• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

05/06/2008

Parandalohet kontrabanda e Telefonave MobilË

Prishtinë, 2 maj 2008 – Njësitë e Shërbimit Doganor, respektivisht  dega doganore në Vermicë ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të telefonave mobilë të cilët ishin fshehur në pjesën e pasme të një automjeti.  
Oficerët e Shërbimit Doganor së bashku me policinë kufitare gjatë ushtrimit të kontrollit në automjetet të cilat vinin në drejtim të Kosovës kanë zbuluar këtë kundërvajtje. Në pjesën e pasme të automjetit (pick-up) është zbuluar një tapiceri e dyfishtë ku edhe kanë qenë këto mallra të padeklaruara në sasi të konsiderueshme. 

Më poshtë është dhënë sasia e konfiskuar e telefonave mobilë:           

  • Nokia 1600           207 copë
  • Nokia 1208           136 copë
  • Nokia 2610             30 copë
  • Nokia 2310             85 copë
  • Nokia 1112             12 copë
  • Nokia 1200             20 copë
    Totali                     490 copë    

Supozohet se vlera e përgjithshme e këtyre pajisjeve është mbi 10.000 euro. Malli është sekuestruar deri në përfundim të procedurës së mëtutjeshme.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Ndalohen Maunat  e dyshuara

Ndalohen Maunat e dyshuara

Prishtinë, 27 maj – Më datë 21 maj 2008 në vendkalimin kufitar Hani i Elezit kanë hyrë tri mauna, të cilat janë deklaruar si ‘vaj hidraulik’ ose më saktësisht dokumentet  e prezantuara në bazë të cilave  importohej “vaj hidraulik ” (hidro oil 68), që tregonin nivele të sakta të sulfurit në përmbajtjen e tij. Të nesërmen më datë 22 maj 2008 agjencioni doganor i autorizuar ka paraqitur për zhdoganim tri maunat me vaj hidraulik. Pasi që kjo dërgesë vinte nga Irani është bërë edhe ekzaminimi fizik i mallit, ku fillimisht është skanuar me pajisjen X-ray.

Malli është ndaluar në Suharekë dhe është dërguar në terminalin doganor të Vërmicës deri në përfundimin e analizave, pas dyshimeve që u shafqën si pasojë e kundërmimit të lartë të atyre maunave. Malli ka qëndruar nën mbikëqyrje doganore në Vërmicë deri në ardhjen e analizave përfundimtare mbi përmbajtjen e atij malli. Analizat kanë vërtetuar se niveli i sulfurit në këtë vaj hidraulik është disa herë më i lartë se në dokumentacionin e paraqitur dhe parametrat e lejuar  sipas rregulloreve në fuqi. Shërbimi Doganor menjëherë ka lajmëruar Departamentin e Emergjencave lidhur me ketë rast, kurse nga aspekti  doganor  ky mall i është nënshtruar ndalimit të menjëhershëm për deklarim të rrejshëm.

Gjatë mbajtjes së mallit nën mbikëqyrje doganore ka ardhur deri te helmimi i një oficeri doganor, tre policëve, tre agjentëve doganor dhe një zyrtar i bankës të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Pika kufitare e Vërmicës është mbyllur rreth orës 10:00 të ditës së sotme për shkak të frikës të ndonjë helmimi tjetër. Kjo pikë pritet të hapet përsëri, posa të largohen këto maunë nga terminali doganor. 

LEXO MË SHUMË
Mbledhja e tË hyrave nËpËr pikat kufitare

Mbledhja e tË hyrave nËpËr pikat kufitare

Prishtinë, 20 Mars 2008- Si rezultat i punës që është duke u bërë në Shërbimin Doganor dhe si rezultat i profesionalizmit të mëtejshëm të tij, të hyrat e mbledhura në kufi ne taksat e paguara për mallrat e importuara janë rritur ndjeshëm.

Shërbimi Doganor ju informon se deri në javën e 10-të (java e dytë e muajit mars) ka mbledhur të hyra 79.04 milion euro që paraqet 14% e planit të realizuar për vitin buxhetor 2008.
 
Krahasuar me vitin e kaluar, kjo paraqet një rritje të të hyrave,  sepse  në periudhën e njëjtë, deri ne javën e 10 të vitit 2007, Shërbimi Doganor kishte mbledhur 78 milion euro. 

Shërbimi Doganor informon se do te vazhdojmë të rrisim edhe më tej mbledhjen e taksave edhe përkundër vështirësimit të kushteve të punës në pikat veriore, gjithsesi ne ende mbesim kontribuesi më i madh në buxhetin e konsoliduar të Kosovës. 

 

LEXO MË SHUMË