• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

10/03/2017

Mbi dy milionë euro, para të gatshme, të dyshuara si të falsifikuara

Prishtinë, më 10 mars 2017

Policia e Kosovës, konkretisht policia kufitare, në PKK Vermicë, në bashkëpunim me zyrtarët Doganor, më 10.03.2017 rreth orës 00:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, kanë ndaluar automjetin TAXI me targa të Shqipërisë për një kontroll më të detajuar.

Vetura drejtohej nga B.D, i lindur më 1972, mashkull, shtetas i Shqipërisë dhe për pasagjer kishte: F.B, i lindur më 1980, mashkull, shtetas i Kamerunit, me leje qëndrimi në Francë.

Gjatë kontrollit të përbashkët nga zyrtarë të të dy institucioneve, në bagazh të automjetit në një çantë, në brendësi të saj janë gjetur paketime të ndryshme kartëmonedhash të dyshuara si të falsifikuara me vlerën e: 500, 200, 100 dhe 50 euro. Po ashtu, së bashku me to është gjetur edhe letër e paketuar dhe e prerë në dimensione që i përgjigjen masës së kartëmonedhave: 500, 200, 100, 50 euro.

Pas numërimit të kartëmonedhave të falsifikuara, rezulton të jenë: dy milion e njëqind e tridhjetë e një mijë (2.131.000) euro,  si dhe dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e tre (2733) copë letër e bardhë që do të përdorej  për përpunim e kartëmonedhës 500 eurosh.

Policia si provë materiale ka konfiskuar kartëmonedhat e dyshuara si të falsifikuara, si dhe tetë (8) shishe me preparate kimike që përdoren për falsifikim, tri (3) folija alumini, një pako doreza plastike, dy shiringa, dy pasaporta të Kamerunit, një patentë shoferi dhe një  leje qëndrimi për në Francë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit – Departamenti i Krimeve të Rënda  në Prizren dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në bashkëpunimin e ndërsjellët me qëllim parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapen 65 automjete të pazhdoganuara gjatë një aksioni nga Dogana

Kapen 65 automjete të pazhdoganuara gjatë një aksioni nga Dogana

Prishtinë 13 mars 2017 – Njësti e Doganës së Kosovës kanë pranuar një informatë se në rajonin e Mitrovicës një subjekt që merret me tregtimin e automjeteve posedon sasi të konsiderueshme të automjeteve të cilat janë duke u demoluar (shkatërruar për pjesë) dhe nuk kanë të paguara obligimet doganore.

Njësit e Doganës kanë organizuar kontrollin te subjekti që merret me tregtimin dhe servisimin e automjeteve dhe kontrolli ka gjetur 65 automjete të demoluara të cilat nuk i kanë kryer obligimet doganore. Automjetet e demoluara janë evidentuar, gjithashtu kontrolli ka gjetur edhe librezat të cilat janë ndaluar përkohësisht.

Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme së bashku me njësit policore për verifikimin e automjeteve nëse ndonjëra nga ato është e vjedhur.

Derisa për çështje doganore është duke u bërë vlerësimi i tyre dhe shmangjet potenciale nga pagesa e taksave doganore.

LEXO MË SHUMË
Njoftim për eksportuesit Kosovar

Njoftim për eksportuesit Kosovar

Prishtinë 10 mars 2017 –   Dogana e Kosovës ka filluar me aplikimin e sistemit REX në kuadër të skemës GSP (General System of Preferences) e cila i ofrohet vendeve në zhvillim në këtë rast Kosovës nga Zvicra dhe Norvegjia. Ky sistem u mundëson eksportuesve kosovar që eksportojnë mallra në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem dhe pastaj të kenë mundësi që për mallrat që i prodhojnë dhe eksportojnë në këto dy vende të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me certifikatë të origjinës FORMA A. Funksionimi i plotë i këtij sistemi ka filluar nga data 1 janar 2017.

Periudha tranzitore nga metoda e certifikimit me certifikatën FORMA A (siç ka qenë)  në metodën e certifikimit përmes sistemit REX do të zgjas një vit me mundësi shtyrje për gjashtë muaj të tjerë, periudhë pas të cilës çdo eksportues që dërgon mallra me origjinë të Kosovës në këto dy vende nuk mund të bëjë një gjë të tillë pa qenë i regjistruar. Prandaj njoftohen të gjithë prodhuesit/eksportuesit nga Kosova që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe dëshirojnë të përfitojnë nga skema e Sistemit Gjeneral të Preferencave,  të plotësojnë formularin i cili gjendet web faqen e Doganës dhe të njëjtën të vijnë ta paraqesin pranë sektorit të Origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë në mënyrë që të regjistrohen në sistem. Pas regjistrimit do ta merrni numrin e regjistrimit të cilin duhet ta vendosni tek deklarimi fatural.

Të gjitha informatat dhe formularët gjenden në web faqen e doganës tek kategoria Për Biznese apo linkun:
http://dogana.rks-gov.net/per-biznese/cert-e-origjines-per-zvicrren-dhe-norvegjine/

 

 

LEXO MË SHUMË