SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Drejtori i Përgjithshëm takohet me homologun Britanik gjatë vizitës zyrtare në Britani të Madhe

Drejtori i Përgjithshëm takohet me homologun Britanik gjatë vizitës zyrtare në Britani të Madhe

 

Prishtinë 5 qershor 2018, Drejtori i Doganës z. Bahri Berisha është duke qëndruar për vizitë në Britaninë e Madhe, respektivisht në Doganën Britanike.

Gjatë qëndrimit në Londër z. Berisha është duke zhvilluar takime me partner tonë në Doganën britanike, derisa sot pati edhe takim me drejtorin e përgjithshëm të Doganës Britanike zt. Bill Williamson  me bashkëpunëtor.

Derisa dogana britanike dhe ajo kosovare kanë histori të mirë të bashkëpunimit prandaj dogana britanike ofroj edhe me tej përkrahjen e saj  për Doganën e Kosovës në OBD,  gjithashtu në ngritjen e kapaciteteve në kuadër të lehtësirave tregtare, antikontrabandës, inteligjencës dhe hetimeve doganore.

Drejtori i Përgjithshëm z. Berisha thekson se dogana e Kosovës është falënderuese për Doganën Britanike dhe asistencën që ka ofruar përgjatë viteve si dhe për vazhdimin e përkrahjes për Doganën në çështjet e lehtësimit të tregtisë, operatorët e autorizuar ekonomik dhe në fushën e zbatimit të ligjit.

706-24.05.2018 Publikimi i listës së mallërave për konfiskim

706-24.05.2018 Publikimi i listës së mallërave për konfiskim

Të nderuar

Në ZD në QTP- në zonën industriale ka mallra të pa deklaruara ose mallra që nuk u është dhënë trajtim i lejuar doganor – nuk kanë hyr në procedurë të lejuar doganore brenda afatit  ligjor të paraparë sipas KDAK 03/L-109, mallra këto të cilat kanë arritur në doganë përmes postës.

Përmes këtij shënimi të publikuar në tabelën e shpalljeve publike të QTP dhe ZBD Interevropë,   njoftojmë të gjithë  pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune,  nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, bligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në QTP për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë  dhe atë konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Në të kundërtën,  në mungesë të një trajtimi të lejuar doganor këto mallra do të konfiskohen nga Dogana e Kosovës.

Baza ligjore:  Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109,  kapitulli 3 neni 47, dhe kapitulli 4 neni 53 pika 1 si dhe seksioni 2 neni 180.

Në vazhdim keni listën e mallrave në procedurë të konfiskimit 

 

Sqarim i opinionit – Lidhur me artikujt e publikuar në portalin Infokusi “Popujt që i shesin gjak Kosovës”

Sqarim i opinionit – Lidhur me artikujt e publikuar në portalin Infokusi “Popujt që i shesin gjak Kosovës”

Të nderuar,

Dogana e Kosovës dje ka parë një artikull të botuar në portalin Infokusi.com ku theksohet se kemi import të gjakut nga vendet e ndryshme në sasi të “konsiderueshme” sipas infokusit e që sasia reale është rreth 2 kg, informatë të cilën portali infokusi e posedon dhe e ka marr të saktë nga dogana por nuk e ka parë të arsyeshme që ta theksoj në artikull. Prap se prap sasia prej 2 kg shndërrohet në sasi të “konsiderueshme”.

Duke mos dashur të vazhdojmë më tutje me këtë artikull Dogana informon opinion se kjo çështje nuk është e vërtet pasi gjatë dy viteve të fundit, importi i ashtuquajturi i gjakut njerëzor është në sasi prej rreth 2 kg dhe atë nuk është gjak njerëzor por tarifohen në këtë pjesë të tarifës doganore, respektivisht ky produkt është (reagensa dhe kalibrator) që përdoren për diagnostikim në aparatura mjekësore si dhe importi i tillë bëhet me leje të agjensionit të barnave dhe është i lejuar me ligj.

Për më shumë shihni tabelën e importeve të këtij produkti dhe kategorizimin e tij, pra emri i sakte i produktit eshte AIA –PACK MULTIANYLATE CONTROL ose CALIBRATOR (mund ta kërkoni në internet për më shumë informata).

Pra nuk ka import të gjakut por të produkteve diagnostikuese me bazë gjaku. Dogana lut të gjitha gazetarët që para publikimit të kërkojnë më shumë informata ashtu që gabimet (keqinformimi) të evitohen.

Dogana kap 5.3 kg sustancë narkotike

Dogana kap 5.3 kg sustancë narkotike

 

Prishtinë 17 maj 2018  Mbrëmë oficerët doganor në PKK Vërmicë në hyrje, kanë ndaluar një  automjet të llojit Golf V ngjyrë e zezë me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas Kosovar si dhe në automjet gjendeshin gjithsejt 4 persona. Automjeti në fjalë është profilizuar për kontroll detal ne vijën e dyte.

Në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, është kryer kontrolli i përbashkët me Policinë e Kosovës ku  automjeti është selektuar për kontroll të vijës se dytë. Gjatë kontrollit të automjetit ne  ulëset e pasme është hasur ne dy qanta ku janë gjetur pese (5) qese të dyshuara me substancë narkotike marihuanë.

Gjatë kontrollit detal janë përdorur edhe pajisjet e dhuruara nga EXBS (Fibroskopi, Busteri) ku pas përfundimit është përcatuar pesha e kësaj substance narkotike  që  është diku rreth 5.335 kg.

Rastin më tutje ka vazhduar tek Policia e Kosovës të cilës edhe iu është dorëzuar subastanca e dyshuar. Oficerët  doganor kanë vazhduar me  kontroll detale dhe të përbashkët me Policinë e Kosovës por nuk është gjetur diçka tjetër.

Dogana kap barna të fshehura në pajisjet për mobilje me vlerë afër 10.000 euro

Dogana kap barna të fshehura në pajisjet për mobilje me vlerë afër 10.000 euro

 

Prishtinë 16 maj 2018  oficerët doganor gjatë kontrollit të dërgesave në import më saktësisht të mallrave të importuara nga Turqia kanë hasur në sasi të konsiderueshme të barnave (medikamente).

Gjatë kontrollit detal të një dërgese të deklaruar si material apo aksesor për mobilje janë hasur paketime të përziera ku të fshehura brenda pakove me këmbe të plastikës për mobilje janë gjetur sasi e konsiderueshme e barnave si në vijim:

1. Zespera 10 mg 1/14 = 608 cope;
2. Galvus Met 50mg/1000 mg 1/10 = 42 cope;
3. Elocon (krem) 30 gr 0.1 % = 47 cope;
4. Travazol 15 gr (krem) = 312 cope;
5. Ovul 1/7 = 30 cope;
6. Coronis 6.25 mg 1/14 = 200 cope;
7. Cyclo – Pogynova 1/21 = 160 cope;
8. Atarax 25 mg 1/10 = 60 cope;
9. Oksamen 20 mg 1/10 = 29 cope;
10. Cosadex 50 mg 1/14 = 20 cope;
11. Comadin 5 mg 1/14 = 44 cope;
12. Singulair 4 mg 1/14 = 47 cope;
13. Etol 400 mg 1/14 = 68 cope;
14. Aldaxtone-A 25 mg 1/10 = 183 cope;
15. Aerius 5 mg 1/10 = 90 cope;
16. Leponex 25 mg 1/10 = 75 cope.

Vlera preliminare e produkteve të gjetura është afër 10.000 euro me këtë rast për shkak se importuesi ka bërë shkelje të dispozitave të KDAK-së, neni 276 pika A, ndaj të njëjtit është inicuar proces për kundërvajtje gjithashtu rasit ka vazhduar për hetime të mëtejme.

Dogana kap duhan të kontrabanduar

Dogana kap duhan të kontrabanduar

Prishtinë 16 maj 2018  n kuadër të luftimit të kontrabandës me produkte të duhanit njësit e antikontrbandës kanë ndaluar një automjet VW Kombi me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas Kosovar.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur produkte të duhanit, dhe menjëherë në bashkëpunim me organet hetuese është kontrolluar edhe shtëpia e vozitësit ku janë gjetur sasi tjera të duhanit.

Gjithsejtë produkte të duhanit për të cilat mallra i lartcekuri nuk ka pasur mbulesë dokumentacioni dhe dyshojmë se janë të kontrabanduara.

Nr Emërtimi Sasia
1 Total Duhan i Grirë Refuz 107.7kg
2 Total Cigare 24800cp
3 Total filtër për cigare dhe letër për cigare 49,000

E tërë sasia është konfiskuar dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore si dhe për hetime të mëtejme.

 

Njoftim për eksportuesit Kosovar të cilët eksportojnë në Zvicër dhe Norvegji

Njoftim për eksportuesit Kosovar të cilët eksportojnë në Zvicër dhe Norvegji

Prishtinë 10 Maj 2018 –   Dogana e Kosovës ka filluar me aplikimin e sistemit REX në kuadër të skemës GSP (General System of Preferences) e cila i ofrohet vendeve në zhvillim në këtë rast Kosovës nga Zvicra dhe Norvegjia. Ky sistem u mundëson eksportuesve kosovar që eksportojnë mallra me origjine preferenciale në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem e qe me pastaj ta kenë mundësinë qe për mallrat e eksportuara në këto dy vende të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me certifikatë të origjinës FORMA A. Funksionimi i plotë i këtij sistemi ka filluar nga data 1 janar 2017.

Periudha tranzitore nga metoda e certifikimit me certifikatën FORMA A (siç ka qenë)  në metodën e certifikimit përmes sistemit REX do të zgjas deri me 30 Qershor 2018, periudhë pas të cilës çdo eksportues që dërgon mallra me origjinë preferenciale të Kosovës në këto dy vende nuk mund të përfitoj nga preferencat e Sistemit GSP pa qenë i regjistruar. Prandaj njoftohen të gjithë prodhuesit/eksportuesit nga Kosova që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe dëshirojnë të përfitojnë nga skema e Sistemit Gjeneral të Preferencave,  të plotësojnë formularin i cili gjendet web faqen e Doganës dhe të njëjtën të vijnë ta paraqesin pranë sektorit të Origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë në mënyrë që të regjistrohen në sistem. Pas regjistrimit do ta merrni numrin e regjistrimit të cilin duhet ta vendosni tek deklarimi fatural.

Të gjitha informatat dhe formularët gjenden në web faqen e doganës tek kategoria Për Biznese apo linkun: http://dogana.rks-gov.net/per-biznese/cert-e-origjines-per-zvicrren-dhe-norvegjine/

Akreditohet oficeri i parë nga Dogana e Kosovës për projektin COPES të Organizatës Botërore të Doganës

Akreditohet oficeri i parë nga Dogana e Kosovës për projektin COPES të Organizatës Botërore të Doganës

Prishtinë 4 maj 2018 për herë të parë që nga anëtarësimi i Doganës së Kosovës në organizatën botërore të Doganave sot është bërë certifikimi i një zyrtari të doganës sonë për OBD COPES programin (Praktikat operacionale doganore për zbatim të ligjit dhe konfiskime) që është njëri ndër autorizimet kryesore që iu jepet anëtareve të OBD, respektivisht oficerëve doganor të administratave doganore anëtare.

Në letrën e pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Berisha e cila është dërguar direkt nga Sekretari i Përgjithshëm i OBD Kunio Mikuriya theksohet se oficeri doganor tani është plotësisht i akredituar si ekspert rajonal i OBD COPES si dhe OBD do të ishte mirënjohës që do të mund të përfitonte nga ekspertiza  e oficerit të certifikuar në aktivitetet e ardhshme të këtij projekti.

Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm z. Berisha theksoj “Pas anëtarësimit të Doganës në OBD ky është një momentet kyç dhe shumë të rëndësishëm për doganën tonë, gjithashtu tregon që niveli i profesionalizmit dhe përkushtimi për zbatimin e ligji të Doganës së Kosovës është në nivel të rangut botëror prandaj uroj oficerin Doganor për suksesin e treguar në arritjen e certifikimi, ky certifikim hap rrugën edhe për projektet tjera si dhe rritjen e rolit të Doganës sonë në OBD”.

Dogana në ditën botërore të pronësisë intelektuale flet për të arriturat

Dogana në ditën botërore të pronësisë intelektuale flet për të arriturat

 

Prishtinë 26 prill 2018 Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Zyrën për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe Agjencinë për Pronësi Industriale, në vazhdën e aktiviteteve të organizuara për nder të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, sot është mbajtur konferenca përmbyllëse e aktiviteteve me moton e këtij viti Gratë në inovacion dhe kreativitet.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Bahri Berisha në fjalimin e tij theksoj se: “Zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale është një element shumë i rëndësishëm për progresin social, e ekonomik dhe garantimin e një mjedisi për konkurrencë të drejtë në tregun e vendit. Gjithashtu, zbatimi i të drejtës së pronësisë intelektuale kontribuon në krijimin e kushteve optimal për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë si dhe është një gur themel në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Pra, mbrojtja dhe respektimi i te drejtave te pronësisë intelektuale janë te lidhura ngushtë edhe me tregun e lire, duke mbrojtur akteret ekonomik që  janë bartës te një te drejte, nga konkurrenca e pandershme dhe mbrojtjen e konsumatorit nga mallrat e falsifikuara dhe pirate. Dogana ka rregulluar infrastrukturën ligjore dhe ka krijuar mekanizmat për të mbrojtur të drejtat e pronësisë intelektuale, në mënyrë që të arrihet sukses në modernizimin e Doganës, konform praktikave më të mira të BE-së, të përcaktuara si në Udhërrëfyesin Doganor të BE-së (EU Blueprint).

Autoritetet doganore si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me komunitetin e biznesit, kanë arritur progres në ndërmarrjen e masave doganore për mallrat që dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale. Me krijimin e infrastrukturës ligjore dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, DK nga viti në vit ka arritur progres në lutën kundër falsifikimit dhe piraterisë”. Dogana e Kosovës për periudhën 2010-2017 ka ndalur mallrat në sasi prej 5 mil copë dhe vlerë prej ~12 mil €.

Megjithatë, DK për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale është e përkushtuar që të përmbushë obligimet dhe detyrat që rrjedhin prej MSA-së.

Dogana deri tani ka parandaluar rreth 450.000 copë cigare gjatë tentim kontrabandës

Dogana deri tani ka parandaluar rreth 450.000 copë cigare gjatë tentim kontrabandës

Prishtinë 13 prill 2018 Njësit e doganës në dy rate të ndara kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara.

 

Fillimisht, në pikë kalimit kufitar të Hanit të Elezit njësit e doganës së bashku Policinë e Kosovës gjatë një operacioni të përbashkët kanë gjetur sasi të konsiderueshme të cigareve. Fillimisht janë gjetura të fshehura në kabinën e shoferit të një maune dhe në sirtarë të jashtëm të rimorkios një sasi e duhanit, pastaj kamioni është dërguar për kontroll detal ku në tërësi janë gjetur 50,000 copë cigare.

 

Derisa dje njësite e Anti-kontrabandës kanë ndërmarrë një operacion për cigare dhe produkte të duhanit në qytetin e Podujevës. Në ketë aksion kanë marrë pjesë një numër i madh i zyrtarëve doganor ku dhe janë kontrolluar 10 lokale dhe janë konfiskuar 11400 copë cigare të llojeve të ndryshme pa banderolë.

 

Gjatë kësaj periudhe raportuese dogana ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të cigareve rreth 450.000 copë cigare si dhe duhan i grirë rreth 200 kilogram.

NJOFTIMI PËR NENSHKRIMIN E KONTRATËS

NJOFTIMI PËR NENSHKRIMIN E KONTRATËS

Dizajnimi dhe  shtypja e Raporteve vjetore të Doganës

Dogana gjatë tre muajve të parë parandaloj 480 raste të kontrabandimit

Dogana gjatë tre muajve të parë parandaloj 480 raste të kontrabandimit

Prishtinë 6 prill 2018

Bazuar në Strategjinë e Doganës dhe Planeve  të ndryshme Operative gjatë  tremujorit të parë të vitit 2018 Dogana ka vazhduar me  luftimin informalitetit në përgjithësi, duke u përqendruar në ndërmarrjen e aktiviteteve në drejtim të luftimin të kontrabandës dhe shmangieve mashtruese.   Për tremujorin e pare te vitit 2018 më poshtë janë paraqitur disa nga veprimet hetimore si vijon:

  • Janë regjistruar gjithsej 10 raste te reja të shmangjeve financiare
  • Janë dorëzuar ne Prokurori 9 kallëzime Penale ku shmangiet e konstatuara janë ne lartësi prej 615033.06 €.
  • Numri i personave te kallxuar është 12.
  • Janë bastisur rreth  9 lokacione të ndryshme
  • Mallrat e sekuestruara gjate kësaj periudhe kapin shifrën prej 105 307.94€

 Gjatë kësaj periudhe raportuese arritur rezultate dhe sekuestrime të cigareve, duhanit të grirë, narkotikë, armë dhe fishekë, ari dhe argjend, medikamente të ndryshme pa banderola, kartela grafike dhe teknologji, automjete për udhëtarë, lojëra të ndryshme të fatit, pije alkoolike dhe jo alkoolike si dhe tekstil i ndryshëm.

Produktet e duhanit Nj. Matëse Sasia Vlera
Cigare copë 386630 0
Duhan i grirë kilogram 191.95 0
Duhan nargjile kilogram 91.75 0
Filtër për cigare copë 50200 0
Pijet Alkoolike litra 181.76 0
Pijet jo alkoolike litra 576 0
Pije energjike copë 24 100
Marijuana (Kanabis) kg 80 0
Armë zjarri copë 4 0
Fishekë copë 103 0

Siç u tha më lartë fokusi i aktiviteteve të Doganës ishte i përqendruar tek mallrat strategjike si duhani për të cilën aktivitet janë  realizuar:

  • 38 plane operacionale – aksione në të gjitha tregjet e qyteteve të Kosovës.
  • Janë sekuestruar 386 630 copë cigare, duhan i grire 191.95 kilogram.

Në total dogana ka iniciuar 480 kundërvajtje në vlerën e mallit prej 160,439.15 €, janë shqiptuar gjoba në vlerë 244,042.63 €, përderisa janë inkasuar 87,916.68 €.