0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Cert. e origjinës për Zvicrrën dhe Norvegjinë

Të gjithë prodhuesit/eksportuesit nga Kosova që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe dëshirojnë të përfitojnë nga skema e Sistemit Gjeneral të Preferencave,  të plotësojnë formularin i cili gjendet si aneks në këtë shkresë dhe të njëjtën të vijnë ta paraqesin pranë sektorit të Origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë në mënyrë që të regjistrohen në sistem. Pas regjistrimit do ta merrni numrin e regjistrimit të cilin duhet ta vendosni tek deklarimi fatural me poshtë.

Ky sistem u mundëson eksportuesve kosovar që eksportojnë mallra në Zvicër dhe Norvegji që  të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem dhe pastaj të kenë mundësi që për mallrat që i prodhojnë dhe  eksportojnë në këto vende dy të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me FORMA A

Formulari : Formulari per RX V 1 0

 Sqarime për plotësim në lidhje me rubrikën 6 të aplikacionit:

Nëse eksportuesi jep pëlqimin (nënshkruhet) në rubrikën 6, në ueb faqen publike do të shfaqen këto të dhëna:

  1. numri fiskal dhe numri REX i eksportuesit të regjistruar
  2. emri i eksportuesit të regjistruar
  3. adresa dhe vendi i eksportuesit të regjistruar
  4. detajet e kontaktit të eksportuesit të regjistruar
  5. një përshkrim i mallrave të cilat kualifikohen për trajtim preferencial
  6. data nga e cila regjistrimi është valid
  7. data e revokimit (nëse është e aplikueshme)
  8. informata nëse regjistrimi është për Zvicër apo Norvegji

Nëse eksportuesi nuk jep pëlqimin (nuk nënshkruhet) në rubrikën 6, në ueb faqen publike do të shfaqen këto të dhëna:

  1. numri fiskal eksportuesit të regjistruar
  2. numri REX dhe statusi i tij
  3. data nga e cila regjistrimi është valid
  4. data e revokimit (nëse është e aplikueshme)

Deklarimi fatural apo teksti që do të shënohet në fund të faturës së eksportit të mallrave do të jetë:

The exporter … (Number of Registered Exporter p.sh. XK60000000) of the products covered by this document declares that, except where otherwise clearly indicated, these products are of Kosovo preferential origin according to rules of origin of the Generalized System of Preferences of Switzerland and that the origin criterion met is … … (“W” ose “P” pasuar nga kreu tarifor p.sh. “P” 3916).

Kontakti për sqarime:  

Për sqarime mund të drejtoheni tek Sektori i Origjinës, Dogana e Kosovës:
e-mail: burim.qyqalla@dogana-ks.org;
Tel. Nr: 038 534 369 ose 045 198 127