• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

31/05/2017

Drejtori i Përgjithshëm takohet me OBD (WCO)

Prishtine 31 maj 2017, – Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Bahri Berisha me bashkëpunëtor është duke qëndruar në Bruksel ku është duke mbajtur takime bilaterale me Organizatën Botërore të Doganave.

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha së bashku me ambasadori e Republikës së Kosovës në Bruksel zt. Bernard Nikaj u takuan me zv. Sekretarin Gjeneral të OBD (WCO), z. Sergio Mujica ky edhe ishte zyrtarisht ishte takimi i parë bilateral në mes të Doganës së Kosovës dhe OBD, që nga anëtarësimi i Kosovës në OBD.

Gjatë takimit u diskutuan raporti mes OBD dhe anëtareve, ku Dogana e Kosovës shprehimisht u zotua për partneritet dhe kontribut si anëtare në këtë organizatë. Nga ana tjetër OBD paraqiti gatishmërinë për ndihmë në çështjet e fushëveprimit doganore si dhe kërkoj nga Dogana e Kosovës të jete kontribuuese në përpilim e standardeve ndërkombëtare.

Drejtori i përgjithshëm zt. Berisha gjithashtu bëri një prezantim të shkurt për zhvillimet në DK, derisa zyrtarët e OBD u shprehën të kënaqur me të arriturat e doganës së Kosovës.

Ditëve në vazhdim drejtori i përgjithshëm do të vazhdoj takimet me OBD ashtu që Dogana e Kosovës, respektivisht Kosova të përfaqësohet por edhe të përfitoj eksperiencat dhe asistencën nga OBD.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

NJOFTIM

NJOFTIM

NJOFTIM MBI PRAGUN MINIMAL TË NGRITJES SE

ÇMIMIT TË SHITJA E MALLRAVE TË KONFISKUARA

LEXO MË SHUMË
Dogana konfiskon pajisje dentare me vlerë mbi 15.000 euro

Dogana konfiskon pajisje dentare me vlerë mbi 15.000 euro

Prishtinë 30 maj  2017 – Dje oficerët doganor në aeroportin e Prishtinës kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e pajisjeve medicinave dentare me vlerë mbi 15,000 euro.

Gjatë kontrolleve rutinore të oficerëve doganor në aeroport, ku udhëtarët të cilit udhëtonin nga Turqia iu nënshtruan kontrollit. Dy shtetas turq janë selektuar për kontroll detal. Pasi janë seleketuar në njërën nga valixhet tek njeri udhëtar janë vërejtur se posedon të fshehura pajisje dentare. Derisa udhëtari tjerët ka arritur të dal jashtë kontrollës por oficerët doganor e kanë ndaluar duke arritur të gjejnë edhe personin e tretë i cili priste që të bënte transportin e këtyre pajisjeve. Gjithashtu edhe në kontrollin e veturës janë gjetur mallra të kontrabanduara.

Pasi që është gjetur ky mall pa dokumentacion njësit e hetuesisë së doganës kanë lokalizuar edhe pranuesin e tyre ku edhe është bastisur një laborator dentar në Mitrovicë (edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara). Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe janë procedura për kundërvajtje doganore gjithashtu edhe ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedurat.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

LEXO MË SHUMË