• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

13/03/2017

Kapen 65 automjete të pazhdoganuara gjatë një aksioni nga Dogana

Prishtinë 13 mars 2017 – Njësti e Doganës së Kosovës kanë pranuar një informatë se në rajonin e Mitrovicës një subjekt që merret me tregtimin e automjeteve posedon sasi të konsiderueshme të automjeteve të cilat janë duke u demoluar (shkatërruar për pjesë) dhe nuk kanë të paguara obligimet doganore.

Njësit e Doganës kanë organizuar kontrollin te subjekti që merret me tregtimin dhe servisimin e automjeteve dhe kontrolli ka gjetur 65 automjete të demoluara të cilat nuk i kanë kryer obligimet doganore. Automjetet e demoluara janë evidentuar, gjithashtu kontrolli ka gjetur edhe librezat të cilat janë ndaluar përkohësisht.

Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme së bashku me njësit policore për verifikimin e automjeteve nëse ndonjëra nga ato është e vjedhur.

Derisa për çështje doganore është duke u bërë vlerësimi i tyre dhe shmangjet potenciale nga pagesa e taksave doganore.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Drejtori i Përgjithshëm shpërndan mirënjohje për oficerët doganor të Vërmicës

Drejtori i Përgjithshëm shpërndan mirënjohje për oficerët doganor të Vërmicës

Prishtinë 15 mars 2017 – Drejtori I përgjithshëm I Doganës së Kosovës, z. Bahri Berisha sot shpërndau mirënjohje zyrtarëve doganorë të pikës kufitare Vërmicë, për vigjilencën dhe kontributin në zbulimin e më shumë se 2 milion eurove të falsifikuara.

 

Me këtë rast Drejtori I përgjithshëm theksoi “Në secilën organizatë stafi i saj janë pjesa më e vlefshme, prandaj Dogana duke iu falënderuar stafit të saj është duke bërë një punë të mrekullueshme, falë tyre rezultatet nuk mungojnë. Përveç mbledhjes së të hyrave tanimë kemi rritur kapacitetet edhe në zbulimin veprave penale, andaj sot shprehi mirënjohjen time të lartë për oficerët doganor”

 

Dogana e Kosovës është e vendosur fuqishëm të luftoj dukuritë negative,  informalitetin dhe është maksimalisht e angazhuar në parandalimin e dëmtimit të qytetarëve të Kosovës, ekonomisë dhe zhvillimit të vendit.

LEXO MË SHUMË
Mbi dy milionë euro, para të gatshme, të dyshuara si të falsifikuara

Mbi dy milionë euro, para të gatshme, të dyshuara si të falsifikuara

Prishtinë, më 10 mars 2017

Policia e Kosovës, konkretisht policia kufitare, në PKK Vermicë, në bashkëpunim me zyrtarët Doganor, më 10.03.2017 rreth orës 00:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, kanë ndaluar automjetin TAXI me targa të Shqipërisë për një kontroll më të detajuar.

Vetura drejtohej nga B.D, i lindur më 1972, mashkull, shtetas i Shqipërisë dhe për pasagjer kishte: F.B, i lindur më 1980, mashkull, shtetas i Kamerunit, me leje qëndrimi në Francë.

Gjatë kontrollit të përbashkët nga zyrtarë të të dy institucioneve, në bagazh të automjetit në një çantë, në brendësi të saj janë gjetur paketime të ndryshme kartëmonedhash të dyshuara si të falsifikuara me vlerën e: 500, 200, 100 dhe 50 euro. Po ashtu, së bashku me to është gjetur edhe letër e paketuar dhe e prerë në dimensione që i përgjigjen masës së kartëmonedhave: 500, 200, 100, 50 euro.

Pas numërimit të kartëmonedhave të falsifikuara, rezulton të jenë: dy milion e njëqind e tridhjetë e një mijë (2.131.000) euro,  si dhe dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e tre (2733) copë letër e bardhë që do të përdorej  për përpunim e kartëmonedhës 500 eurosh.

Policia si provë materiale ka konfiskuar kartëmonedhat e dyshuara si të falsifikuara, si dhe tetë (8) shishe me preparate kimike që përdoren për falsifikim, tri (3) folija alumini, një pako doreza plastike, dy shiringa, dy pasaporta të Kamerunit, një patentë shoferi dhe një  leje qëndrimi për në Francë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit – Departamenti i Krimeve të Rënda  në Prizren dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në bashkëpunimin e ndërsjellët me qëllim parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend.

LEXO MË SHUMË