• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

01/02/2008

Inaugurimi i skanerit mobil të Doganës

Hani Elezit – Terminal, 1 Shkurt 2008 – Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Doganor z. Naim Huruglica së bashku me z. Hashim Thaçi Kryeministër, z. Paul Acda ZPSSP, dhe z. Ahmet Shala Ministër MEF, sot e bënë inaugurimin e  fillimit të punës së skanerit mobil të Shërbimit Doganor.

Skaneri sot edhe zyrtarisht do të lëshohet në punë, me 1 shkurt 2008. Ky është skaneri i parë mobil në Kosovë. Kjo pajisje do të ndihmojë në parandalimin e Kontrabandës dhe do të rris kapacitetet e doganës në mbrojtjen e shoqërisë.

Përveç efekteve pozitive që do të sjellë përdorimi i skanerit në të hyrat nga Dogana, përdorimi i tij do të bëj Kosovën vend edhe më të sigurt sepse e rrit aftësinë e zbulimit të lëndëve narkotike, armëve si dhe mallrave të kontrabanduara.

Kapaciteti i skenimit të pajisjes është 24 maune brenda një ore. Vlera e skanerit është afro 1.4 milion euro dhe e tëra është investim i Qeverisë së Kosovës.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Cilat dhe sa janë taksat doganore?

Cilat dhe sa janë taksat doganore?

Taksat të cilat paguhen me rastin e kalimit të kufirit të Kosovës janë:
a)Taksa doganore e cila iu nënshtrohet mallrave me rastin e kalimit të kufirit dhe paguhet 10% në vlerë të mallit;
b)Taksa e akcizës e cila është një taksë e veçantë selektive që iu vihet një numri të caktuar të mallrave të tatueshme që lëshohen për konsum të lirë me qëllim të arritjes së efekteve të caktuara dhe paguhet në vlerë të mallit apo sipas njësisë matëse(specifike).
c)TVSH e cila është një taksë e cila mblidhet në kufi nga Shërbimi Doganor në emër të administratës tatimore dhe paguhet 18% në vlerë të mallit.

LEXO MË SHUMË
Autorizohet edhe një kompani kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Autorizohet edhe një kompani kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Prishtinë 17 Gusht, Dogana e Kosovës avancon më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatorëve të autorizuar ekonomik në vendin tonë.

Pas  përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik (AEO ), për kompaninë kosovare importuese/ prodhuese/eksportuese “Sharr Cem” ” SHPK – Hani i Elezit  me nr. AEO 011 e cila njëherë është pjesë e kompanisë “Titan Group Company” – Greqi.  

Me këtë rast, kjo kompani i ka përmbushur standardet më të larta që të përfitojë nga thjeshtësimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor dhe nga lehtësirat e veçanta që lidhen me kontrollet doganore për mbrojtjen dhe sigurinë (OAE- F),  në kuadër të programit të AEO-ve dhe konsiderohet si një partner i besueshëm në procedura doganore. Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të ju krijoj lehtësira në procedurë subjekteve që plotësojnë kriteret e përcaktuara në bazë të dispozitave ligjore në fuqi dhe njëkohësisht të avancojë bashkëpunimi me këto kompani edhe më tutje.

Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën. Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla , të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.


LEXO MË SHUMË