• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

11/06/2008

Ndalohen Maunat e dyshuara

Prishtinë, 27 maj – Më datë 21 maj 2008 në vendkalimin kufitar Hani i Elezit kanë hyrë tri mauna, të cilat janë deklaruar si ‘vaj hidraulik’ ose më saktësisht dokumentet  e prezantuara në bazë të cilave  importohej “vaj hidraulik ” (hidro oil 68), që tregonin nivele të sakta të sulfurit në përmbajtjen e tij. Të nesërmen më datë 22 maj 2008 agjencioni doganor i autorizuar ka paraqitur për zhdoganim tri maunat me vaj hidraulik. Pasi që kjo dërgesë vinte nga Irani është bërë edhe ekzaminimi fizik i mallit, ku fillimisht është skanuar me pajisjen X-ray.

Malli është ndaluar në Suharekë dhe është dërguar në terminalin doganor të Vërmicës deri në përfundimin e analizave, pas dyshimeve që u shafqën si pasojë e kundërmimit të lartë të atyre maunave. Malli ka qëndruar nën mbikëqyrje doganore në Vërmicë deri në ardhjen e analizave përfundimtare mbi përmbajtjen e atij malli. Analizat kanë vërtetuar se niveli i sulfurit në këtë vaj hidraulik është disa herë më i lartë se në dokumentacionin e paraqitur dhe parametrat e lejuar  sipas rregulloreve në fuqi. Shërbimi Doganor menjëherë ka lajmëruar Departamentin e Emergjencave lidhur me ketë rast, kurse nga aspekti  doganor  ky mall i është nënshtruar ndalimit të menjëhershëm për deklarim të rrejshëm.

Gjatë mbajtjes së mallit nën mbikëqyrje doganore ka ardhur deri te helmimi i një oficeri doganor, tre policëve, tre agjentëve doganor dhe një zyrtar i bankës të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Pika kufitare e Vërmicës është mbyllur rreth orës 10:00 të ditës së sotme për shkak të frikës të ndonjë helmimi tjetër. Kjo pikë pritet të hapet përsëri, posa të largohen këto maunë nga terminali doganor. 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

SHËRBIMI DOGANOR I UNMIK-ut MBËSHTETET NGA TRUPAT

SHËRBIMI DOGANOR I UNMIK-ut MBËSHTETET NGA TRUPAT

Prishtinë 28 Qershor 2008 . Shërbimi Doganor  është duke u mbështetur nga Trupat e KFOR-it në një operacion që po vazhdon për të ngushtuar rrjetin e aktiviteteve ilegale dhe operimeve kontrabanduese në Kosovë. 50 Zyrtar doganor të cilët punojnë në njësitn e anti-kontrabandës janë të mbështetur rregullisht nga Trupat e KFOR-it dhe kanë arritur disa suksese të rëndësishme.
Në dy vitet e kaluara SHDU dhe KFOR kanë stopuar shumë raste të kontrabandimit të cigareve dhe karburanteve dhe sasia e mallrave të konfiskuar është mbi  1 milion Euro.
 
Që nga zbarkimi në Kosovë i Policisë Ushtarake Mbretërore nga Batalioni Anglez i dislokuar në Jug të Mitrovicës, ata janë duke bashkëpunuar me zyrtarët e SHDU-s për t’i rritur aftësitë e tyre. KFOR-i  është duke mbështetur SHDU-n që nga fillimi i saj dhe ky bashkëpunim është jetik.

“Puna me KFOR-in na ofron një mjetë të jashtëzakonshëm i cili do të na ndihmon neve për të rritur zbatueshmërin tonë dhe  për t’u kundërvënë kontrabanduesve”, ka thënë Adriatik Stavileci – Zëdhënës i SHDU-së. “Për kontrabanduesit atje, mos e nënvlerësoni gatishmërinë e Doganës dhe KFOR-it për të stopuar aktivitetet e tuaja”.
 
“Kur neve kemi KFOR-in duke punuar përkrah Doganës, njerëzit të cilët i ndalim dhe zyrtarët doganor ndihen më të sigurt”.

LEXO MË SHUMË
Parandalohet kontrabanda e Telefonave MobilË

Parandalohet kontrabanda e Telefonave MobilË

Prishtinë, 2 maj 2008 – Njësitë e Shërbimit Doganor, respektivisht  dega doganore në Vermicë ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të telefonave mobilë të cilët ishin fshehur në pjesën e pasme të një automjeti.  
Oficerët e Shërbimit Doganor së bashku me policinë kufitare gjatë ushtrimit të kontrollit në automjetet të cilat vinin në drejtim të Kosovës kanë zbuluar këtë kundërvajtje. Në pjesën e pasme të automjetit (pick-up) është zbuluar një tapiceri e dyfishtë ku edhe kanë qenë këto mallra të padeklaruara në sasi të konsiderueshme. 

Më poshtë është dhënë sasia e konfiskuar e telefonave mobilë:           

  • Nokia 1600           207 copë
  • Nokia 1208           136 copë
  • Nokia 2610             30 copë
  • Nokia 2310             85 copë
  • Nokia 1112             12 copë
  • Nokia 1200             20 copë
    Totali                     490 copë    

Supozohet se vlera e përgjithshme e këtyre pajisjeve është mbi 10.000 euro. Malli është sekuestruar deri në përfundim të procedurës së mëtutjeshme.

LEXO MË SHUMË