• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

10/03/2017

Njoftim për eksportuesit Kosovar

Prishtinë 10 mars 2017 –   Dogana e Kosovës ka filluar me aplikimin e sistemit REX në kuadër të skemës GSP (General System of Preferences) e cila i ofrohet vendeve në zhvillim në këtë rast Kosovës nga Zvicra dhe Norvegjia. Ky sistem u mundëson eksportuesve kosovar që eksportojnë mallra në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem dhe pastaj të kenë mundësi që për mallrat që i prodhojnë dhe eksportojnë në këto dy vende të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me certifikatë të origjinës FORMA A. Funksionimi i plotë i këtij sistemi ka filluar nga data 1 janar 2017.

Periudha tranzitore nga metoda e certifikimit me certifikatën FORMA A (siç ka qenë)  në metodën e certifikimit përmes sistemit REX do të zgjas një vit me mundësi shtyrje për gjashtë muaj të tjerë, periudhë pas të cilës çdo eksportues që dërgon mallra me origjinë të Kosovës në këto dy vende nuk mund të bëjë një gjë të tillë pa qenë i regjistruar. Prandaj njoftohen të gjithë prodhuesit/eksportuesit nga Kosova që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe dëshirojnë të përfitojnë nga skema e Sistemit Gjeneral të Preferencave,  të plotësojnë formularin i cili gjendet web faqen e Doganës dhe të njëjtën të vijnë ta paraqesin pranë sektorit të Origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë në mënyrë që të regjistrohen në sistem. Pas regjistrimit do ta merrni numrin e regjistrimit të cilin duhet ta vendosni tek deklarimi fatural.

Të gjitha informatat dhe formularët gjenden në web faqen e doganës tek kategoria Për Biznese apo linkun:
http://dogana.rks-gov.net/per-biznese/cert-e-origjines-per-zvicrren-dhe-norvegjine/

 

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Mbi dy milionë euro, para të gatshme, të dyshuara si të falsifikuara

Mbi dy milionë euro, para të gatshme, të dyshuara si të falsifikuara

Prishtinë, më 10 mars 2017

Policia e Kosovës, konkretisht policia kufitare, në PKK Vermicë, në bashkëpunim me zyrtarët Doganor, më 10.03.2017 rreth orës 00:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, kanë ndaluar automjetin TAXI me targa të Shqipërisë për një kontroll më të detajuar.

Vetura drejtohej nga B.D, i lindur më 1972, mashkull, shtetas i Shqipërisë dhe për pasagjer kishte: F.B, i lindur më 1980, mashkull, shtetas i Kamerunit, me leje qëndrimi në Francë.

Gjatë kontrollit të përbashkët nga zyrtarë të të dy institucioneve, në bagazh të automjetit në një çantë, në brendësi të saj janë gjetur paketime të ndryshme kartëmonedhash të dyshuara si të falsifikuara me vlerën e: 500, 200, 100 dhe 50 euro. Po ashtu, së bashku me to është gjetur edhe letër e paketuar dhe e prerë në dimensione që i përgjigjen masës së kartëmonedhave: 500, 200, 100, 50 euro.

Pas numërimit të kartëmonedhave të falsifikuara, rezulton të jenë: dy milion e njëqind e tridhjetë e një mijë (2.131.000) euro,  si dhe dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e tre (2733) copë letër e bardhë që do të përdorej  për përpunim e kartëmonedhës 500 eurosh.

Policia si provë materiale ka konfiskuar kartëmonedhat e dyshuara si të falsifikuara, si dhe tetë (8) shishe me preparate kimike që përdoren për falsifikim, tri (3) folija alumini, një pako doreza plastike, dy shiringa, dy pasaporta të Kamerunit, një patentë shoferi dhe një  leje qëndrimi për në Francë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit – Departamenti i Krimeve të Rënda  në Prizren dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në bashkëpunimin e ndërsjellët me qëllim parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend.

LEXO MË SHUMË
Dogana e Kosovës anëtarja e 181 e Organizatës botërore të Doganave

Dogana e Kosovës anëtarja e 181 e Organizatës botërore të Doganave

Prishtinë 3 mars 2017 – Dogana e Kosovës është anëtarja e më e re e organizatës botërore të doganave. OBD është organizata e vetme botërore dhe ndër organizatat me te mëdha ne bote, e cila përfaqëson 180 shtete. Kosova sjell numrin në 181.

 

Përmes pjesëmarrjes në këtë Organizatë, Dogana e Kosovës do te ketë mundësinë per qasje në informata dhe të jetë bashke-pjesëmarrëse ne operacione ndërkombëtare per luftimin e terrorizmit, shpëlarjes se parëse, tregtisë se jashtëligjshme në përgjithësi. Duke qene anëtare e OBD, Dogana do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik te vendit përmes adaptimit automatik te procedurave dhe proceseve të analizuara dhe studiuara nga te gjitha Administratat doganore te WCO.

 

Republika e Kosovës përmes OBD bëhet me automatizëm anëtare e konventave ndërkombëtare të cilat zbatohen nga OBD, prandaj kjo kontribuon edhe më tej në krijimin e e lehtërisave për tregtinë ndërkufitare dhe uljen e mëtejme të kostove të biznesit

 

Dogana do të jetë partnere kredibile në ketë organizate dhe do të siguroi që pjesëmarrja jonë nuk do te kontribuoj vetëm interesave te Republikës se Kosovës por të zinxhirit të tregtisë ndërkombëtare.

LEXO MË SHUMË