RAPORT DITOR I SHËRBIMIT DOGANOR
Raporti i mëposhtëm përfshin periudhën 48 orëshe, respektivisht nga ora 08:00 e datës 13/09/08 deri në ora 08:00 të datës 15/09/08. Gjatë kësaj periudhe raportuese në të gjitha degët doganore të Kosovës janë lajmëruar (importuar) 762 ngarkesa me mallëra komerciale
Oficerët e Sherbimit Doganor kanë zbuluar 9 kundërvajtje doganore, shumica e tyre janë të ndërlidhura me kontrabandimin e derivateve të naftës në rajonin e Mitrovicës me ç’rast në këto raste të ndalimit janë zbuluar 1080L nafte dhe benzin. Gjithashtu në kuader të këtyre zbulimeve të kundërvajtjeve ka pasur edhe raste të mosdeklarimeve të sakta të mallrave të importuara.
Gjatë këtyre 48 orëve raportuese Shërbimi Doganor ka mbledhur të hyra (nga taksat e mallrave të importuara) si më poshtë:
- Dogana : 390,235.25 €
- Akciza : 314,620.63 €
- TVSH : 1,284,831.59 €
- Total : 1,989,687.47 €