• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

29/07/2008

SHËRBIMI DOGANOR SHPREH KEQ ARDHJEN LIDHUR ME SHKR

Prishtinë, 28 korrik 2008. Shërbimi Doganor me shqetësim ka përcjellë shkrimet e publikuara lidhur me publikimin e raportit të ZAGJ. Ne kemi obligim që të informojmë drejt opinionin e gjerë lidhur me këto shkrime.Me keqardhje vijmë në konkludim se raporti i ZAGJ fillimisht është keqinterpretuar nga disa media të shtypura dhe më pastaj keqkuptuar edhe nga publiku i gjerë. Duhet medoemos të vejmë në dijeni se në bazë të këtij raporti të ZAGJ rezulton që Shërbimi Doganor në vazhdimësi ka bërë përpjekjet dhe ka ndërmarrë veprimet e duhura për zhvillimin dhe plotësimin e standardeve dhe rekomandimeve nga të gjitha institucionet relevante (shih Raportin nga ZAGJ 2007, Pika III. Gjendja lidhur me rekomandimet nga vitet e kaluara).

Po ashtu në këtë raport mund të gjeni në Pikën V. Opinionin e Auditimit, pikë kjo shumë e rëndësishme që për çudinë tonë të gjithë gazetarët e kanë anashkaluar, ku vihet në theks mendimi i Auditorit Gjeneral me ç’rast thuhet:

“Për mendimin tonë, me përjashtim të të gjeturave të cilat i kemi shpalosur më poshtë efekti i të cilave nuk është aq material dhe i përhapur, pasqyrat financiare paraqesin në mënyrë të drejtë, në të gjitha aspektet materiale, pozitën financiare të SHDU-së dhe rezultatet e aktiviteteve të saja për vitin në fjalë, në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik sipas “Raportimit financiar në bazë të kontabilitetit të parasë së gatshme”. (citat faqe 7, Pika V. Opinioni i Auditimit) 

Ne për hir të së vërtetës para opinionit Kosovarë e kemi për obligim të ftojmë të gjithë të interesuarit të lexojnë raportin e plotë direkt nga faqja e Zyrës së Auditorit Gjeneral.Për më tepër, ne ndjejmë se ky keqinterpretim dhe perceptim i gabueshëm i publikut ndikon negativisht në moralin dhe motivin e të gjithë Oficerëve Doganorë pikërisht tani kur me një angazhim të pashoq, por me një përkrahje të pamjaftueshme nga KFOR dhe SHPK, ata po luftojnë kontrabandën dhe krimin në regjion të Mitrovicës duke mbrojtur kështu shoqërinë kosovare mu në kohën kur Shërbimit Doganor i duhet një përkrahje dhe mirënjohje morale nga të gjithë.

Raporti i plotë i ZAGJ-së:   Shërbimi Doganor 2007

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

DOGANA ZURI NJË AUTOBOT KONTRABANDE

DOGANA ZURI NJË AUTOBOT KONTRABANDE

Prishtinë, 28 korrik 2008.- me datë 25.07.08 rreth orës 09:45, afër Mitrovicës është vërejtur  një autobotë për të cilën dyshohet se është e mbushur me naftë. Njësiti anti-kontrabandë kanë ndaluar këtë autobotë të dyshuar, pasi janë marrë dokumentet personale nga vozitësi janë kërkuar edhe dokumentet lidhur me ngarkesën, të cilat janë refuzuar nga vozitësi.

Njësit anti-kontrabandë kanë marre vendim që ta përcjellin në terminalin doganorë këtë autobot, në atë moment vozitësi në mënyrë shumë agresive ka kthyer autobotën dhe ka tentuar të largohet në drejtim të Zveqanit, në ketë rast oficerët doganor kanë reaguar dhe kanë ndalur vozitësin nga qëllimi i tij.

Gjate kësaj përpjekje një oficerë doganor ka marrë lëndime të lehta. Policia menjëherë ka asistuar në këtë rast, vozitësi është arrestuar kurse autobota nën përcjelljen e njësive anti-kontrabandë dhe të policisë është dërguar në terminalin e Mitrovicës.

Dyshohet se sasia e përafërt është e këtij tentim kontrabande është 12.000 litra naftë. 

Gjatë kontrollit detal të maunës, vërejtëm se autobota është me plombë të doganës serbe, që tregon se kjo autobotë është importuar. Ky rast i është dorëzuar hetuesisë deri ne përfundim te procedurës.

LEXO MË SHUMË