• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

15/10/2008

TAKIMI ME DOGANËN E MAQEDONISË

Prishtinë 14 Tetor 2008.- Menaxhmenti i Shërbimit Doganor, respektivisht Drejtori i Përgjithshëm z. Naim Huruglica me bashkëpunëtor, gjatë ditës së djeshme ka pritur  Drejtorin e Përgjithshëm të doganës së Maqedonisë z. Vanco Kargov, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë në një vizitë pune. Ky takim u mbajt në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Takimi në veçanti ishte i ndërlidhur me çështjet e krijimit të lehtësimeve për qarkullimin e mallrave dhe udhëtarëve ndërmjet dy vendeve. Po ashtu, është biseduar për bashkëpunimin në fushën e luftimit të kontrabandës, si dhe parandalimin e evazionit të mundshëm fiskal dhe aktiviteteve të ndryshme kriminale.

“Si e arritur kryesore nga kjo mbledhje është marrëveshja për një sistem të avancuar të shkëmbimit të informatave. Me anë të këtij sistemi ne do të jemi në gjendje që bashkërisht, dhe në mënyrë të organizuar të luftojmë krimin e organizuar.”- tha pas takimit z. Naim Huruglica.

Ishte takim shumë konstruktiv në vazhdën e takimeve bashkëpunuese të cilin Dogana e Kosovës e ka me Doganat në regjion dhe përpjekjeve të vazhdueshme që po bëhen në drejtim të lehtësimit të qarkullimit të mallërave dhe njerëzve por edhe në luftimin e dukurive negative.

 

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

NDALOHEN MBI 100 AUTOBOTE ME DERIVATE TË NAFTËS

NDALOHEN MBI 100 AUTOBOTE ME DERIVATE TË NAFTËS

Hani i Elezit 16 Tetor 2008.- Shërbimi Doganor pas pranimit të udhëzimit nga  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht nga Inspektorati i MTI-së ka ndaluar importin e një numri mjaft të madh të autoboteve të ngarkuara me derivate të naftës. Kjo ndalesë është aplikuar pasi që kualiteti i naftës dhe derivateve të saj nuk është brenda parametrave të Udhëzimit Administrativ, të lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nr. 2006/16 PËR CILËSINË E DERIVATEVE TË NAFTËS NË KOSOVË.

Sipas ligjit të gjitha importet e naftës duhet të plotësojnë kriteret e cilësisë së naftës të paraparë me këtë Udhëzim Administrativ. Deri më tani në pikën kufitare në Han të Elezit janë të ndaluara afro 100 autobote dhe 10 vagon të trenit. Të gjitha këto importe të bllokuara kanë poseduar deklaratën e konformitetit me vlera më të ulëta se sa që është paraparë në Udhëzimin Administrativ.

Shërbimi Doganor ka urdhëruar të gjithë importuesit që konform legjislacionit doganor të bëjnë kthimin e këtyre cisternave mbrapa tek furnitori, përndryshe pas përfundimit të afatit ligjor të gjitha këto autobote do t’i nënshtrohen konfiskimit.
 

LEXO MË SHUMË
REKORD NË MBLEDHJEN E TË HYRAVE DITORE

REKORD NË MBLEDHJEN E TË HYRAVE DITORE

 

Prishtinë 9 Tetor 2008.- Gjatë këtyre 24 orëve raportuese Shërbimi Doganor ka mbledhur të hyra në shifër rekorde (nga taksat e mallërave të importuara) në vlerë prej 2.416.270,36 €.

Në përgjithësi mbledhja e të hyrave nga Dogana gjatë periudhës 9 mujore të vitit 2008 është rritur dhe deri në fund të muajit Shtator dogana ka mbledhur të hyra  prej 426,458,087 euro që  është 2% mbi planit të realizuar për vitin buxhetor 2008. Dogana beson se deri në fund të vitit 2008 të hyrat e mbledhura do të arrijn afër 600 milion euro. Në  krahasim me vitin e kaluar kjo paraqet një rritje të të hyrave, pasi që po në të njëjtën periudhë të vitit 2007 SHD kishte mbledhur 379,583,830 euro. Por nëse merret parasysh të hyrat momentale të grumbulluara nga dogana deri në fund të muajit të 9 (shtator) vërehet një rritje në krahasim me periudhën paraprake të vitit të kaluar, kjo rritje është për 47 milion euro.

Gjithashtu gjate 24 orëve te fundit oficerët e Shërbimit Doganor kanë zbuluar 6 kundërvajtje doganore, ku kontrabandimi ishte i ndërlidhur me cigare dhe naftë si dhe janë konfiskuar 2 automjete.

 

LEXO MË SHUMË