• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

07/09/2018

Dogana vazhdon me performancë shumë të mirë në mbledhjen e të hyrave në import

Prishtine 7 shtator 2018, – Gjatë periudhës raportuese Janar –Gusht  të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 736.4 mil€, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej rreth 18 mil € apo 2.5%  me shume se periudha e njëjtë e vitit paraprak. Për më tepër, ndikimi ne te hyrat nga pakot fiskale që i referohen lirimit ne import te taksave për prodhues përgjatë periudhës raportuese është rreth 49.9 milion €, që paraqet një rritje prej rreth 173% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa sa i përket lirimeve sipas MSA, duhet theksuar se ndikimi negativ në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 28.9 milion € apo rreth 44.52% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Ndikim ne te hyra ka pasur edhe kufizimi i importit te automjeteve te përdoruara deri ne 10 vite, ku ne ketë kategori tek importi i veturave  vërehet një rënie e theksuar e te hyrave krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 8361 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie ne te hyra tek kategoria e veturave rrethe 12 milion € më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Përkundër politikave fiskale që favorizojnë lirime dhe ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, si dhe ato që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, qe ketë vit po kane ndikim me shume ne te hyrat e planifikuara, përsëri   Dogana e Kosovës  është duke vazhduar me performance shume te mire ne grumbullimin e te hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, kontrabandës dhe fusha tjera qe Dogana ka përgjegjësi , mirëpo gjithashtu ne vlerësojmë se  këto efekte te politikave fiskale dhe MSA, do te  kenë efektin e vet pozitiv shume me te madhe për zhvillimin ekonomik te vendit dhe rritjes te prodhimeve vendore.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana gjatë një aksioni mbrëmë kap sasi të konsiderueshme të duhanit

Dogana gjatë një aksioni mbrëmë kap sasi të konsiderueshme të duhanit

Prishtinë 9 shtator 2018, – njësitë e doganës gjatë një aksioni të organizuar me qëllim të parandalimit të kontrabandës me duhan kanë arritur të kapin sasi të konsiderueshme të këtij produkti.

Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative mbrëmë rreth orës 20:30  në rajonin e Podujevës ekipet e doganës kane ndaluar një kamionë që transporton kafshë dhe e cila tentonte të dilte nga territori i Kosovës në pikë-kalimin  kufitar të Merdares. Pas kontrollit detal ne hapësira të fshehura (të ndërtuara për kontrabandë) janë gjetur  480000 cope cigare “Chesterfield’ dhe 20000 cope cigare “Pall Mall” që të gjitha me banderola të Maqedonise (total 50 pako të mëdha).

  

Pas gjetjes së kësaj sasie në konsultimin me prokurorin kompetent malli është sekuestruar ndërsa i dyshimti është intervistuar dhe dërguar në paraburgim. Ndaj të dyshimtit është proceduar kallëzimi penal për shmangie tëe pagesës se taksave rreth 30,000 mijë €uro.

Dogana vazhdon me aktivitete të shtuara me qëllim të mbrojtës së qytetarëve të Kosovës si dhe tregtisë së ligjshme.

LEXO MË SHUMË
Dogana konfiskon mbi 50 aparate ilegale për lojëra fati

Dogana konfiskon mbi 50 aparate ilegale për lojëra fati

Prishtinë 1 gusht 2018 Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësit e doganës  gjatë javës së fundit kanë organizuar një aksion të gjerë në dy qytete respektivisht në Vushtrri  dhe Mitrovicë.

Gjatë këtij aksioni duke u bazuar në informata e siguruara përmes rrugëve operative janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale. Njësit e doganës kanë ushtruara kontrolle në të gjitha lokacionet duke përshtatur edhe kohën e kontrolleve me oraret e punës pasi një pjesë e tyre i mbajnë mbyllur lokalet gjatë ditës.

Si rrjedhojë e kontrolleve janë kapur një sasi e konsiderueshme e aparateve për lojëra fati si dhe lojëra tjera të ndaluara si Keno dhe Racing Dogs, rezultate si në vijim:

Kontrolle të ushtruara 20
Të gjetura lojëra ilegale në 9 lokacione
Aparate të konfiskuara 50
Lojëra të ndaluara të konfiskuara 25
Lokale të mbyllura 2

Dogana do të vazhdoje edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve.

LEXO MË SHUMË