SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

OPERACION NË PIKËN E SHITJËS SË DERIVATEVE

OPERACION NË PIKËN E SHITJËS SË DERIVATEVE

Prishtinë – Mitrovicë, Sot në njërën prej pikave të shitjes së derivateve në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë njësitë antikontrabandë të shërbimit doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës njësiti i krimeve të rënda kanë kapur dy vetura të tipit Golf 3 të cilët kishin nga disa kanistër me derivate, ndërsa vetura e tretë e tipit të njëjtë kishte ikur nga vendi i ngjarjes, dhe ndërkohe është ndalur nga Policia.

Pas kontrollit  është vërejtur se në këtë pikë shitje bëhet mbledhja e derivateve të kontrabanduara me vetura të vogla, pasi që është gjetur edhe një sasi tjetër e derivateve të vendosur në disa bidonë (rreth 700 L)

Sasia e derivateve të konfiskuara në këtë operacion deri tani është 1.360 lit.  Njësitë hetuese janë duke u marr me procedurën e mëtejme dhe janë duke zhvilluar hetimet lidhur me ketë rast.

 

PARANDALIMI I KONTRABANDËS SË NAFTËS NË HANIN E EL

PARANDALIMI I KONTRABANDËS SË NAFTËS NË HANIN E EL

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hani i Elezit ,19 Gusht 2008 – Mbrëmë rreth orës 17:00 në pikën kufitare Hani  i Elezit, njësitië anti kontrabandë të Shërbimit Doganor kanë zbuluar rreth 800 litra naftë të kontrabanduar.

Pas kontrollimit rutinor është dyshuar se ky autobus transportonte mallra të kontrabanduar. Doganierët kanë filluar kontrollë të përgjithshme  ku kanë arritur të gjejnë një rezervuar i cili gjendej në mes të autobusit, dhe ishte i kamuflimit (postfabrikat) të mbështjell me tepison dhe të mbyllyr hermetikisht.

Pas hapjes zbuluan rreth 800 litra naftë (të cilat u konfiskuan). Ky rast i është dorëzuar hetuesisë deri në përfundim të procedurës.

 

 

SHËRBIMI DOGANOR ZBULON NJË DEPO ME DUHAN TË KONTR

SHËRBIMI DOGANOR ZBULON NJË DEPO ME DUHAN TË KONTR

Prishtinë 17 gusht 2008 – në mbrëmjen e së shtunës (16 gusht 2008) Njësitë e Shërbimit Doganor përmbyllën me sukses aksionin kundër një depo të dyshuar për tregtinë ilegale me cigare të kontrabanduara, në Miradi.

Pas hetimeve të ndërmarra, Dogana ka arritur të zbulojë lokacionin në të cilin strehoheshim cigaret e kontrabanduara. Ky mall kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, me qëllim të shitjes së mëtejme për përfitime duke dëmtuar buxhetin e konsoliduar të Kosovës. Pas bastisjes së kësaj depo është gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve të cilat kanë pasur të vendosura pullat fiskale (banderolat) e vendeve të ndryshme (Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë). 

Sasia e zbuluar e duhanit është afro 700 kilogram cigare, të llojeve të ndryshme. Gjatë këtij aksioni Dogana është asistuar nga njësitë e Policisë së Kosovës. Kjo sasi është konfiskuar, kurse rasti është proceduar në prokurorinë publike.

Shërbimi Doganor fton të gjithë qytetarët që ta ndihmojnë atë përmes thirrjeve në telefonat 038 500 095 që së bashku të luftojmë evazionin fiskal dhe tregtinë ilegale.

ZBULOHEN TELEFONA TË FSHEHUR NË FTOHËSIN E AUTOMJE

ZBULOHEN TELEFONA TË FSHEHUR NË FTOHËSIN E AUTOMJE

Mitrovicë 15 gusht 2008. – Mbrëmë rreth orës 23:58 njësitë anti- kontrabandë të Shërbimit Doganor kanë konfiskuar sasi  të konsiderueshme të telefonave mobil, kartela memorie dhe bateri për telefona mobil. Pas dyshimeve se ky automjet transportonte mallrat te kontrabanduara oficeret doganor e kane ndaluar ketë automjet me targa te Novi Pazarit për kontrolle te hollësishme. 

Fillimisht një pjesë të mallit është gjetur në bagazh të automjetit dhe pas kontrollit detal kanë arritur të zbulojnë edhe pjesën tjetër e fshehur tek ftohësi i automjetit.

Më poshtë është dhënë sasia e mallit të konfiskuar:

  • – Nokia6300                                             285 copë
  • – Kartela Memorie 512MB                           285 copë
  • – Bateri për Telefona Mobil                         287 copë

Supozohet se vlera e përgjithshme e këtyre pajisjeve është afro 20,000 €.

Kjo sasi e mallit është konfiskuar, automjeti është ndaluar dhe gjendet nën mbikëqyrjen doganore deri në përfundimin e procedurave lidhur me këtë rast.

 

DOGANIERËT PARANDALOJNË KONTRABANDËN E ARIT

DOGANIERËT PARANDALOJNË KONTRABANDËN E ARIT

 

 

 

 

 

 

 

Hani i Elezit 6 korrik 2008.-    Rreth orës 09:45 oficerët e shërbimit doganor kanë selektuar një automjet me targa të Maqedonisë për kontroll detal. Automjeti është futur në dhomën e kontrollit dhe dy oficerë doganor kanë filluar kontrollën.

Gjatë kontrollës, doganierët kanë zbuluar nën timonin e automjetit dy pako të mbështjella me letër, ku pas hapjes së tyre ka rezultuar të jetë ari i përpunuar i cili kishte qëllim të shmangte taksat doganor.

Pas zbulimit të arit automjeti në fjale është dërguar në skener dhe ku nuk ka rezultuar më ndonjë mall tjetër të padeklaruar. Rasti i është përcjellë hetuesisë së Shërbimit Doganor. 

Sasia e saktë e arit të ndaluar është 1300 gr neto (1 kilogram e 300 gramë). 

   

 

 

DOGANIERËT KONFISKOJNË EKSPLOZIV NË MERDARE

DOGANIERËT KONFISKOJNË EKSPLOZIV NË MERDARE

Merdare 30 korrik 2008.- Mbrëmë oficerët doganorë në pikën doganore të Merdares kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të eksplozivit.

Gjatë kontrollit rutinor të ushtruar në një kombi me targa sllovene, oficerët doganorë së bashku me Policinë e Kosovës kanë zbuluar 20 kg eksploziv. Menjëherë pas kësaj Dogana ka lajmëruar Policinë dhe KFOR-in. Hetimet lidhur me këtë rast po zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Ky rast si dhe rasti paraprak (zbulimi në Vermicë i armëve) tregojnë një angazhim të pashoq, në luftimin e kontrabandës dhe krimin në Kosovë. Dogana është duke bërë përpjekje maksimave për të mbrojtur shoqërinë kosovare, prandaj kërkojmë përkrahje dhe mirënjohje morale nga të gjithë.

DOGANIERËT KONFISKOJNË PUSHKË DHE 2800 FISHEK PËR

DOGANIERËT KONFISKOJNË PUSHKË DHE 2800 FISHEK PËR

 

 

 

 

 

 

 

Mbrëmë rreth orës 19:15 pas ndaljes së një automjetit që vinte nga Shqipëria zyrtarët doganorë kanë bërë një kontrollë detaje të kësaj veture. Gjate këtij kontrolli doganierët kanë hasur në sasi të mëdha municioni si dhe kanë gjetur pushkë të gjuetisë. Gjatë këtij aksioni doganierët janë përkrahur nga Policia e Kosovës.   

Armatimet e zbuluara janë te specifikuara si më poshtë:

1. Pushkë gjuetie të llojeve të ndryshme 7 copë
2. Fishek për AK 47, kalibër 7.62 mm, 4 kuti x 720 cope = 2880 copë.

Automjeti është ndalur nën mbikëqyrje doganore deri në përfundimin e procedurave të këtij rasti. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia gjithashtu pushkët dhe municionet i janë dorëzuar policisë kufitare.