• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

29/06/2019

Dogana e Kosovës merr pjesë në takimin e Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave

Prishtinë  29 Qershor 2019, Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Bahri Berisha me bashkëpunëtor dhe mbështetur nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel, është duke marr pjesë në takimin e Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave, sesionet 133-134 të Këshillit, organi më i lartë i OBD për vendimmarrje.

Dogana e Kosovës, mori pjesë në punimet që u zhvilluan në kuadër të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave, ndërsa pjesëmarrës ishin 183 shtete anëtare. Ky është sesioni i 6-të i OBD në të cilin Republika e Kosovës po merr pjesë që nga anëtarësimi më 25 janar 2017.

Në këtë sesion u mbajtën zgjedhjet për pozitën e Kryesuesit të Këshillit si dhe Drejtorët e Sekretariatit të OBD, ku Dogana e Kosovës mori pjesë në procesin zgjedhor.

Në këtë sesion u diskutuan zhvillimet e procesit të rishikimit të Konventës se Kyotos, ndërtimi i kapaciteteve, programet për lehtësim të tregtisë që do të i ofrohen shteteve anëtare, sigurinë globale, bashkëpunimi me Bankën Botërore dhe çështje tjera te rëndësishme në fushëveprim doganor.

Dogana e Kosovës, që nga anëtarësimi në OBD ka përfituar përveç në zhvillimin e kapaciteteve të brendshme përmes aktiviteteve të drejtpërdrejta nga ekspertë të OBD, gjithashtu ka arritur që vetëm vitin e fundit të akreditoj dy zyrtarë doganor si ekspert të akredituar të OBD për çështje të luftimit të tregtisë së jashtëligjshme.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar të angazhohet fuqishëm në adaptimin dhe zbatimin e procedurave dhe sistemeve më të avancuara të OBD, me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të performancës së saj.

Dogana e Kosovës falënderon Ministrinë e Jashtme, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel dhe gjithë partnerët ndërkombëtar për mbështetjen në mbarëvajtjen e punimeve.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapen rreth 55 kilogram lëndë narkotike

Kapen rreth 55 kilogram lëndë narkotike

 

Vërmicë 26 korrik 2019, mbrëmë oficerët doganor kanë arritur të identifikojnë dhe të kapin një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike e cila ishte duke tentuar të futet në Kosovë përmes pikëkalimit të Vërmicës.

Në orët e mbrëmjes në pikë-kalimin e Vërmicës ka arritur një automjet i llojit Opel Meriva me targa të Shqipërisë e drejtuar nga një shtetas Shqiptar. Pas profilizimit nga oficerët doganor automjeti është ndaluar për kontroll të dyfishtë.

Në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, është kryer kontroll e përbashkët me Policinë e Kosovës dhe Njësitin Antikontrabande ku gjatë kontrollës është dyshuar se automjeti në fjalë ka dysheme te dyfishte ne te cilën mund te kishte mallra te ndaluar. Pas hapjes së dyshemesë janë hasur 53 paketime të substancës narkotike të dyshuar marihuanë (29 paketime marihuanë dhe 24 paketime marihuane “çokollatë“).

Pesha e kësaj substance narkotike pas peshimit  është 54 kg e 963.24 gr.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar si dhe rasti është përcjellë tutje tek policia e Kosovës.

 

LEXO MË SHUMË
Lista e mallrave për konfiskim- Qershor 2019

Lista e mallrave për konfiskim- Qershor 2019

Përmes këtij shënimi të publikuar në tabelën e shpalljeve publike të QTP dhe ZBD Intereuropa, njoftojmë të gjithë  pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune,  nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, obligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në QTP për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë  dhe atë konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Në vazhdim keni listën e mallrave në procedurë të konfiskimit …

LEXO MË SHUMË