• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

17/08/2023

Autorizohet edhe një kompani kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Prishtinë 17 Gusht, Dogana e Kosovës avancon më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatorëve të autorizuar ekonomik në vendin tonë.

Pas  përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik (AEO ), për kompaninë kosovare importuese/ prodhuese/eksportuese “Sharr Cem” ” SHPK – Hani i Elezit  me nr. AEO 011 e cila njëherë është pjesë e kompanisë “Titan Group Company” – Greqi.  

Me këtë rast, kjo kompani i ka përmbushur standardet më të larta që të përfitojë nga thjeshtësimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor dhe nga lehtësirat e veçanta që lidhen me kontrollet doganore për mbrojtjen dhe sigurinë (OAE- F),  në kuadër të programit të AEO-ve dhe konsiderohet si një partner i besueshëm në procedura doganore. Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të ju krijoj lehtësira në procedurë subjekteve që plotësojnë kriteret e përcaktuara në bazë të dispozitave ligjore në fuqi dhe njëkohësisht të avancojë bashkëpunimi me këto kompani edhe më tutje.

Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën. Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla , të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.


  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Inaugurimi i skanerit mobil të Doganës

Inaugurimi i skanerit mobil të Doganës

Hani Elezit – Terminal, 1 Shkurt 2008 – Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Doganor z. Naim Huruglica së bashku me z. Hashim Thaçi Kryeministër, z. Paul Acda ZPSSP, dhe z. Ahmet Shala Ministër MEF, sot e bënë inaugurimin e  fillimit të punës së skanerit mobil të Shërbimit Doganor.

Skaneri sot edhe zyrtarisht do të lëshohet në punë, me 1 shkurt 2008. Ky është skaneri i parë mobil në Kosovë. Kjo pajisje do të ndihmojë në parandalimin e Kontrabandës dhe do të rris kapacitetet e doganës në mbrojtjen e shoqërisë.

Përveç efekteve pozitive që do të sjellë përdorimi i skanerit në të hyrat nga Dogana, përdorimi i tij do të bëj Kosovën vend edhe më të sigurt sepse e rrit aftësinë e zbulimit të lëndëve narkotike, armëve si dhe mallrave të kontrabanduara.

Kapaciteti i skenimit të pajisjes është 24 maune brenda një ore. Vlera e skanerit është afro 1.4 milion euro dhe e tëra është investim i Qeverisë së Kosovës.

LEXO MË SHUMË
Parandalohet kontrabanda me duhan

Parandalohet kontrabanda me duhan

Prizren 18 gusht 2023 Zyrtarët Doganor, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, kanë organizuar kontrolle në dy lokacione të dyshimta. Në këtë proces, ata kanë zbuluar 77 Kg duhan të përpunuar, për të cilin palët nuk kanë mundur të prezantojnë dokumentacion të origjinës. Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 1000 Euro, ndërsa shmangiet nga Taksat Doganore janë vlerësuar në 3,468.00 Euro.

Pas konstatimit të këtyre shkeljeve, malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe është ndërmarrë veprim për të filluar procedurat kundërvajtëse ndaj palëve të përfshira në këtë aktivitet të paligjshëm.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.


LEXO MË SHUMË