SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm

Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm

Prishtinë 30 prill 2021– sot në drejtorin e Doganës u mbajt ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm nga U.D. Bajram Rexha  tek drejtori i ri i përgjithshëm z. Agron Llugaliu, sipas vendimit të Qeverisë së Rrepublikës së Kosovës 07/1017 të datës 22/04/2021. 

Ushtruesi i detyrë së drejtorit të përgjithshëm z. Bajram Rexha uroj drejtorin e ri në këtë pozitë, nga ana tjetër drejtori i sapo zgjedhur z. Agron Llugaliu theksoi se “Sot kam pranuar detyrën e cila nuk është privilegj, por përgjegjësi e madhe në drejtimin e doganës. Synoj që të reformojmë dhe modernizojmë strukturën dhe proceset e punës, me qëllim të orientimit të Doganës së Kosovës në shërbim të qytetarit dhe bizneseve të vendit, në veçanti për nxitje të eksportit dhe favorizim të investimeve të huaja, përmes sundimit të mirëfilltë të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve të avancuara të zhdoganimit. Në anën tjetër do të jemi të përkushtuar në evitimin e praktikave jo-profesionale dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.

Me këtë rast, zt. Llugaliu theksoj se është i njohur me pritjet për Doganën e Kosovës dhe premtoj qasje strategjike për ti përmbushur këto pritje, duke përfshirë edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi me institucionet tjera në këtë rrugëtim.

U.D. i Drejtorit të përgjithshëm z. Bajram Rexha priti ambasadoren e Maqedonisë veriore znj. Shpresa Jusufi

U.D. i Drejtorit të përgjithshëm z. Bajram Rexha priti ambasadoren e Maqedonisë veriore znj. Shpresa Jusufi

Prishtinë 20 prill 2021 Sot në drejtorin e Doganës U.D. i drejtorit të përgjithshëm z. Bajram Rexha me bashkëpunëtori priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë znj. Shpresa Jusufi.

Gjatë takimin u diskutuan tema të bashkëpunimit kufitar me theks në avancimin dhe lehtësimin e tregtisë në mes të dy vendeve, gjithashtu Drejtori i përgjithshëm e njoftoj ambasadoren me zhvillimet në aspekte doganore të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu u diskutuan edhe temat e ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë në mes të dy vendeve tona.

Dogana kap rreth 30.000 mijë euro gjatë tentimit për tu futur në Kosovës

Dogana kap rreth 30.000 mijë euro gjatë tentimit për tu futur në Kosovës

Prishtinë 14 prill 2021 në pike kalimin kufitar të Hanit të Elezit kapen mjete monetare të padeklaruara. Oficerët doganor kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të cilat përmes një automjeti të udhëtareve tentuan të futen në Kosovës pa deklarim.

Një automjete që vinte nga Maqedonia është sekektuar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur ne tre qese, pas hapjes se te njëjtave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlere totale prej 28,310.00 euro.

Të gjitha mjetet janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit  080050095.

Dogana mbledh 34 milion euro më shumë

Dogana mbledh 34 milion euro më shumë

Prishtinë 2 prill 2021, Dogana e Kosovës ka arritur që të arkëtoj 14% më shumë hyra se periudha paraprake e vitit të kaluar.

Rritja e aktivitetit ekonomik kanë ndikuar në rritje e performacës, gjithashtu edhe vetëdijesimi i bizneseve është faktor tjetër, por nuk duhet harruar angazhimin i zyrtarëve  doganor në parandalimin e kontrabandës.

Krahasimi në mes të viteve 2020 dhe 2021 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 14%  më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 34 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2020 dogana kishte mbledhur 239,3 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 273,6 milion euro.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandë, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.  

Parandalohet kontrabanda në tri raste të ndara

Parandalohet kontrabanda në tri raste të ndara

Prishtinë 17 mars 2021, njësit e Doganës kanë arritur të parandalojnë kontrabandën në tri raste të ndara, fillimisht Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik –Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë në kontrollin e një Barnatore në Pejë, ku edhe është gjetur një  hapësire në pjesën e fundit të subjektit e punuar posaçërisht per fshehjen e barnave  të kontrabanduara. Asnjë nga barnat e gjetura ne ketë hapësirë të fshehur nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu një plan veprimi i implementuar në pike kalimin e Hanit të Elezit ka zbuluar dy tentim kontrbandime. Në rastin e parë në një automjet udhëtaresh në një hapësirë të fshehtë post-fabrikante janë gjetur 45 telefona celular. Ne rastin e dyte ne nje Autobus Udhëtaresh është gjetur një sasi e konsiderueshme e Produkteve Farmaceutike / Hormone per Stimulim te Fekondimit Artificial. Në të tri raste mallrat janë konfiskuar si dhe ka vazhduar  procedura kundërvajtëse. Dogana fton qytetarët që të lajmërojmë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes linjave tona të komunikimit pa pagesë 080050095.

Kapen rreth 8 kg substancë narkotike

Kapen rreth 8 kg substancë narkotike

Prizren  1 mars 2021, Njësitë e Doganës dje pasdite në pikë kalimin kufitar të Vërmicës kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në sasi prej 7.8 kilogram.

Dje rreth orës 16:20 në PKK Vërmicë është paraqitur vetura me targa  kosovare e  drejtuar nga një shtetas Kosovar.

Pasi që është selektuar nga ana e zyrtarëve të Doganës, është ndërmarrë kontrolla në vijën e dytë dhe gjatë kontrollës në pjesën e brendshme të dyerve është hasur në substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 7.8 kg.

Personi i dyshuar është arrestuar nga Policia Kufitare në PKK Vërmicë dhe është njoftuar Njësiti i Antidrogës së Policisë së Kosovës për vazhdimin e hetimeve te mëtutjeshme. Rasti në fjalë është proceduar tutje nga Policia.

Të hyrat gjatë janarit kalojnë 80 milion euro

Të hyrat gjatë janarit kalojnë 80 milion euro

Prishtinë 2 shkurt 2021, Dogana e Kosovës ka rritur performancën e të të hyrave duke tejkaluar vitit 2020 pe mbi 9%.

Mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje, gjatë janarit 2020 ne kishim grumbulluar 73,2 milion euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milion euro apo  apo 9.3% më shumë.

Kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19, prandaj edhe ky kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare.

Informim me rëndësi nga Dogana e Kosovës për subjektet prodhuese

Informim me rëndësi nga Dogana e Kosovës për subjektet prodhuese

Me qëllim që të lehtësoj procedurat dhe të evitoj pritjet eventuale për procedurat e lirimeve të lëndës së parë nga Vendimet aktuale të lëshuara nga ATK, për prodhues (Aneksi II) sipas Vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 13/07 dhe 14/07 të datës 06.10.2017:

Dogana e Kosovës njofton të gjitha subjektet e Autorizuara se Vendimet e lëshuara gjatë vitit 2019/2020 për lëndë të parë dhe burime të energjisë (aneksi II) vlejnë dhe vazhdohen me automatizëm deri në një njoftim tjetër.

Kjo shtyrje e afatit vlen për të gjitha subjektet prodhuese që tashmë kanë një Vendim me protokoll për lirime në import sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Përjashtim bëjnë kërkesat e reja dhe plotësimet nga ana e subjekteve që gëzojnë këtë të drejt sipas procedurës.

Mbahet takimi në mes të drejtorëve të përgjithshëm të Doganës së Kosovës  dhe asaj të Shqipërisë

Mbahet takimi në mes të drejtorëve të përgjithshëm të Doganës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Vërmicë 29 tetor 2020, Në vijim të takimeve në mes të mes qeverive, takimi i dy drejtoreve kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e doganave dhe diskutimin e çështjeve operative me qellim te përmirësimit të infrastrukturës së përbashkët kufitare.

Ne takim morën pjesë U.D. i Drejtorit të përgjithshëm Bajram Rexha me bashkëpunëtor derisa Dogana Shqiptare ishte Drejtori i Përgjithshëm z. Genti Gazheli

Temat e diskutuara sot në takimi e përbashkët ishin:

– Funksionimi i zyrës së DK dhe procedura e transitit nga porti i Durrësit;

– Funksionimi i pikë kalimit të përbashkët – bashkëpunimi dhe sfidat;

– Analiza e rekomandimeve të dala nga takimi i fundit i DP (Morinë – 21.07.2020);

– Situata e pandemisë – sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet doganore;

– Bashkëpunimi në zbatim të ligjit mes DK dhe asaj Shqiptare

Të dyja doganat tashme kanë bërë gati infrastrukturën për te siguruar lehtësira për bizneset dhe funksionim të zgjeruar te zyrës se Kosovës ne portin e Durrësit. Edhe ky takim thellon bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të dy doganave tona.

Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm

Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm

 

Prishtinë 19 tetor 2020, Sot në Drejtorin e përgjithshme të Doganës së Kosovës u mbajte ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës nga ish U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm z. Ibrahim Xhaka tek U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm z. Bajram Rexha.

Me qëllim të zbatimi të vendimit 212/2020 të datës 16 tetor 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht të Kryeministrit sot në Doganën e Kosovës është organizuar ceremonia zyrtare e pranim dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.

Certifikohet edhe një kompani Kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Certifikohet edhe një kompani Kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Prishtinë 18 shtator 2020 sot në një ceremoni të organizuar nga dogana Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm z. Ibrahim Xhaka ndau certifikatën e operatorit të autorizuar ekonomik për kompaninë Frutex. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore (World Bank Group) ka bërë shpërndarjen e radhës së certifikatës për Operatorët Ekonomik të Autorizuar tani në Kosovë janë certifikuar tri (3) kompani për operator të autorizuar ekonomik.

U.D. i Doganës së Kosovë z. Xhaka theksoj “Deri tani kemi certifikuar 2 kompani dhe kjo sot është kompania e tretë, gjithashtu janë edhe tri kompani tjera të cilat kanë aplikuar. Ne iu bëjmë thirrje kompanive kosovare që aplikojnë pasi këto procedura iu mundësojnë procedura të thjeshtëzuara dhe kosto më të ulët”.

Drejtori i kompanisë Frutex z. Palushi theksoj “Falënderoj ekipin që ka punuar me muaj për ta fituar këtë projekt, i cili është i rëndësishëm për ne dhe praktikisht sot kompania jonë përveç prodhimit do ta ketë edhe një terminal doganor (procedurë doganore) i cili do të jetë në hapësirat tona dhe natyrisht do të jetë për qëllim të brendshëm dhe ekskluzivisht për kompaninë tonë.

Njësitë e antikontrabandës kapin mbi 65.000 euro

Njësitë e antikontrabandës kapin mbi 65.000 euro

 

Prishtinë 14 gusht 2020 Njësitet Antikontrabandës së gjatë detyrave zyrtare kanë konfiskuar sasi te konsiderueshme të hollave gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sot  në orët e mëngjesit, në Vendkalimin Kufitar të Merdarës është zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një të qytetari të Kosovës, i cili ka tentuar që në mënyrë te fshehur në veturën e tij të sjell në Kosovë nga S erbia një sasi të konsiderueshme të parave.

Pas zbulimit shuma e tërësishme ishte 65.450 Euro.

   

Paratë kane qenë të fshehura mirë dhe janë detektuar pas përpjekjeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandes.

Personi është në mbajtje derisa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet tjera.