SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Lista e mallrave për konfiskim- Qershor 2019

Lista e mallrave për konfiskim- Qershor 2019

Përmes këtij shënimi të publikuar në tabelën e shpalljeve publike të QTP dhe ZBD Intereuropa, njoftojmë të gjithë  pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune,  nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, obligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në QTP për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë  dhe atë konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Në vazhdim keni listën e mallrave në procedurë të konfiskimit …

Mbahet takimi i drejtorëve të përgjithshëm të Doganave rajonale

Mbahet takimi i drejtorëve të përgjithshëm të Doganave rajonale

 

Prishtinë 11 qershor 2019, Sot në Prishtinë për herë të parë është mbajtur takimi i Drejtorëve të përgjithshëm të doganave të vendeve të Ballkanit me përkrahjen e Doganës britanike.

Në këtë takim morën pjese, Bedri Hamza, Minister i financave, Ruairi O’Connell, Ambasadori Britanik ne Kosove, Drejtorët e përgjithshëm të Doganës se Kosovës, Doganës së Shqipërisë, Doganës së Maqedonisë së Veriut dhe Doganës së Malit të Zi

“Më lejoni fillimisht te falënderoi qeverinë e Britanisë se Madhe për përkrahjen e këtyre takimeve rajonale te drejtuesve te Doganave, te cilat takime janë me rendësi  te madhe për vendet tona, ne zhvillimin dhe ndërtimin e kapacitete doganore, te bashkëpunimit rajonal , te shkëmbimit te informacioneve dhe praktikave te mira ne fushën e doganave, qe kanë ndikim edhe  në zhvillimin ekonomik te vendeve tona rajonale. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj edhe organizatat tjera ndërkombëtare për përpjekjet e tyre te vazhdueshme ne rajon për të ndihmuar nga programet e tyre, aktivitetet që lidhen me konceptin  rajonal te bashkëpunimit.”  theksoj ministri z. Hamza. Më tutje Ministri Hamza  theksoj se Qeveria e Kosovës dhe unë si Ministër i Financave  do të jemi ne përkrahje te këtyre iniciative ne fushën e Doganave dhe bashkëpunimit rajonal, me partneret tanë ndërkombëtare në shërbim te çdo iniciative qe shkon ne drejtim te lehtësirave tregtare dhe qarkulluese te mallrave , luftimin e kontrabandës dhe krimeve ndërkufitare dhe do te mbështes   çdo vendim apo projekti në fushën e doganave, me qëllim të lehtësimit të të bërit biznes dhe krijimit të kushteve më të mira për investitorët e jashtëm dhe për një zhvillimin ekonomik.

Derisa drejtori i doganës së Kosovës theksoj se “Ne e dimë qe Doganat ne rajonin tonë ka një mision të gjerë, duke filluar nga fusha e të hyrave, lehtësimin e tregtisë, luftimin e krimeve ndërkufitare, ekonomisë joformale,   dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara. Duke qenë se Doganat kane një  mision te gjere dhe vlerësohet si një nga institucionet me rendësi për vendet tona , ne vlerësojmë se qeveritë e vendeve tona , komuniteti i bizneseve  por edhe  qytetaret e vendeve tona do të vazhdojë të ketë pritje të mëdha nga Doganat ne lehtësimin e tregtisë, lëvizjes se njerëzve, mallrave, por edhe ne luftimin e kontrabandës dhe krimeve trans kufitare.

Prandaj bashkëpunimi rajonal na ndihmon që:

– Të rrisim të hyrat për buxhetin e shtetit
– Kufijtë më të sigurtë
– Lehtësira më të mëdha, procedura më të shpejta të mallrave dhe personave
– Menaxhim më të mirë të rrezikut
– Përdorim me efikas të burimeve njerëzore dhe teknike
– Kontribut më të mirë për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare

Derisa ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell theksoj se Britania e madhe do të vazhdoj të përkrah lehtësim e qarkullimit të lirë të mallrave dhe njerëzve prandaj jemi këtu për të ju përkrahur”

Dogana e Kosovës do të jete ne përkrahje te këtyre iniciative ne fushën e Doganave dhe bashkëpunimit rajonal, me partneret tanë ndërkombëtare në shërbim te çdo iniciative qe shkon ne drejtim te lehtësirave tregtare dhe qarkulluese te mallrave , luftimin e kontrabandës dhe krimeve ndërkufitare dhe do te mbështesim   çdo vendim apo projekt në fushën e doganave, me qëllim të lehtësimit të të bërit biznes dhe krijimit të kushteve më të mira për investitorët e jashtëm dhe për një zhvillimin ekonomik.

Kapen 460 kg cigare të kontrabanduara

Kapen 460 kg cigare të kontrabanduara

 

Prishtinë 6 qershor 2019, ekipet e Doganës kanë ndërmarr një operacion te kontrollit në kuadër të parandalimit të kontrabandës.

Gjatë kontrollit të një automjeti të ndaluar është zbuluar një sasi e konsiderueshme  cigareve pa banderola. Pas hetimeve intensive njësitet e Doganës menjëherë kane shkuar në një lokacion privat ky dyshohen për vendin e ngarkesës së këtyre cigareve ku edhe është zbuluar nje sasi  e konsiderueshme e cigareve  pa banderola. Lidhur me kete rast ka vazhduar kontrolli edhe në nje lokacion tjetër , ku gjatë kontrollit janë gjetur  shitje të padeklaruara të cigareve të cilat i jane referuar ATK-se për procedim të mëtejm.

Rasti është proceduar penalisht për cigaret pa banderola derisa sasia prej 460 kg dhe 2 automjete që janë shfrytëzuar për transport të mallit janë konfiskuar. Derisa i dyshimti është dërguar në mbajtje.

Kapen medikamente të kontrabanduara në Prizren

Kapen medikamente të kontrabanduara në Prizren

 

Prizren 3 qershor 2019, ekipet e Doganës kanë ndërmarr një operacion kontrolli në rajonin e Prizrenit ndaj disa subjekteve me veprimtari farmaceutike. Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 3 barnatore dhe zyrat e një biznesi ku ka pasur dyshim për medikamente të kontrabanduara dhe pa banderola.

Gjatë kontrollit në 3 lokacione janë gjetur sasi e konsiderueshme e medikamenteve pa banderola dhe me banderola të vendeve të rajonit si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria.

– Lokacioni 1 Barnatore 537 pako
– Lokacioni 2 Barnatore 31 pako
– Lokacioni 3 Barnatore 120 pako

 

Vlen të theksohet së në një lokacion (barnatore) është zbuluar një vend i fshehur i modifikuar ku janë mbajtur barnat e kontrabanduara. Ndaj këtyre subjekteve do të iniciohet procedurë penale, ndërsa malli i është nënshtruar ndalimit dhe konfiskimit të përkohshëm.

Sasia e përgjithshme e mendikamenteve të kontrabanduara është 688 pako të llojeve të ndryshme.

Dogana arreston 4 oficerë doganor dhe 7 persona fizikë për dyshimin e kontrabandimit

Dogana arreston 4 oficerë doganor dhe 7 persona fizikë për dyshimin e kontrabandimit

Prishtinë  28 maj 2019, Bazuar në njohuritë mbi dyshimin e arsyeshëm, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një hetim penal me mbështetje edhe nga Policia e Kosovës, që ka zgjatur  14 muaj.

Objekt i hetimit kanë qenë keqpërdorimi i mundshëm i detyrës zyrtare, përkatësisht kontrabanda me mallra. Rasti është udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe si rrjedhojë, me angazhimin e masave teknike të hetimit është arritur që të sigurohen prova materiale të besueshme për inkriminimin e 16 personave, nga të cilët 4 janë zyrtar doganor, kurse që 2 prej të dyshuarve për kontrabandë janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Grupi i përfshirë në kryerjen e këtij krimi kanë pasur për objektiv kryesisht kontrabandën, dhe realizimin e tregtisë së ndaluar, ndërsa zyrtarët e hetuar dyshohet se kanë mundësuar këto vepra përmes keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Operacioni hetimor, që ka kulmuar me arrestimin edhe të zyrtarëve doganor është ndërmarrë me datë 27 dhe 28 Maj 2019 me shtrirje në rajonin e Prizrenit,  Gjakovës dhe Ferizajt, ne gjithsejtë 13 lokacione te ndryshme.

Në bazë të hetimit janë administruar si provë dhe mall kontrabandë mallrat në vijim:

– Rreth 5.5 ton duhan i grirë dhe fletë
– Rreth 3 milion copë filtera të cigares
– 7 copë armë pa leje për armëmbajtje
– 5 automjete
– 82 municion të kalibrit ndryshëm
– 2756 ambalazh e zbrazët për paketim të shitjes me pakicë te duhanit
– 34 telefona mobil

11 personat e arrestuar dje dhe sot (përfshirë 4 zyrtarë doganor), me urdhër te Prokurorit te janë dërguar ne paraburgim me masën fillestare të ndalesës prej 48 orë.

Dogana e Kosovës siguron publikun se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar sundimin e ligjit dhe integritetin në radhët e zyrtarëve të vet, andaj apelojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë me strukturat profesionale të Doganës së Kosovës, për të mbrojtur integritetin profesional të zyrtarëve doganor dhe rrjedhimisht për të mirëmbajtur interesin e shërbimit ndaj publikut si qëllim parësorë i yni!

 

Dogana kalon 400 milion të hyra për buxhetin e Kosovës

Dogana kalon 400 milion të hyra për buxhetin e Kosovës


Prishtinë  27 maj 2019, Dogana vazhdon të tregojë performancë shumë të mirë në të hyra e  grumbulluar për pjesën e parë të vitit 2019.

Që nga themelimi i Doganës e deri tani asnjëherë nuk është arritur të kalohen 400 milion euro në pjesën e parë të vitit, respektivisht në 5 mujorin e parë. Dogana ka arritur që deri tani të grumbulloj 412 milion euro e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar.

Në vitin e kaluar në këtë periudhë kishim të hyra në lartësi prej 383 milion derisa tani në këtë vit të hyrat kanë arritur të jenë më të larta për rreth 30 milion euro (412 milion)  apo 7.6% më shumë.

Kur merret parasysh ndikimi në të hyra që ka MSA dhe lirimet nga taksat në import për prodhuesit kosovar për lëndën e parë dhe të gjitha inputet që përdoren në procesin e prodhimit, kjo e arritur e doganës së Kosovës tregon përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë.

Mbahet trajnimi i parë nga OBD (Organizata Botërore e Doganave) për Doganën e Kosovës

Mbahet trajnimi i parë nga OBD (Organizata Botërore e Doganave) për Doganën e Kosovës

Prishtinë  17 mars 2019, Gjatë kësaj jave është mbajtur trajnimi i organizuar nga dogana në bashkëpunim me trajnerët e OBD, ku rreth 20 oficerë doganor morën përvojat ndërkombëtare në kontrollin dhe selektimin e kontejnerëve. Ky është trajnimi i parë i organizuar nga ODB në Kosovë.

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha në përmbylljen të këtij trajnimi theksoj se fillimisht duhet të shprehim falënderimin e tim por edhe të oraganizatës për përkrahjen që është duke dhënë OBD në ngritjen e kapaciteteve për Doganën e Kosovës ashtu që të arrijmë nivelet më të larta në aspektet e kontrollit dhe ushtrimit të aktivitetit doganor në përkrahje të sfidave globale, gjithashtu drejtori i përgjithshëm falënderoj edhe trajnerët ndërkombëtar të cilët janë angazhuar në ofrimin e këtij trajnimi.

Programi i kontrollit të kontejnerve është mbështet zbatimin e ligjit në luftën kundër trafikimit global të mallrave të paligjshëm dhe të kontribuojnë në lehtësimin e tregtisë legjitime. Ky program është përgjigje në rritjen e volumit të trafikut ndërkombëtar të kontejnerëve ashtu që fokusohet në selektim dhe kontrolle të specializuara me qëllim targetimin adekuat të ngarkesave me risk të lartë. Ky program mbahet nga bashkëpunimi i  UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Drogave dhe Krimeve) dhe WCO  (Organizata Botërore e Doganës).

 

Dogana vazhdon me rritjen e të hyrave

Dogana vazhdon me rritjen e të hyrave

 

Prishtinë  5 prill 2019, Dogana vazhdon të tregojë performance shumë të mirë në të hyra e  grumbulluar për tre mujorin e parë 2019.

Gjatë periudhës raportuese të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 229.9 mil€, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018 paraqet një rritje prej 10.3 % apo rreth 21.5 mil€ më shumë.

Në anën tjetër, ndikim në të hyra ka pasur MSA dhe lirimet nga taksat në import për prodhuesit kosovar për lënden e parë dhe të  gjitha inputet që përdoren në procesin e prodhimit. Sa i përket MSA duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 12.9 mil€ apo rreth 46.6% me shume së periudha e njëjtë vitit paraprak, ndërsa ndikimi në të hyra nga pako fiskale që i referohen prodhuesve përgjatë periudhës raportuese është rreth 17.2 mil€, që paraqet një rritje prej rreth 59 % krahasuar me periudhën e njëjtë te vitin e kaluar.

Shikuar për nga struktura e të hyrave kufitare, kontributin më të madh pozitiv në rritjen e të hyrave nga importi e kanë dhënë të hyrat e arkëtuara nga TVSH – të cilat kanë shënuar rritje prej rreth 6.47% apo rreth 7.2 mil€ më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Në anën tjetër, të hyrat nga taksa doganore kanë shënuar rritje prej rreth 8% apo shprehur në vlerë nominale rreth 2 mil€ më shumë. Ngjashëm me taksën doganore, edhe të hyrat nga taksa e akcizës kanë shënuar rritje prej 11.6%, apo shprehur në vlerë nominale rreth 9 milion € më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Të hyrat nga TVSH në kufi gjatë kësaj periudhe marrim pjesë me rreth 51%, pasuar nga të hyrat e arkëtuara prej akcizës me rreth 37.5% dhe të hyrat nga taksa doganore me rreth 11.5%.

Sa i përket eksportit, i njëjti përgjatë periudhës raportuese ka shënuar ngritje ne sasi prej rreth 6.6%, përderisa edhe vlera e eksportit ka shënuar ngritje me rreth 12.46%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të  kaluar.

Kapen një sasi e pijeve alkoolike gjatë tentimit të kontrabandës

Kapen një sasi e pijeve alkoolike gjatë tentimit të kontrabandës

 

Mitrovicë  2 prill 2019, oficerët e Doganës së Kosovës gjatë patrullimeve në pjesën veriore kanë kapur sasi të pijeve alkoolike gjatë tentimit për të u kontrabanduar në Kosovë.

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë tentuar të ndalin një automjet transportues i cili ka ikur duke shkaktuar rrezikim për qytetarët dhe oficerët doganor.

Dogana në bashkëpunim me policinë kanë arritur të lokalizojnë mjetin së bashku me drejtuesin e automjetit i cili është arrestuar. Automjeti si dhe sasia e pijeve alkoolike është konfiskuar.

Takimi bilateral i drejtorëve të doganave Kosovë- Shqipëri

Takimi bilateral i drejtorëve të doganave Kosovë- Shqipëri

Lehtësimi i procedurave doganore do të ndikojë në rritjen e shkëmbimet tregtar ndërmjet  dyja vendeve. Rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy Administratave Doganore të  Kosovës dhe Shqipërisë, do të bëjë që niveli i shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve të rritet ndjeshëm. Gjatë një takimi bilateral ndërmjet krerëve të Doganave të dy vendeve, që u  organizuar në Korçë, kanë rënë dakord që të rritet bashkëpunimi në disa fusha.

Ish Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë Belinda Ikonomi, tashmë Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa Drejtori i ri i Doganave të Shqipërisë, Arlind Gjokuta, shprehu gatishmërinë për ta çuar më tej ketë nismë, që tashmë është konkretizuar me projekte të shumta të përbashkëta.

Ky bashkëpunim do të intensifikohet në shkëmbimin e informacionit dhe profileve risku të përbashkëta, si dhe lehtësim të procedurave për operatorët e të dyja vendeve.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, e konsideron ketë bashkëpunim si një lehtësi për biznesin, duke çuar përpara vullnetin e dy Qeverive. Lehtësitë e procedurave në dy sistemet doganore do të ulin, jo vetëm kohën e procesimit për bizneset por edhe reduktimin e kostove për to.

Vullneti i dy administratave doganore është që ndërthurja e dy sistemeve, sidomos në pikën doganore të Kosovës në Durrës dhe në degën doganore të Morinës, të sjellin një qasje ndryshe për sipërmarrjet e të dyja vendeve.

Kapen rreth 17 kg substancë narkotike në pikë kalimin e Vërmicës

Kapen rreth 17 kg substancë narkotike në pikë kalimin e Vërmicës

 

Prizren  28 mars 2019, oficerët e Doganës së Kosovës kanë kapur rreth 17 kg të substancave narkotike të llojit marihuanë gjatë tentimit për të u kontrabanduar në Kosovë.

Gjatë Kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Shqipërisë dhe e cila drejtohej nga dy shtetas Shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar të veturës është dyshuar në ekzistimin e dyshemesë së dyfishtë e cila mund të ishte e punuar enkas për fshehje të mallit.

  

Pas zbulimit është bërë ndalimi i personave në bashkëpunim me policinë ku edhe rasti së bashku me lëndën narkotike është përcjell tek policia e Kosovës  për hetime te mëtutjeshme.

Dogana bastisë 32 lokacione për dyshimin e kontrabandimit

Dogana bastisë 32 lokacione për dyshimin e kontrabandimit

 

Prishtinë 20 mars 2019, Dogana e Kosovës në  orët e para të mëngjesit ka filluar një aksion të madh në  kuadër të përpjekjeve për luftimin e krimit te organizuar dhe kontrabandës. Ky aksion I doganës është bërë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës dhe Ferizajt.

Në vijim të një hetimi sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë ka ndërmarre një operacion kontrolli bazuar në urdhëresën e Gjykatës së Prizrenit ne 32 lokacione te ndryshme të vendit. Në kuadër të operacionit do të procedohen për ndalim sipas urdhrit të Prokurorit pesë persona të dyshimtë, ndërsa që operacioni ka rezultuar me gjetjen e dobive pasurore dhe provave të konsiderueshme si në vijim.

Filtër për duhan rreth 2 milion cope

Armë te zjarrit pa leje: 5 cope

Duhan i grire rreth 1500 kg

Makina për mbushje te filtrave me duhan 237 cope

Makina grirëse për duhan 2 cope

Letër mbështjellëse të duhanit 500 cope

Ambalazhe kartoni për duhan 1200 paketime

2 Automjete