SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Lista e mallrave për konfiskim- Korrik 2018

Lista e mallrave për konfiskim- Korrik 2018

Në ZD në QTP- në zonën industriale ka mallra të pa deklaruara ose mallra që nuk u është dhënë trajtim i lejuar doganor – nuk kanë hyr në procedurë të lejuar doganore brenda afatit ligjor të paraparë sipas KDAK 03/L-109, mallra këto të cilat kanë arritur në doganë përmes postës.

Përmes këtij shënimi të publikuar në tabelën e shpalljeve publike të QTP dhe ZBD Interevropë, njoftojmë të gjithë pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune, nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, obligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në QTP për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë dhe atë konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Në të kundërtën, në mungesë të një trajtimi të lejuar doganor këto mallra do të konfiskohen nga Dogana e Kosovës.

Baza ligjore: Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109, kapitulli 3 neni 47, dhe kapitulli 4 neni 53 pika 1 si dhe seksioni 2 neni 180.

Në vazhdim keni listën e mallrave në procedurë të konfiskimit …

 

 

 

Dogana kalon 500 milion euro të hyra doganore në gjashtë mujorin e parë të vitit

Dogana kalon 500 milion euro të hyra doganore në gjashtë mujorin e parë të vitit

 

Prishtine 3 korrik 2018, – që nga themelimi i doganë dhe deri tani është hera e parë që në gjashtë mujorin e parë të vitit Dogana të kaloj 500 milion euro.

Gjatë periudhës gjashtëmujore (Janar-Qershor 2018) të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 504.3 mil€, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej 3.5% apo rreth 17 mil€ më shumë.

Ndikim në të hyrat në import për ketë periudhe ka pasur efekti i  MSA dhe pakove fiskale që i referohen prodhuesve, ku duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 21 milion € apo rreth 46.3% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa ndikimi në të hyra doganore nga  pako fiskale që i referohen lirimit nga taksat ne import për prodhuesit  përgjatë periudhës raportuese është rreth 29.6 milion €. Gjithashtu edhe ndikimi në të hyra nga importi i  veturave te përdorura ku vërehet një rënie e theksuar krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 5,335 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie në të hyra prej 8.6  milion € më pak. Totali i ndikimeve negative në të hyra nga këto kategori për ketë periudhe është afër 60 milion € apo shprehur në përqindje rreth 12% te  totalin e të hyrave te grumbulluar nga Dogana e Kosovës për ketë gjashtë mujor.

Përkundër politikave fiskale që favorizojnë lirime dhe ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, si dhe ato që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që ketë vit pritet të këtë ndikim më shumë në të hyrat e planifikuara, prapë Dogana e Kosovës  është duke vazhduar me performancë shumë të mire në grumbullimin e të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, kontrabandës dhe fusha tjera që Dogana ka përgjegjësi, mirëpo gjithashtu në vlerësojmë se  këto efekte te politikave fiskale dhe MSA, do të  kenë efektin e vet pozitiv shumë më të madhe për zhvillimin ekonomik te vendit dhe rritjes të prodhimeve vendore.

B05 Njoftim për Kontratë

B05 Njoftim për Kontratë

Servisimi dhe mirëmbajtja e aparateve kundër zjarrit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës merr pjesë në sesion e 132 të OBD (WCO)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës merr pjesë në sesion e 132 të OBD (WCO)

Prishtinë 30 qershor 2018, – Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Bahri Berisha me bashkëpunëtor është duke qëndruar në Bruksel ku është duke marr pjesë Organizatën Botërore të Doganave respektivisht në sesionin e 132 të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave.

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha së bashku me ambasadori e Republikës së Kosovës në Bruksel zt. Bernard Nikaj morën pjesë në punimet që u zhvilluan në kuadër të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave pjesëmarrës ishin 182 shtete anëtare. Ky është sesioni i 4-te i OBD ne te cilin Kosova po merr pjese si anëtare qe nga janari 2017.

Në këtë sesion u ri-zgjodh Sekretari i Përgjithshëm i OBD z. Kunio Mikuriya. Në këtë sesion u diskutua rishikimi i Konventës se Kyotos, ndërtimi i kapaciteteve, programet për lehtësim të tregtisë që do të i ofrohen shteteve anëtare dhe çështje tjera te rëndësishme në fushëveprim doganor.

Dogana sqaron se Auditori i përgjithshëm ka dhënë opinionin e pamodifikuar për auditimin në doganë gjatë vitit 2017

Dogana sqaron se Auditori i përgjithshëm ka dhënë opinionin e pamodifikuar për auditimin në doganë gjatë vitit 2017

16 qershor 2018, Prishtinë pas raportimeve në disa portale online ku janë publikuar disa të gjetura për doganën  sipas raportimit të auditorit të përgjithshëm, disa portale nuk referohen në raportin zyrtar aspak dhe shtrembërojnë të vërtetëm, siç është në raport por publikojnë të ,,gjetura” që nuk  janë askund në raportin e auditorit të përgjithshëm.

Opinion i auditorit për vitin 2017 (faqe 4  burimi http://www.zka-rks.org/wp-content/uploads/2018/06/RaportiAuditimit_DOG_2017_Shqip.pdf)

Fillimisht ju njoftojmë se raporti final i auditorit është mjaft profesional dhe nuk ka gjetur asnjë shkelje serioze, materiale dhe është raporti më i mirë për disa  vitet e fundit. Opinioni i auditorit është i pamodifikuar qe do te thotë se pasqyrat financiare paraqesin pamje të drejte dhe ligjore, ku krahasuar me vitet paraprake raporti -opinioni ka qenë me theksim te çështjes.

Në raport janë disa të gjetura ne aspektin procedural por që nuk janë materiale, që kane pas efekt ne taksa apo të hyra, siç është zhdoganimi në mungesë të licencës  për mallra me akcize, ku rasti në fjale ka pasur licence valide të vazhduar nga MTI, ku kërkohet pastaj licencë nga Dogana  dhe Dogana gjithashtu ia ka konfirmuar licencën ku vetëm për çështje  teknike dhe për të mos pritur mauna, një dite të vetme para protokollimit të licencës dogana ka zhdoganuar malli ku i ka paguar te gjitha taksat dhe asnjë cent nuk ka munguar në të hyra. Ky rast siç është raportuar në disa media nuk ka të bëje fare me shmangie nga të hyrat dhe as raporti i auditorit nuk e ka evidentuar.

Rasti tjetër ku ceket vlerësimi i mallrave  duhet te lexohet drejt raporti sepse auditori ka evidentuar dy raste ku njeri rast ceket se dogana ka marrë veprimet dhe rasti tjetër është pa asnjë ndikim ne te hyra, pra theksohet përdorimi i metodave të vlerësimit por pa efekte financiare.

Çështja e te llogarive të arkëtueshme vlerësohet larte angazhimin dhe veprimet e ndërmarra te Doganës ,por auditori thekson se këto kane te beje me rastet qe nga viti 2002 qe janë raste neper procedura penale dhe administrative neper gjykata dhe kërkon një angazhim ndërinstitucional, sepse e cek ne raport se dogana i ka dërguar lendet tek përmbaruesi dhe gjykatat .

Tek rastet e nënshkrimit te kontratës para zotimit te mjeteve, këto raste janë çështje te interpretimit ligjor dhe dogana ka pas interpretim ligjor nga institucioni përkatës se mund te zhvillohet këto procedura . Kjo çështje ka te beje me interpretim ligjor nga institucionet tjera vetëm per çështje procedurale por pa ndonjë efekt  tjetër, sepse buxheti është i aprovuar me ligj dhe këto mjete janë të ndara me ligjin per buxhet.

Raporti duhet te lexohet ne tërësi dhe drejte sepse raporti vlerëson larte progresin në Dogana dhe veprimet menaxheriale si dhe tek kapitulli qeverisja e mire (faqe 22) auditori vlerëson shumë mirë progresin sa i perket llogaridhënies dhe raportimit menaxherial dhe konkluzion i përgjithshëm i auditorit është (faqe 23) qartazi pasqyron se Dogana ka treguar kontrolle te mira në raport me obligimet ligjore qe ka dëshmuar proces te mire dhe siguri ne zbatimin e legjislacionit dhe sistemeve tjera te kontrollit.

Nëse lexohet drejte dhe ne tërësi raporti ,auditori vlerëson shume mire Doganën, veprimet menaxheriale  dhe progresin dhe mund të themi se për herë të parë nuk ka evidentuar asnjë shkelje materiale dhe me efekt ne te hyra apo dëmtim te buxhetit, por ka evidentuar disa çështje procedurale, për çka dogana është zotuar se do të angazhohet për plotësimin e atyre rekomandimeve, për të eliminuar aspektet procedurale. Përfundimisht auditori e vlerëson  më së larti Doganën e Kosovës sa i përket auditimit dhe vet fakti se dogana mbledh mbi një miliard euro të hyra, ku ka me qindra mijëra procedura, dhe te gjeturat janë procedurale dhe jo- materiale tregon nivelin e lartë të zhvillimit të Doganës dhe zbatimin e ligjit në Doganë.

NJOFTIM PËR KONTRATË

NJOFTIM PËR KONTRATË

“Furnizim me pajisje tjera për laborator” Ri kuotim

Customs receives a donation from United Kingdom of Britain Customs

Customs receives a donation from United Kingdom of Britain Customs

11th of June 2018, Prishtina – In the frame of cooperation and mutual endeavours in fighting the organized crime and contraband, the Kosovo Customs Director General Mr. Bahri Berisha with collaborators welcomed the visit of the Great Britain Customs representative Mr. Andrew Pavlinic – Chief of the International Intelligence and Mr. Andy Lawson, head in the same section.

In this meeting a donation of digital forensic equipment was presented, which was donated to Kosovo Customs, with the purpose of enhancing capacities which held in fighting against organized crime and contraband. This equipment is modern and the latest version of this equipment type, so in the era of advanced technology, this equipment will be a huge assistance for Kosovo Customs in securing evidences and credible information in the investigation and judicial processes.

The Director General emphasized that “United Kingdom Customs has always been close to our customs therefore we are very thankful for the assistance provided since the establishment of our customs, we always had the support from the United Kingdom Customs, for which we are very appreciative”.

Dogana pranon donacion nga Dogana e Mbretërisë së Bashkuar

Dogana pranon donacion nga Dogana e Mbretërisë së Bashkuar

11 qershor 2018, Prishtinë Në saje të bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Bahri Berisha me bashkëpunëtorë ka pritur në vizitë përfaqësuesit e Doganës së Britanisë së Madhe zt. Andrew Pavlinic – Shef për Inteligjencën Ndërkombëtare dhe zt. Andy Lawson, drejtues në të njëjtit seksion.

Në këtë takim u prezantua një donacion i pajisjeve për forenzikë digjitale, i dhënë Doganës së Kosovës, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve që ndihmojnë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Këto pajisje janë moderne dhe versioni më i fundit i pajisjeve të këtij lloji, andaj në kohën e teknologjisë së avancuar, këto pajisje do të jenë ndihmesë e madhe për Doganën e Kosovës në sigurimin e provave dhe informatave të besueshme për proceset hetimore dhe gjyqësore.

Drejtori i përgjithshëm theksoj se “Dogana e Mbretërisë së Bashkuar gjithmonë ka qëndruar afër doganës sonë prandaj edhe jemi thellësisht falënderuar për asistencën që nga themelimi i doganës e deri tani, gjithmonë kemi pasur një mbështetje nga Dogana e Mbretërisë  së Bashkuar gjë për të cilën jemi falënderues”

Dogana kap disa raste të kontrabandës në veri me vlerë mbi 10.000 euro

Dogana kap disa raste të kontrabandës në veri me vlerë mbi 10.000 euro

 

Prishtinë 8 qershor 2018 Bazuar në Strategjinë e Doganës dhe Planeve  të ndryshme Operative gjatë  këtyre ditëve dogana ka zbatuar planin për luftimin informalitetit në përgjithësi derisa aksionet e këtyre ditëve kishin në fokus pjesë veriore të Kosovës. Aksionin  në veri të Mitrovicës ishte qëllimi për parandalimin pijeve alkoolike, lëngjeve dhe konditorive të ndryshme që kanë arritur të kontrabandohen. Në dy raste të ndara njësit e Doganës kanë konfiskuar mallra që dyshohet se janë të kontrabanduara si në vijim:

Në rastin e parë janë kapur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike:

  • Tuborg    4.6% 0.33 L                    4320 Cope/1425.6 Litra
  • Heinkeen 5.0%0.4 L                      800 Cope/400 Litra
  • Vere e Bardhe”Vermuth”28%     18 Litra
  • Liker”Gorski List” 28% 1 L          12 Litra

Derisa në rastin e dytë janë kapur gjithashtu sasi e pijeve alkoolihe por këtë ka pasur edhe mallra ushqimore, kryesisht pije jo-alkoolike.

  • Tuborg 4.6% 0.5L                                              1020 Cope/510 Litra
  • Birre”BG” 5% 0.5 L                                           1000 Cope/500 Litra
  • Birre”Zajecarsko” 4.5% 0.5L                          6300 Cope/3150 Litra
  • Vere e Bardhe”Smederevska”10.5% 1L        24 Cope/24 Litra
  • Uthull, lëngje të gazuara, ujë etj                    400 Cope/600 Litra

Sasia totale e litrave të konfiskuara është rreth 7000 litra dhe palët e dyshuara janë dërguar për procedurë kundërvajtës derisa vlera sipas vlerësimeve fillestare kalon 10.000 euro.

Drejtori i Përgjithshëm takohet me homologun Britanik gjatë vizitës zyrtare në Britani të Madhe

Drejtori i Përgjithshëm takohet me homologun Britanik gjatë vizitës zyrtare në Britani të Madhe

 

Prishtinë 5 qershor 2018, Drejtori i Doganës z. Bahri Berisha është duke qëndruar për vizitë në Britaninë e Madhe, respektivisht në Doganën Britanike.

Gjatë qëndrimit në Londër z. Berisha është duke zhvilluar takime me partner tonë në Doganën britanike, derisa sot pati edhe takim me drejtorin e përgjithshëm të Doganës Britanike zt. Bill Williamson  me bashkëpunëtor.

Derisa dogana britanike dhe ajo kosovare kanë histori të mirë të bashkëpunimit prandaj dogana britanike ofroj edhe me tej përkrahjen e saj  për Doganën e Kosovës në OBD,  gjithashtu në ngritjen e kapaciteteve në kuadër të lehtësirave tregtare, antikontrabandës, inteligjencës dhe hetimeve doganore.

Drejtori i Përgjithshëm z. Berisha thekson se dogana e Kosovës është falënderuese për Doganën Britanike dhe asistencën që ka ofruar përgjatë viteve si dhe për vazhdimin e përkrahjes për Doganën në çështjet e lehtësimit të tregtisë, operatorët e autorizuar ekonomik dhe në fushën e zbatimit të ligjit.

706-24.05.2018 Publikimi i listës së mallërave për konfiskim

706-24.05.2018 Publikimi i listës së mallërave për konfiskim

Të nderuar

Në ZD në QTP- në zonën industriale ka mallra të pa deklaruara ose mallra që nuk u është dhënë trajtim i lejuar doganor – nuk kanë hyr në procedurë të lejuar doganore brenda afatit  ligjor të paraparë sipas KDAK 03/L-109, mallra këto të cilat kanë arritur në doganë përmes postës.

Përmes këtij shënimi të publikuar në tabelën e shpalljeve publike të QTP dhe ZBD Interevropë,   njoftojmë të gjithë  pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune,  nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, bligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në QTP për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë  dhe atë konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Në të kundërtën,  në mungesë të një trajtimi të lejuar doganor këto mallra do të konfiskohen nga Dogana e Kosovës.

Baza ligjore:  Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109,  kapitulli 3 neni 47, dhe kapitulli 4 neni 53 pika 1 si dhe seksioni 2 neni 180.

Në vazhdim keni listën e mallrave në procedurë të konfiskimit 

 

Sqarim i opinionit – Lidhur me artikujt e publikuar në portalin Infokusi “Popujt që i shesin gjak Kosovës”

Sqarim i opinionit – Lidhur me artikujt e publikuar në portalin Infokusi “Popujt që i shesin gjak Kosovës”

Të nderuar,

Dogana e Kosovës dje ka parë një artikull të botuar në portalin Infokusi.com ku theksohet se kemi import të gjakut nga vendet e ndryshme në sasi të “konsiderueshme” sipas infokusit e që sasia reale është rreth 2 kg, informatë të cilën portali infokusi e posedon dhe e ka marr të saktë nga dogana por nuk e ka parë të arsyeshme që ta theksoj në artikull. Prap se prap sasia prej 2 kg shndërrohet në sasi të “konsiderueshme”.

Duke mos dashur të vazhdojmë më tutje me këtë artikull Dogana informon opinion se kjo çështje nuk është e vërtet pasi gjatë dy viteve të fundit, importi i ashtuquajturi i gjakut njerëzor është në sasi prej rreth 2 kg dhe atë nuk është gjak njerëzor por tarifohen në këtë pjesë të tarifës doganore, respektivisht ky produkt është (reagensa dhe kalibrator) që përdoren për diagnostikim në aparatura mjekësore si dhe importi i tillë bëhet me leje të agjensionit të barnave dhe është i lejuar me ligj.

Për më shumë shihni tabelën e importeve të këtij produkti dhe kategorizimin e tij, pra emri i sakte i produktit eshte AIA –PACK MULTIANYLATE CONTROL ose CALIBRATOR (mund ta kërkoni në internet për më shumë informata).

Pra nuk ka import të gjakut por të produkteve diagnostikuese me bazë gjaku. Dogana lut të gjitha gazetarët që para publikimit të kërkojnë më shumë informata ashtu që gabimet (keqinformimi) të evitohen.