SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

DOGANA KONFISKON SASI TË MËDHA TË PIJEVE JOALKOOLI

DOGANA KONFISKON SASI TË MËDHA TË PIJEVE JOALKOOLI

Prishtinë 19 mars 2009 – Gjatë tri ditëve të fundit njësitë anti-kontrabandë të Doganës, të asistuara nga Policia e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë ndërmarr një aksion të gjerë për konfiskimin e pijeve ilegale të cilat kanë depërtuar ilegalisht në tregjet e Kosovës.

Pas hetimeve që kemi ndërmarrë është vërejtur se në treg ka prodhime të cilat kanë arritur të kontrabandohen duke i shmangur obligimet doganore dhe kontrolleve sanitare, dyshohej se ky mall është kontrabanduar prej Serbisë. Dogana ka lokalizuar vendet dhe kompanitë e dyshimta.

Aksioni ka filluar me 17 mars 2009 dhe ishte fokusuar në tri rajone ku besohej se ka pasur sasi më të mëdha të importeve ilegale. Fillimisht në rajonin e Mitrovicës ku janë ushtruar kontrolle kundër kompanive për të cilat janë dyshuar se kanë bërë tregtim të mallrave të kontrabanduara nga Serbia, kontrollet kanë rezultuar me zbulimin e 7000 litra pije të gazuara Coca Cola dhe Fanta në këtë rajon. Aksioni më pas ka vazhduar me kontrollet në rajonin e Vushtrrisë ku janë kontrolluar kompanitë e dyshuara dhe njëkohësisht janë konfiskuar pije të ndryshme, respektivisht gjatë ditës dytë janë konfiskuara 1348 litra pije të gazuara dhe 2702 litra birrë. Ndërsa sot me (date 19.03.2009) në Prishtine subjekte afariste të dyshuara iu janë nënshtruar kontrolleve dhe prej tyre janë konfiskuar 5440 litra pije te gazuara Coca Cola dhe Fanta.

Gjate këtij aksioni nuk ka pasur të arrestuar, gjithsej sasia e konfiskuar e pijeve jo-alkoolike është rreth 15000 litra ku dominojnë pijet Coca Cola dhe Fanta të prodhuara në Serbi. Gjithashtu gjatë këtij aksioni kemi konfiskuar edhe produkte tjera si Birrë, lëngje frutash, cigare pa banderolla, produkte ushqimore etj. 

Ky aksion do të vazhdojë edhe në rajonet tjera ku dyshohet se ka mallra të cilat iu kanë shmangur pagesës së taksave doganore.

KONFISKOHEN CIGARE PA BANDEROL NË DY RASTE TË NDAR

KONFISKOHEN CIGARE PA BANDEROL NË DY RASTE TË NDAR

 

 

 

 

 

 

 

Mitrovicë – Vërmicë 11 dhe 12 mars 2009, mbrëmë njësitet e doganës kanë kapur një rast tentim kontrabandimi në regjionin e Mitrovicës, respektivisht dy persona kanë tentuar të kontabandojnë një sasi të konsiderueshme të duhanit. Kjo sasi ishte e fshehur në pjesët e brendshme të automjetit (Lada Niva) i cili vinte prej pjesës veriore të Mitrovicës dhe transportonte cigare pa banderolla.

Pas kontrollit fillestar oficeret doganor kanë hasur në pakot e duhanit të fshehur në mes të ulëseve së prapme dhe bagazhit, automjeti dhe personat janë dërguar menjëherë në terminalin doganor në Mitrovicë për kontroll detal. Ky kontroll ka rezultuar me këto lloje dhe sasi të gjetur:

  • 1. Marlboro e kuqe    6400  copë cigare
  • 2. Marlboro hiri          1000  copë cigare
  • 3. Marlboro light        2400  copë cigare
  • 4. Classic i kalter       3000  copë cigare
  • 5. Classic i kuq          3600  copë cigare
  • 6. Drina                      600  copë cigare
  • 7. Winston                  200  copë cigare
  • 8. Davidoff                  200  copë cigare
  • ————————————————-
  • Totali:                      17400  copë cigare 

Kurse në rastin e dytë të ndodhur sot në orët e mëngjesit në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës oficerët e doganës kanë arritur të parandalonin një rast të tentim kontrabandës të një sasie të duhanit. Gjatë kontrollimit detal nga ekipi anti kontrabandë në një furgon i cili vinte nga drejtimi i Shqipërisë janë gjetur të fshehur nën dysheme të furgonit paketime të cigare Marlboro pa banderola. Sasia e konfiskuar në këtë rast është:

1. Marlboro e kuqe    29600  cope cigare

Automjetet bashkë me cigaret në të dy rastet janë vendosur nën mbikëqyrje doganore deri në përfundim të procedurës. Sasia totale e cigareve të konfiskuara gjatë 24 orëve të fundit është 47000 copë cigare.

ZBULOHEN NARKOTIK  NE MERDARE

ZBULOHEN NARKOTIK NE MERDARE

Podujevë, 27 shkurt 2009– në venëdkalimin kufitar të Merdares në mes të Kosovës dhe Serbisë, rreth orës 06:00 të mëngjesit, njësitë e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndaluar një veturë të tipit Volvo me ngjyrë të kuqe të cilën e ngiste një shtetas  i Republikës së Kosovës, kjo veturë ishte në dalje nga Kosova.

Gjatë kontrollit nga oficerët e Doganave të Kosovës është gjetur një sasi që dyshohet të jetë substancë narkotike. Kjo sasi është gjetur në pjesën e përparme të veturës nga ana e brendshme në të dy shtyllat e veturës (shtylla ku është e ngjitur dera)

Pas analizave fillestare dyshohet se lloji I narkotikeve është kokainë, por ende priten rezultatet laboratorike kurse sasia është afër 700 gram. Kontrollimi detal i automjetit është kryer nga ana e oficereve te Doganës.

Policia e Kosovës ka arrestuar personin dhe ka proceduar me tej rastin. 

 

  

 

DOGANIERET KONFISKOJNE 149 FISHEK PËR GJUETI

DOGANIERET KONFISKOJNE 149 FISHEK PËR GJUETI

 

 

 

 

 

 

 

Qafa Morinës, 27 shkurt 2009.- Sot rreth orës 14:00 pas ndaljes së një automjetit që vinte nga Shqipëria zyrtarët doganorë kanë bërë një kontrollë detal të kësaj veture.  Gjatë këtij kontrolli doganierët kanë hasur në sasi të municionit për pushkë të gjuetisë, këta fishek kanë qenë të futur në pajisjen e ndihmës së parë.

Municioni i zbuluar ishte:

 Fishek për gjueti 149 copë.

Automjeti është ndalur nën mbikëqyrje doganore deri në përfundimin e procedurave të këtij rasti. Personi i dyshuar është i ndaluar nga policia kurse municioni i është dorëzuar policisë kufitare.

 

 

PREZENTOHET KODI DOGANOR DHE I AKCIZAVE PARA PROKU

PREZENTOHET KODI DOGANOR DHE I AKCIZAVE PARA PROKU

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë 12 shkurt 2009 – sot në hotel Prishtina, është mbajtur seminar një ditor mes Doganës së Kosovës dhe Prokurisë Shtetërore, me ç’rast është prezantuar Kodi i ri i Doganës dhe i Akcizës. Ndër të gjitha në këtë seminar është diskutuar edhe  nevoja për sqarimin e dispozitave dhe kapitujve të procedurës penale te cilat gjenden në këtë ligj, gjithashtu bashkëpunimi mes Doganës së Kosovës dhe Prokurorinë Shtetërore, paraqitja e problemeve si dhe shumë të tjera.

Mes tjerash janë prezantuar raste nga praktika, bashkëpunimi harmonizimi i veprimtarisë në të ardhmen. Po ashtu është prezentuar edhe puna e sektorit të hetuesisë. E gjithë kjo qe për mbrojtjen e buxhetit të konsoliduar të Kosovës.

“Mbajtja e këtij seminari paraqet harmonizimin e qëndrimeve juridike në mes të Prokuriorisë shtetërore dhe Doganës së Kosovës me qëllim të eliminimit të problemeve të mundshme ” theksoi Krye prokurori z. Hilmi Zhitia, ndërsa Drejtori i zbatimit të ligjit të Doganës së Kosovës z.Bahri Berisha deklaroi “ Gjithçka është në nivel, por ka hapësirë ende për përmirësime.  Po ashtu e ceku se vetëm gjate vitit 2008 Dogana ka proceduar mbi 60 raste në Prokurorinë përkatëse” Po ashtu në këtë seminar kishte edhe përfaqësues të tjerë nga Dogana si dhe prokurorë rajonal.

 

 

 

Presidenti i Republikës vizitojë Doganën e Kosovës

Presidenti i Republikës vizitojë Doganën e Kosovës

Prishtinë 4 shkurt 2009, ora 12:00  Presidenti i Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu vizitoi Doganën e Kosovës me c’rast u prit nga Drejtori i Përgjithshëm z. Naim Huruglica me bashkëpunëtorë. Në këtë takim Presidenti u njoftua me të arriturat e Doganës gjatë vitit 2008 si dhe me planet e Doganës për vitet në vijim. Z. Huruglica paraqiti strategjinë e Doganës për të parandaluar kontrabandën, strategjinë anti-korrupsion, aplikimin e Kodit Doganor të Republikës së Kosovës etj.

Pas takimit Presidenti i Republikës së Kosovës Zt. Sejdiu së bashku me menaxhmentin e lartë vizituan Qendrën operative ku u njoftuan për punën e kësaj qendre. Presidenti aty u n njoftua me procedurat, mbarëvajtjen e punës dhe problematikën ditore. Presidenti shfrytëzoj këtë moment për të biseduar me oficerët kësaj qendre.

Presidenti i Republikës së Kosovës Zt. Sejdiu me kete rast tha “Qëllimi i vizitës së sotme ishte përgëzimi i stafit të Doganës për punën e tyre, Dogana ka një staf profesional i cili garanton një stabilitet. Dogana është institucioni kyç në mbushjen e buxheti të Kosovës”.

Z. President kërkojë nga Dogana e Kosovës që të vazhdojë të “punojë me përkushtim në drejtimin e ndërtimit të institucioneve shtetërore.”

“Ishte një nder i madh për Doganën e Kosovës që ne mesin tonë të kemi Presidentin e Republikës, kjo vizitë është motiv shtesë për të gjithë oficerët doganor pasi që i bën të kuptojë se puna e tyre a palodhur vlerësohet dhe çmohet” tha z. Huruglica, Drejtori i Përgjithshëm.

Në përfundim të vizitës z. Huruglica i dhurojë Presidentit të Republikës një pllake me stemën e re të Doganës së Kosovë.  

KONFISKOHEN MEDIKAMENTE TË KONTRABANDUARA

KONFISKOHEN MEDIKAMENTE TË KONTRABANDUARA

 

 

 

 

 

 

 

Merdare 25 janar 2009- Rreth ores 19:30 në Pikëkalimin Kufitar Merdare Oficerët Doganor kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të medikamenteve. Pas kontrollit detal të një automjeti që kalonte këtë pikë kufitare, oficerë tonë kanë gjetur rreth 667 pako me medikamente rreth 26 lloje të ndryshme të cilat kishin qenë të fshehura në dyert e automjetit (pas mbulesave të dyerve) si dhe një sasi nën ulësen e pasme të automjetit.

Pasi janë zbuluar medikamentet e fshehura janë gjetur edhe dokumente si: çertifikata e rexhistrimit të biznesit, libër i shitjes, libër i blerjes, dhe 26 faktura të ndryshme.

Kjo sasi e mallit është konfiskuar, automjeti është ndalur dhe gjendet nën mbikqyrjen doganore deri në përfundimin e procedurave lidhur me këtë rast

Medikamente te kontrabanduara>>>

DOGANA GJATË VITIT 2008 MBLODHI 604.8 MILION EURO

DOGANA GJATË VITIT 2008 MBLODHI 604.8 MILION EURO

Prishtinë, 24 janar 2009 – Dogana e Kosovës mbajti konferencën vjetore për shtyp në të cilën u bë prezantimi i përmbushjes së objektivave të vitit 2008. Drejtori i Përgjithshëm zt. Naim Huruglica hapi konferencën dhe theksoj se ky vit, si vitit i parë i Doganës nën udhëheqjen e plotë të kosovarve mbyll me një suksese të shumta në të gjitha fushat. 

Dogana e Kosovës në vazhdën e viteve te suksesshme te arritura deri tani gjatë këtij viti arriti realizim të mirë në mbledhjen e të hyrave duke arritur 4% mbi objektivin e parashikuar dhe 14% me shume krahasuar me vitin e kaluar.

Dogana edhe gjate këtij viti ka arritur suksese në mbledhjen e te hyrave, përkatësisht tejkalimi i projeksioneve buxhetore. Për vitin 2008 Dogana ka arritur te mbledhë 604.8 milion euro, respektivisht 21.8 milion euro më shumë se projeksionet buxhetore.

Drejtori i Përgjithshëm foli edhe për zhvillimet kryesore gjate vitit 2008 siç janë progresi në drejtim të modernizimit të Doganës, progres ky i njohur nga Raporti Vjetor 2008 i Komisionit Evropian, miratimin e Kodi Doganor dhe i Akcizës të Republikës së Kosovës me 11 nëntor 2008, si dhe në fund të vitit kurorëzimi i një pune të madhe nga Dogana u bë me 12 dhjetor 2008, date kur u finalizua procesi i transferimit te plote te kompetencave nga Shërbimi Doganor i UNMIK-ut në Doganën e Kosovës.

Prezentimi>>>

KODI DOGANOR DHE I AKCIZAVE TË REPUBLIKËS SË KOSOV

KODI DOGANOR DHE I AKCIZAVE TË REPUBLIKËS SË KOSOV

 

 

 

 

 

 

 

Kodi Doganor dhe i Akcizës është zhvilluar duke inkorporuar principet bazike për modernizimin e Administratës doganore prej WCO  Konventës ndërkombëtare te njohur  si konventa e Kjotosë dhe Marrëveshja e përgjithshëm për tarifa dhe tregti të njohur si GATT.  Kodi I doganave dhe Akcizës krijon kushtet për zhvillimin të bizneseve dhe investimeve, gjithashtu ka për qellim mbrojtjen e Ekonomisë në Republikën e Kosovës pa krijuar barriera shtesë administrative.
Në te kaluarën fuqitë e oficereve doganore, te drejtat dhe obligimet e subjekteve kane qene te shpërndara neper shume Rregullore te UNMIK – ut te sjella në kohe te ndryshme, tani  shumica e tyre janë përmbledhur dhe janë inkorporuar në Kodin e Doganave dhe Akcizës te  Republikës së Kosovës.  Te gjitha kompanit janë te obliguar qe Dokumentet doganore ti ruajnë për 5 vite për qellim te kontrollës nga dogana.
Krijimi i lehtësirave për shfrytëzimin e procedurave me ndikim ekonomike dhe  stimulim për subjektet e afarizmit te tregtisë se jashtme qe respektojnë dispozita ligjore doganore për shfrytëzim te procedurave te thjeshtësuara.
Dënimet janë me te larta me dispozitat e këtij kodi se qe kane qene me dispozitat e kodit te vjetër Doganor Rregullorja e UNMIK – ut 2004/1, qëllimi I tyre nuk është dënues por edukues dhe janë ne përputhje me objektivat e Dokumentit te Verdhe te Komisionit Evropian për vitin 2009. Kemi dy procedura kundërvajtës

1. procedura e shkurte apo mandatore, dhe
2. procedura e rregullte.

Kodi shkurtimisht >>> 

SHEFI I MISIONIT EUROPIAN NË KOSOVË, YVES DE KERMA

SHEFI I MISIONIT EUROPIAN NË KOSOVË, YVES DE KERMA

 Prishtinë 20 janar 2009, Shefi i Misionit Evropian në Kosovë, EULEX, Yves de Kermabon, me bashkëpuntorë ka vizituar sot Vërmicën, saktësisht, pikën doganore të Kosovës me Shqipërinë.

Kermabo, me këtë rast është njoftuar më për së afërmi me punën dhe të arriturat në këtë pikë.

Ndryshe, shefi i EULEX-it, ka ofruar mbështetjen e plotë të misionit që ai e drejton me qëllim të funksionimit sa më të mirë të doganave si dhe të bashkëpunimit me autoritetet doganore të Republikës së Shqipërisë.

 

 

CEREMONIA E TRANZICIONIT TË KOMPETENCAVE

CEREMONIA E TRANZICIONIT TË KOMPETENCAVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PRISHTINË, 12 dhjetor 2008- Shërbimi Doganor i UNMIK-ut sot në një ceremoni të organizuar u shndërrua në Doganën e Kosovës, gjë që shënon edhe fundin e bartjes së kompetencave nga UNMIK-u, tranzicion i cili ka filluar para 6 muajve.

Kodi i ri doganor i miratuar me 11 nëntor 2008 nga Kuvendi i Kosovës, mundësoi që tranzicioni i filluar të përfundoj sot përmes kësaj ceremonie solemne.  Kodi doganor në fjalë është në pajtim të plotë me standardet ligjore të Bashkimit Evropian dhe ndër të tjra ka si objektiv edhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës

“Sot ne së bashku kurorëzojmë përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të qenë të mëvetësishme në të gjitha degët strategjike e sidomos në pjesën e legjislacionit dhe ekzekutivit ku doganat e Kosovës do të shtrihen në tërë territorin e Kosovës”, tha në fjalën e rastit Ministri i Ekonomisë dhe Financave, zoti Ahmet Shala.

“Doganat shtoi ai, kanë tejkaluar të ardhurat e parashikuara këtë vit dhe uroj që vitin tjetër ky sukses të rritet edhe më tej.”

 

 

DOGANIERËT PARANDALOJNË KONTRABANDËN NË HANIN E EL

DOGANIERËT PARANDALOJNË KONTRABANDËN NË HANIN E EL

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hani Elezit 10 dhjetor 2008 – Sot në Degën Doganore Hani i Elezit, Oficerët Doganor kanë ndalur një maune, e cila pas kontrollit përmes skanerit ka rezultuar me 5 vende të dyshimta dhe më pas është dërguar për kontroll fizike detale. Gjatë ekzaminimit oficerët doganor kanë hasur në një Arkë Metalike. Pas dyshimeve të bazuara oficerët doganor skenuan edhe Arken, ku pas skenimit është vërejtur qartë se brenda saj gjendeshin artikuj të ndaluar si në vijim: 

  • Fishek – 194 copë
  • Armë –  Pushkë 1 cope
  • Vaj për Pastrim të armëve 50ml – 1copë
  • Shufër për pastrimin e armës – 1 copë
  • Çantë gjyetie – 1 copë

Të gjitha pajisjet e lartëpërmendura i janë dorëzuar policisë së Kosovës. Kontrolli i kësaj maune është duke vazhduar për shkak të dyshimeve potenciale.