SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

SHËRBIMI DOGANOR SHPREH KEQ ARDHJEN LIDHUR ME SHKR

SHËRBIMI DOGANOR SHPREH KEQ ARDHJEN LIDHUR ME SHKR

Prishtinë, 28 korrik 2008. Shërbimi Doganor me shqetësim ka përcjellë shkrimet e publikuara lidhur me publikimin e raportit të ZAGJ. Ne kemi obligim që të informojmë drejt opinionin e gjerë lidhur me këto shkrime.Me keqardhje vijmë në konkludim se raporti i ZAGJ fillimisht është keqinterpretuar nga disa media të shtypura dhe më pastaj keqkuptuar edhe nga publiku i gjerë. Duhet medoemos të vejmë në dijeni se në bazë të këtij raporti të ZAGJ rezulton që Shërbimi Doganor në vazhdimësi ka bërë përpjekjet dhe ka ndërmarrë veprimet e duhura për zhvillimin dhe plotësimin e standardeve dhe rekomandimeve nga të gjitha institucionet relevante (shih Raportin nga ZAGJ 2007, Pika III. Gjendja lidhur me rekomandimet nga vitet e kaluara).

Po ashtu në këtë raport mund të gjeni në Pikën V. Opinionin e Auditimit, pikë kjo shumë e rëndësishme që për çudinë tonë të gjithë gazetarët e kanë anashkaluar, ku vihet në theks mendimi i Auditorit Gjeneral me ç’rast thuhet:

“Për mendimin tonë, me përjashtim të të gjeturave të cilat i kemi shpalosur më poshtë efekti i të cilave nuk është aq material dhe i përhapur, pasqyrat financiare paraqesin në mënyrë të drejtë, në të gjitha aspektet materiale, pozitën financiare të SHDU-së dhe rezultatet e aktiviteteve të saja për vitin në fjalë, në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik sipas “Raportimit financiar në bazë të kontabilitetit të parasë së gatshme”. (citat faqe 7, Pika V. Opinioni i Auditimit) 

Ne për hir të së vërtetës para opinionit Kosovarë e kemi për obligim të ftojmë të gjithë të interesuarit të lexojnë raportin e plotë direkt nga faqja e Zyrës së Auditorit Gjeneral.Për më tepër, ne ndjejmë se ky keqinterpretim dhe perceptim i gabueshëm i publikut ndikon negativisht në moralin dhe motivin e të gjithë Oficerëve Doganorë pikërisht tani kur me një angazhim të pashoq, por me një përkrahje të pamjaftueshme nga KFOR dhe SHPK, ata po luftojnë kontrabandën dhe krimin në regjion të Mitrovicës duke mbrojtur kështu shoqërinë kosovare mu në kohën kur Shërbimit Doganor i duhet një përkrahje dhe mirënjohje morale nga të gjithë.

Raporti i plotë i ZAGJ-së:   Shërbimi Doganor 2007

DOGANA ZURI NJË AUTOBOT KONTRABANDE

DOGANA ZURI NJË AUTOBOT KONTRABANDE

Prishtinë, 28 korrik 2008.- me datë 25.07.08 rreth orës 09:45, afër Mitrovicës është vërejtur  një autobotë për të cilën dyshohet se është e mbushur me naftë. Njësiti anti-kontrabandë kanë ndaluar këtë autobotë të dyshuar, pasi janë marrë dokumentet personale nga vozitësi janë kërkuar edhe dokumentet lidhur me ngarkesën, të cilat janë refuzuar nga vozitësi.

Njësit anti-kontrabandë kanë marre vendim që ta përcjellin në terminalin doganorë këtë autobot, në atë moment vozitësi në mënyrë shumë agresive ka kthyer autobotën dhe ka tentuar të largohet në drejtim të Zveqanit, në ketë rast oficerët doganor kanë reaguar dhe kanë ndalur vozitësin nga qëllimi i tij.

Gjate kësaj përpjekje një oficerë doganor ka marrë lëndime të lehta. Policia menjëherë ka asistuar në këtë rast, vozitësi është arrestuar kurse autobota nën përcjelljen e njësive anti-kontrabandë dhe të policisë është dërguar në terminalin e Mitrovicës.

Dyshohet se sasia e përafërt është e këtij tentim kontrabande është 12.000 litra naftë. 

Gjatë kontrollit detal të maunës, vërejtëm se autobota është me plombë të doganës serbe, që tregon se kjo autobotë është importuar. Ky rast i është dorëzuar hetuesisë deri ne përfundim te procedurës.

DOGANIERET PARANDALOJNË KONTRABANDËN E NAFTËS

DOGANIERET PARANDALOJNË KONTRABANDËN E NAFTËS

Prishtinë, 18 korrik 2008.- rreth orës 09:00 të mëngjesit gjatë patrullimit në Njësit anti kontrabandë të Shërbimit Doganor kanë tentuar të ndalin një veturë të tipit Opel Ascona ngjyra e kuqe. Vetura është paralajmëruar përmes sinjalizimit që duhet të ndalet, por drejtuesi i automjetit ka rritur shpejtësinë me qëllim që të shmang patrullën e Doganës.

Njësit të antikontrbandës janë vënë në ndjekje të veturës së dyshuar. Pas një ndjekje disa minutëshe vetura ka ndërruar drejtimin dhe është futur në një rrugë dytësore, aty e ka  braktisur veturën duke u largua në drejtim të panjohur.

Njësit të antikontrbandës  kanë konfiskuar veturën pasi në të janë gjetur te ngarkuar në 14 bidonë derivate te naftës në sasi prej 350 litrave.

Shërbimi Doganor së bashku me Policinë e Kosovës te cilët kane ardhur ne vendin e ngjarjes kanë bëre përcjelljen e veturës deri në terminalin Doganor të Mitrovicës. Rasti është dërguar tek njësia e hetimeve.

DOGANIERËT KONFISKOJNË SASI TË MËDHA MUNICIONI

DOGANIERËT KONFISKOJNË SASI TË MËDHA MUNICIONI

Prishtinë, 17 korrik 2008.- Sot në degën doganore të Vermicës oficerët doganor parandaluan kontrabandimin e një sasie të madhe të municionit.

Rreth orës 15:00 oficerët doganorë gjatë kontrollit rutinor të automjetit Golf 2 me targa te huaja (Zvicrës) kanë zbuluar plumba të llojeve dhe kalibrit të ndryshëm, sipas informatave fillestare bëhet fjalë për sasinë mbi 17.000 copë.

Gjatë kontrollit detaj të automjetit është gjetur edhe një arme me tytë të gjatë e kalibrit të vogël.

E gjithë sasia ka qenë e fshehur në pjesët e brendshme të dyerve dhe pjesëve tjera të automjetit. Pas këtij zbulimi Dogana është asistuar nga SHPK-ja, respektivisht policia kufitare.

Shefi i EULEX viziton Hanin e Elezit

Shefi i EULEX viziton Hanin e Elezit

Prishtinë 11 korrik 2008, shefi i misionit të ri ndërkombëtar EULEX Zt. Yves de Kermabon dje (10 korrik 2007) pati një vizitë pune në Hanin e Elezit. Kjo vizitë pati një karakter informues lidhur me punën e degës doganore më të madhe në Kosovë.

Në Han të Elezit Zt. Kermabon u prit nga menaxhmeti i lartë i Shërbimit Doganor në krye me drejtorin e përgjithshëm zt. Naim Huruglica. Udhëheqësja e Degës Doganore znj. Sakibe Nuredine e informoj zt. Kermabon lidhur me të gjitha procedurat e punës në degën dogare të Hanit të Elezit. 

Fillimisht zt. Kermabon vizitojë pikën e kontrollit të veturave dhe udhëtarëve, pastaj vizitoj kontrollin detaj të automjeteve. Vizita vazhdojë me procedurat e punës në terminalin doganor si dhe u mbajt prezantimi I skanerit ku zt. Kermabon mori pjesë në skenimin e një kontejneri nga Dogana, gjithashtu u informua edhe me punën e skenerit.
 
“Sot pash një shërbim profesional dhe të pajisur mirë I cili kontribuon shumë për në buxhetin e Kosovës” tha pas përfundimit të kësaj vizite zt. Kermabon.

SHËRBIMI DOGANOR I UNMIK-ut MBËSHTETET NGA TRUPAT

SHËRBIMI DOGANOR I UNMIK-ut MBËSHTETET NGA TRUPAT

Prishtinë 28 Qershor 2008 . Shërbimi Doganor  është duke u mbështetur nga Trupat e KFOR-it në një operacion që po vazhdon për të ngushtuar rrjetin e aktiviteteve ilegale dhe operimeve kontrabanduese në Kosovë. 50 Zyrtar doganor të cilët punojnë në njësitn e anti-kontrabandës janë të mbështetur rregullisht nga Trupat e KFOR-it dhe kanë arritur disa suksese të rëndësishme.
Në dy vitet e kaluara SHDU dhe KFOR kanë stopuar shumë raste të kontrabandimit të cigareve dhe karburanteve dhe sasia e mallrave të konfiskuar është mbi  1 milion Euro.
 
Që nga zbarkimi në Kosovë i Policisë Ushtarake Mbretërore nga Batalioni Anglez i dislokuar në Jug të Mitrovicës, ata janë duke bashkëpunuar me zyrtarët e SHDU-s për t’i rritur aftësitë e tyre. KFOR-i  është duke mbështetur SHDU-n që nga fillimi i saj dhe ky bashkëpunim është jetik.

“Puna me KFOR-in na ofron një mjetë të jashtëzakonshëm i cili do të na ndihmon neve për të rritur zbatueshmërin tonë dhe  për t’u kundërvënë kontrabanduesve”, ka thënë Adriatik Stavileci – Zëdhënës i SHDU-së. “Për kontrabanduesit atje, mos e nënvlerësoni gatishmërinë e Doganës dhe KFOR-it për të stopuar aktivitetet e tuaja”.
 
“Kur neve kemi KFOR-in duke punuar përkrah Doganës, njerëzit të cilët i ndalim dhe zyrtarët doganor ndihen më të sigurt”.

Ndalohen Maunat  e dyshuara

Ndalohen Maunat e dyshuara

Prishtinë, 27 maj – Më datë 21 maj 2008 në vendkalimin kufitar Hani i Elezit kanë hyrë tri mauna, të cilat janë deklaruar si ‘vaj hidraulik’ ose më saktësisht dokumentet  e prezantuara në bazë të cilave  importohej “vaj hidraulik ” (hidro oil 68), që tregonin nivele të sakta të sulfurit në përmbajtjen e tij. Të nesërmen më datë 22 maj 2008 agjencioni doganor i autorizuar ka paraqitur për zhdoganim tri maunat me vaj hidraulik. Pasi që kjo dërgesë vinte nga Irani është bërë edhe ekzaminimi fizik i mallit, ku fillimisht është skanuar me pajisjen X-ray.

Malli është ndaluar në Suharekë dhe është dërguar në terminalin doganor të Vërmicës deri në përfundimin e analizave, pas dyshimeve që u shafqën si pasojë e kundërmimit të lartë të atyre maunave. Malli ka qëndruar nën mbikëqyrje doganore në Vërmicë deri në ardhjen e analizave përfundimtare mbi përmbajtjen e atij malli. Analizat kanë vërtetuar se niveli i sulfurit në këtë vaj hidraulik është disa herë më i lartë se në dokumentacionin e paraqitur dhe parametrat e lejuar  sipas rregulloreve në fuqi. Shërbimi Doganor menjëherë ka lajmëruar Departamentin e Emergjencave lidhur me ketë rast, kurse nga aspekti  doganor  ky mall i është nënshtruar ndalimit të menjëhershëm për deklarim të rrejshëm.

Gjatë mbajtjes së mallit nën mbikëqyrje doganore ka ardhur deri te helmimi i një oficeri doganor, tre policëve, tre agjentëve doganor dhe një zyrtar i bankës të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Pika kufitare e Vërmicës është mbyllur rreth orës 10:00 të ditës së sotme për shkak të frikës të ndonjë helmimi tjetër. Kjo pikë pritet të hapet përsëri, posa të largohen këto maunë nga terminali doganor. 

Parandalohet kontrabanda e Telefonave MobilË

Parandalohet kontrabanda e Telefonave MobilË

Prishtinë, 2 maj 2008 – Njësitë e Shërbimit Doganor, respektivisht  dega doganore në Vermicë ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të telefonave mobilë të cilët ishin fshehur në pjesën e pasme të një automjeti.  
Oficerët e Shërbimit Doganor së bashku me policinë kufitare gjatë ushtrimit të kontrollit në automjetet të cilat vinin në drejtim të Kosovës kanë zbuluar këtë kundërvajtje. Në pjesën e pasme të automjetit (pick-up) është zbuluar një tapiceri e dyfishtë ku edhe kanë qenë këto mallra të padeklaruara në sasi të konsiderueshme. 

Më poshtë është dhënë sasia e konfiskuar e telefonave mobilë:           

  • Nokia 1600           207 copë
  • Nokia 1208           136 copë
  • Nokia 2610             30 copë
  • Nokia 2310             85 copë
  • Nokia 1112             12 copë
  • Nokia 1200             20 copë
    Totali                     490 copë    

Supozohet se vlera e përgjithshme e këtyre pajisjeve është mbi 10.000 euro. Malli është sekuestruar deri në përfundim të procedurës së mëtutjeshme.

Mbledhja e tË hyrave nËpËr pikat kufitare

Mbledhja e tË hyrave nËpËr pikat kufitare

Prishtinë, 20 Mars 2008- Si rezultat i punës që është duke u bërë në Shërbimin Doganor dhe si rezultat i profesionalizmit të mëtejshëm të tij, të hyrat e mbledhura në kufi ne taksat e paguara për mallrat e importuara janë rritur ndjeshëm.

Shërbimi Doganor ju informon se deri në javën e 10-të (java e dytë e muajit mars) ka mbledhur të hyra 79.04 milion euro që paraqet 14% e planit të realizuar për vitin buxhetor 2008.
 
Krahasuar me vitin e kaluar, kjo paraqet një rritje të të hyrave,  sepse  në periudhën e njëjtë, deri ne javën e 10 të vitit 2007, Shërbimi Doganor kishte mbledhur 78 milion euro. 

Shërbimi Doganor informon se do te vazhdojmë të rrisim edhe më tej mbledhjen e taksave edhe përkundër vështirësimit të kushteve të punës në pikat veriore, gjithsesi ne ende mbesim kontribuesi më i madh në buxhetin e konsoliduar të Kosovës. 

 

A lirohen mallrat për qëllime humanitare?

A lirohen mallrat për qëllime humanitare?

Bazuar ne Kodin Doganor dhe te Akcizave Kodi nr. 03/L-109, aneksi A, Kapitulli I, mbi Lirimet nga Detyrimet e Importit, neni 69 Mallrat për Organizata Humanitare ose Bamirësie, lirohen nga detyrimet e importit, përderisa një gjë e tille te mos shkaktoje keqpërdorime apo çrregullime te mëdha te konkurrencës.

A lirohen organizatat joqeveritare prej taksës?

A lirohen organizatat joqeveritare prej taksës?

Organizatave Jo-Qeveritare me status te benificuar publik ju hiqet e drejta e lirimit nga pagesa e taksës doganore, me tutje sipas Ligjit Nr. 03/L-114 për TVSH-në paguajnë TVSH-ë, ndërsa janë te liruara prej taksës se akcizës vetëm për: Benzine, Kerozine, naft dhe etanol, kjo sipas aneksit C, te Kodit Doganor dhe te Akcizave Kodi nr. 03/L-109.