlboro                                    8.400 copë
  4. Lucky Strike                                  200 copë
  5. Roxboro                                       200 copë
  6. Grand                                           200 copë
  7. MAQ                                             200 copë

          Totali:                                         35.160 copë

Policia për Krime Ekonomike-Rajoni Gjilanit kanë hapur hetimet e mëtutjeshme për pronarët e këtyre cigareve, përderisa njësiti antikontrabandë i Shërbimit Doganor ka konfiskuar mallin.

OPERACION NË PIKËN E SHITJËS SË DERIVATEVE

OPERACION NË PIKËN E SHITJËS SË DERIVATEVE

Prishtinë – Mitrovicë, Sot në njërën prej pikave të shitjes së derivateve në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë njësitë antikontrabandë të shërbimit doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës njësiti i krimeve të rënda kanë kapur dy vetura të tipit Golf 3 të cilët kishin nga disa kanistër me derivate, ndërsa vetura e tretë e tipit të njëjtë kishte ikur nga vendi i ngjarjes, dhe ndërkohe është ndalur nga Policia.

Pas kontrollit  është vërejtur se në këtë pikë shitje bëhet mbledhja e derivateve të kontrabanduara me vetura të vogla, pasi që është gjetur edhe një sasi tjetër e derivateve të vendosur në disa bidonë (rreth 700 L)

Sasia e derivateve të konfiskuara në këtë operacion deri tani është 1.360 lit.  Njësitë hetuese janë duke u marr me procedurën e mëtejme dhe janë duke zhvilluar hetimet lidhur me ketë rast.