• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

17/11/2008

ZBULOHET SASI E KONSIDERESHME E MUNICIONIT

 

 

 

 

 

 

 

Pejë-Kullë 13 nëntor 2008, – Rreth orës 18:45 në pikë kalimin kufitar Kullë, oficerët doganor kanë ndaluar një furgon për kontrollë doganore. Pasi që ngasësi i furgonit ishte përgjegjur që nuk kishte asgjë për të deklaruar, oficerët doganor filluan kontroll detal, me ç’rast ata  zbuluan sasi të konsiderueshme të municionit.

Gjatë këtij kontrolli, të fshehura janë gjetur:

  • Fishek të pushkës së gjyetis  :20pce.
  • Fishek të pushkës  Karabin    :60pce.
  • Jakne                                 :14pce.
  • Pantollona                           :12cpe.

Automjeti është ndalur nën mbikëqyrje doganore deri në përfundimin e procedurave të këtij rasti. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia gjithashtu edhe malli i konfiskuar  i është dorëzuar policisë kufitare.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

ZBULOHET NJË ARMË ILEGALE

ZBULOHET NJË ARMË ILEGALE

Vërmicë, më datën 18.11.2008 në ora 18:00 është ndalur në dalje të Kosovës për në Shqipëri autobusi me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollës detale të autobusit, në brendësi është gjetur një armë zjarri e tipit Zaztava. Personi që e transportonte armën ishte shtetas i Shqipërisë. Rasti i është dorëzura Policisë.

LEXO MË SHUMË
MINISTRI SHALA SHPËRNDAN çERTIFIKATA PËR OFICERËT

MINISTRI SHALA SHPËRNDAN çERTIFIKATA PËR OFICERËT

 

 

 

 

 

 

Prishtinë 31 Tetor 2008 – Sot në drejtorinë e Doganës në Prishtinë, është bërë çertifikimi i Oficerëve të rinjë Doganor nga komuniteti serb.

Pasi kanë vijuar një trajnim 6 javorë në Doganë, 16 doganierët serb sot janë pajisur me çertifikatat përkatëse, të lëshuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z.Naim Huruglica.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast i pranishëm ishte edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala, i cili njëherësh ka bërë shpërndarjen e çertifikatave për Oficerët e rinjë.

Dogana e Kosovës, konsideron se përfshirja e pjesëtarëve të pakicës serbe në këtë institucion është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së kërkesave që përcaktojnë kuotat për inkuadrimin e pakicave në institucionet e Kosovës.

Kjo njëherësh dëshmon përkushtimin e Doganës, që brenda vetës, të përfshijë pjesëtarë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. 

 

 

LEXO MË SHUMË